Çfarë po ndodh me Belen Rodriguez dhe Stefano De Martino-n? Kjo është pyetja që po mundon mediat rozë italiane javët e fundit. Arsyeja?
Le të bëjmë një përmbledhje të vogël. Prezantuesja brenda pak javësh u pa fillimisht me aktorin Michele Morrone, më pas me ish të dashurin Andrea Iannone dhe më në fund me ish-bashkëshortin Stefano De Martino. Dhe thashethemet për Belén nuk kanë të ndalur prej javësh - që kur ajo deklaroi se ishte beqare dhe u nda nga Antonino Spinalbese, babai i fëmijës së saj të dytë Luna Marì.
Që atëherë, paparacët, fansat e çiftit dhe faqet e thashethemeve janë gjithë sy e vesh për të marrë vesh me shumë. Belén dhe Stefano u panë në shoqërinë e njëri-tjetrit, bënë duet së bashku në një karaoke argëtuese gjatë festës së shoqes së tyre të përbashkët Patrizia Griffini. Por nuk mbaron me kaq, sepse që nga ajo mbrëmje lajmet për një shkëndije të re mes të dyve (që ngjan më shumë si një zjarr i ndezur) janë bërë gjithnjë e më të shpeshta.
Pamjet gjatë festës bënë që paparacët e revistës Chi të ndiqnin Belén dhe Stefano De Martinon që ktheheshin nga festa, duke i fotografuar së bashku teksa hynin në shtëpinë e këtij të fundit. Kujtojmë që javën e kaluar ata u panë në një hotel të njohur milanez.
Konfirmimi erdhi edhe nga njerëzit e afërt të Belén Rodriguez, të cilët thanë për “Chi” se prezantuesja më në fund ndihet e lumtur, aq sa ka flutura në bark, sikur të kishte rënë në dashuri për herë të parë.
Më pak fjalë, s’ka më vend për dyshime. Ish-çifti janë sërish bashkë!