Një person është arrestuar nga Policia e Tiranës, pasi dyshohet se ka mashtruat shtetas të huaj, duke u shtrirur si agjent në bursë.
Burime bëjnë me dije për noa.al se personi i vënë në pranga është shtetasi Olti Ferhataj.
Nga veprimet hetimore ka rezultuar se Ferhataj, nëpërmjet një call center-i të paregjistruar në organet tatimore, u prezantohej shtetasve të huaj si agjent burse që investonte në Kriptomonedha dhe Forex. Nëpërmjet këtij mashtrimi, ky shtetas ka përvetësuar nga një klient i huaj, shumën prej 108000 euro.
Arrestimi i tij u bë për veprat penale "Mashtrimi", "Fshehja e të ardhurave", "Mospagimi i taksave dhe tatimeve" dhe "Punësimi i paligjshëm".
Gjithashtu u bë procedimi penal për 3 shtetas të tjerë.
Vijon puna për dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie të kundërligjshme dhe identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në të.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.