11/22/2025 1:54:18 AM

Ofertat e fundvitit/ £200 ulje për robotët e seksit; Ato të përkëdhelin e të tregojnë barcoleta (fotot)

Duhet të lexoni

Megjithse Britania përballet çdo dimër me qindra vdekje nga të ftohtët në shtëpi, njerëzit mund të qëndrojnë ngrohtë me robotët e tyre të seksit të kompanisë AI-AI Tech, që do të kenë ulje të konsiderueshme në periudhën festive, shkruante sot me ironi e përditshmja vendase Daily Star.

Falë shitjeve me ofertë të Black Friday, roboti i seksit Emma dhe modele të tjera vijnë me një ulje prej më shumë se 200 paundë.

Emma ka inteligjencë të plotë artificiale, ajo mund të flasë për gjeografinë, historinë apo dhe matematikën. Ajo mund të tregojë barcoleta dhe zotëron një rang të gjerë të shprehjeve të fytyrës.

Emma flet në gjuhën angleze e kineze, dhe mund të përkthejë mes të dyjave, nëse dikush do të kishte nevojë për përkthyes në një takim biznesi.

Ajo zgjohet kur dikush thërret emrin e saj, madje ka dhe opsione ngrohjeje, që do të ishin të përkryera për t’u përkëdhelur në netët e ftohta të dimrit.

Kompania prodhuese AI-AI Tech thotë se robotët e saj të seksit janë personalizueshëm, ku klienti mund të zgjedhë gjithçka, që prej fytyrave të tyre deri të thonjtë e këmbës.

Ato janë të ndërtuara me silikon higjenik dhe kanë valixhe të posaçme fluturimi, që do të thotë se mund t’i merrni me vete kur shkoni me pushime.

Për flokët ju mund të zgjidhni mes 17 parukeve të ndryshme, që t’i përshtasni me çdo event apo situatë, si për shembull në plazh apo në një restorant luksi.

Zhvillime të tilla vijnë në një kohë kur “studimet pro-biznes” thone se 40 përqind e njerëzve pranojnë të bëjnë seks me një robot, edhe pse burrat janë normalisht më të gatshëm sesa gratë.

Madje ekziston dhe një “Kongres Ndërkomëbtar i Dashurisë e Seksit me Robotët”, presidenti i të cilit Dr Daniel Levy, tha për Daily Star:

“Ka njerëz që kanë ndjenja për kukullat e tyre të seksit prandaj ka mundësi që se shpejti qenie njerëzore të bien në dashuri me robotët e seksit, edhe pse teknologjia nuk ka arritur ende aty”.


- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate

Më shumë

Showbiz

Rudina Dembacaj thyen heshtjen, flet për fejesën me Eduart Grishaj

Rudina Dembacaj dhe marrëdhëniet e saj kanë qenë gjithmonë një temë mjaft e bujshme në median rozë.Por n& ...

Aksidentohet Osmani i “Stupcave”, kjo është gjendja e tij shëndetësore

Një aksident trafiku ka ndodhur minuta më parë në rrugën Prishtinë -Gjilan, saktësish në Graçanicë ...

Venera Lumani dhe Lind Islami bëhen prindër për herë të parë! Ja emri që i kanë vendosur djalit!

Një kapitull i ri ka nisur për çiftin Venera Lumani dhe Lind Islami, të cilët janë bërë prindër pë ...

Jetë / Stil

Studimi: 2 mosha specifike kur plakja rritet në mënyrë dramatike!

Nëse keni vërejtur se po ju dalin rrudhat, një siklet ose një ndjenjë e përgjithshme e plakjes që duket se ndodh br ...

A mund t’i arrini gishtat e këmbëve? Nëse jo, trupi juaj po ju dërgon një mesazh të rëndësishëm

Shumë njerëz që ushtrojnë rregullisht dhe bëjnë jetë aktive i lënë pas dore ushtrimet e fleksibilitetit. ...

Tiroidet me probleme/ Mos i neglizhoni më këto simptoma!

Kur nuk ndihemi mirë shpesh fajësojmë ndonjë problem fizik, gripin, të ftohtin apo edhe vetë moshën, por injorojm&e ...

Sport

Tensione në Paris para ndeshjes PSG – Aston Villa, përleshen tifozët

Në prag të ndeshjes së shumëpritur të Ligës së Kampionëve mes Paris Saint-Germainit dhe Aston Villës jan& ...

Salah drejt largimit, Liverpooli përgatitë 140 milionë euro për yllin e Realit

Liverpool po përgatitet për largimin e mundshëm të Mohamed Salah duke ofruar 140 milionë euro për Rodrygo Goes të R ...

Pjesë e Bayern Munich prej 25 vitesh, Muller njofton largimin

Thomas Muller do të largohet nga Bayern Munich në fund të sezonit. Sulmuesi njoftoi këtë të Shtunë se janë mua ...
- Hapsirë reklamuese - Brain Inside Sh.P.K

Të fundit

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate