11/22/2025 10:22:21 AM

Ngrihet padi ndaj kosovarit në Zvicër, i goditi me makinë nënën dhe vajzën 4 vjeçe

Duhet të lexoni

BMW-ja ishte përplasur me një makinë që po afrohej. Një nënë me vajzën e saj 4-vjeçare  që ishin në makinë patën marrë lëndime me rrezik për jetën.

Dy vjet pas aksidentit të rëndë që kishte ndodhur në Dietikon ZH, prokuroria publike ka ngritur padi kundër shoferit 22 vjeçar të BMW-së, me shtetësi kosovare, transmeton albinfo.ch.

Ai akuzohet për shkaktim të lëndimeve të shumta të rënda trupore, shkelje të rëndë të rregullave të komunikacionit dhe kundërvajtje të tjera, është shprehur prokuroria publike e regjionit Limmattal-Albis.

Prokurorja e lëndës thotë se kërkon dënim me katër vjet burg dhe 7 vjet dëbim nga vendi kundër shoferit të atëhershëm 20-vjeçar kosovar. Ai nuk ka pranuar veprën.

Zyra e prokurorit publik akuzon Ardian C. se, në fillim të tetorit të vitit 2019 kishte përshpejtuar ndjeshëm makinën, me “asistentin” e sigurisë të çaktivizuar më par, shkruan polizeiticker.ch.

Më pas ka shpërthyer pjesa e pasme e automjetit i cili pas kësaj ka rrëshqitur në mënyrë të pakontrolluar në të tri korsitë e rrugës.

Në fund BMW-ja ishte përplasur “kokë më kokë” me një makinë që po afrohej. Një nënë me vajzën e saj 4-vjeçare  që ishin në atë makinë patën marrë lëndime me rrezik për jetën, transmeton albinfo.ch. Edhe sot – dy vjet pas aksidentit – nëna dhe vajza kanë robleme të konsiderueshme shëndetësore.

Krahas lëndimeve të shumta të rënda trupore dhe shkeljes së rëndë të cilësuar të rregullave të qarkullimit rrugor, prokuroria publike e akuzon 22 vjeçarin edhe për mosdhënie të ndihmës emergjente ndaj dy viktimave si dhe për shkelje të detyrës në rast aksidenti.

Menjëherë pas aksidentit, shkaktari i tij kishte thënë se nuk ishte e vërtetë se kishte vozitur shumë shpejt. Thjesht për të “nuk ishte e qartë”  se si ishte aktivizuar vetvetiu lëvizja e rrotave të pasme. “Rruga kishte lagështi. Pastaj papritur ka shpërthyer pjesa e prapme e makinës.” Por, prokurorja publike e sheh ndryshe rrjedhën e ngjarjes.

Në lidhje me këtë aksident trafiku në tetor të vitit 2019, prokurori publik Limmattal/Albis ka inicuar procedurën edhe ndaj pasagjerit që kishte qenë i pranishëm në makinën e kosovarit, për mosdhënie të ndihmës emergjente.

Aktualisht bëhen përpjekje në nivel federal për të zbutur nenin për tejkalimin e shpejtësisë (Për deliktete e “raser”-ëve). Këshilli Federal ka miratuar kërkesën për ndryshimin e Ligjit të Trafikut Rrugor më 17 nëntor 2021.

Sipas ideve të Këshillit Federal, në të ardhmen duhet të hiqet burgimi minimal prej një viti për kundërvajtjet e shpejtësisë dhe kohëzgjatja minimale e heqjes së lejes së drejtimit të reduktohet nga 24 në 12 muaj, përcjell albinfo.ch. Përveç kësaj, gjobat duhet të jenë të mundshme në të ardhmen pa kaluar nëpër gjykatë.


- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate

Më shumë

Showbiz

Rudina Dembacaj thyen heshtjen, flet për fejesën me Eduart Grishaj

Rudina Dembacaj dhe marrëdhëniet e saj kanë qenë gjithmonë një temë mjaft e bujshme në median rozë.Por n& ...

Aksidentohet Osmani i “Stupcave”, kjo është gjendja e tij shëndetësore

Një aksident trafiku ka ndodhur minuta më parë në rrugën Prishtinë -Gjilan, saktësish në Graçanicë ...

Venera Lumani dhe Lind Islami bëhen prindër për herë të parë! Ja emri që i kanë vendosur djalit!

Një kapitull i ri ka nisur për çiftin Venera Lumani dhe Lind Islami, të cilët janë bërë prindër pë ...

Jetë / Stil

Konsumi i përditshëm i kosit ul rrezikun e prekjes nga kjo sëmundje

Njerëzit që hanë kos çdo ditë kanë një rrezik më të ulët të zhvillimit të osteoporoz&eum ...

Si të kuptoni personalitetin dhe karakterin e dikujt me vetëm një pyetje

Takimi me njerëz të rinj është një nga gjërat më të mira në jetë. Çdo person i rëndë ...

Shurupi i kollës me shegë dhe mjaltë! Si ta përdorni për shërim të shpejtë

Kolla nuk duhet nënvlerësuar apo anashkaluar. Ajo shkakton vështirësi në sistemin imunitar dhe e drobit organizmin. Pasi dob& ...

Sport

Tensione në Paris para ndeshjes PSG – Aston Villa, përleshen tifozët

Në prag të ndeshjes së shumëpritur të Ligës së Kampionëve mes Paris Saint-Germainit dhe Aston Villës jan& ...

Salah drejt largimit, Liverpooli përgatitë 140 milionë euro për yllin e Realit

Liverpool po përgatitet për largimin e mundshëm të Mohamed Salah duke ofruar 140 milionë euro për Rodrygo Goes të R ...

Pjesë e Bayern Munich prej 25 vitesh, Muller njofton largimin

Thomas Muller do të largohet nga Bayern Munich në fund të sezonit. Sulmuesi njoftoi këtë të Shtunë se janë mua ...
- Hapsirë reklamuese - Brain Inside Sh.P.K

Të fundit

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate