10/3/2025 9:47:34 PM

Nuk kishte faj, por mban mbi supe peshën e vdekjes së 5 të rinjve. Historia e trishtë e shoferit shqiptar

Duhet të lexoni

Ishte në korsinë e tij, por një përplasje fatale ka ndodhur mes autobuzit që drejtonte dhe mjetit ku udhëtonin 5 të rinj.

“Makina me të cilin po udhëtonin djemtë udhëtonte si rrufe, i kapi të paktën 150 km në orë”. Është kjo dëshmia e Vangjel Tusllukut, 58 vjeç, shqiptarit, i cili mbrëmjen e së dielës është përfshirë në një aksident të rëndë. Shoferi i autobusit u përplas me një “Volkswagen Polo” ku ndodheshin 5 të rinj, ku vetëm Tuslluku mundi t’i shpëtojë aksidentit. Ndërkohë që në mjetin tjetër, udhëtonin Imad dhe Nadiq Salah, të dy kushërinj me njëri-tjetrin, Imad El Harram, Dennis Guerra dhe Irene Sala, më i ri, vetëm 17 vjeç.

“Ishte një përplasje shumë e fuqishme. Pashë një dritë në korsinë time. Fillimisht mendova se ishte motor. Në një moment pashë makinën përpara dhe dëgjova një zhurmë të fuqishme. Më goditi dhe menjëherë u thye xhami. Nuk mund të shihja asgjë. Në këtë moment kalova në korsinë tjetër, humba kontrollin. Autobusi nuk kishte më frena dhe timoni ishte shumë i fortë. Mjeti ndaloi pas disa sekondash, ndërsa unë vazhdoja të dëgjoja një zhurmë të tmerrshme. Isha i bindur se po godisja edhe mjete të tjera”, ka treguar ai për “Giornale di Brescia”.

Djemtë ndërruan jetë brenda makinës, ku vlen për t’u theksuar se asnjë prej tyre nuk kishte leje drejtimi.

58-vjeçari po kthehej nga liqeni Garda dhe sapo kishte mbaruar turnin e punës. Tuslluku banon në Itali prej më shumë se 30 vitesh. Së bashku me gruan dhe vajzën 11-vjeçare ai jeton në Castenedolo. Megjithatë ky aksident ka lënë pasoja të rënda tek ai.

“Ndjej dhimbje, e kam të vështirë të fle – i tha ai sërish Giornale di Brescia – dhe vazhdoj ta shoh aksidentin në mendjen time. Nuk e di kur do të kthehem pas timonit, por mbi të gjitha atë që do të ndiej. Unë kurrë nuk kam përjetuar një situatë të tillë. Pesë të rinj janë zhdukur. Nuk kam asnjë faj, por kam një peshë në ndërgjegjen time”.


- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate

Më shumë

Showbiz

Rudina Dembacaj thyen heshtjen, flet për fejesën me Eduart Grishaj

Rudina Dembacaj dhe marrëdhëniet e saj kanë qenë gjithmonë një temë mjaft e bujshme në median rozë.Por n& ...

Aksidentohet Osmani i “Stupcave”, kjo është gjendja e tij shëndetësore

Një aksident trafiku ka ndodhur minuta më parë në rrugën Prishtinë -Gjilan, saktësish në Graçanicë ...

Venera Lumani dhe Lind Islami bëhen prindër për herë të parë! Ja emri që i kanë vendosur djalit!

Një kapitull i ri ka nisur për çiftin Venera Lumani dhe Lind Islami, të cilët janë bërë prindër pë ...

Jetë / Stil

Konsumi i përditshëm i kosit ul rrezikun e prekjes nga kjo sëmundje

Njerëzit që hanë kos çdo ditë kanë një rrezik më të ulët të zhvillimit të osteoporoz&eum ...

Si të kuptoni personalitetin dhe karakterin e dikujt me vetëm një pyetje

Takimi me njerëz të rinj është një nga gjërat më të mira në jetë. Çdo person i rëndë ...

Shurupi i kollës me shegë dhe mjaltë! Si ta përdorni për shërim të shpejtë

Kolla nuk duhet nënvlerësuar apo anashkaluar. Ajo shkakton vështirësi në sistemin imunitar dhe e drobit organizmin. Pasi dob& ...

Sport

Tensione në Paris para ndeshjes PSG – Aston Villa, përleshen tifozët

Në prag të ndeshjes së shumëpritur të Ligës së Kampionëve mes Paris Saint-Germainit dhe Aston Villës jan& ...

Salah drejt largimit, Liverpooli përgatitë 140 milionë euro për yllin e Realit

Liverpool po përgatitet për largimin e mundshëm të Mohamed Salah duke ofruar 140 milionë euro për Rodrygo Goes të R ...

Pjesë e Bayern Munich prej 25 vitesh, Muller njofton largimin

Thomas Muller do të largohet nga Bayern Munich në fund të sezonit. Sulmuesi njoftoi këtë të Shtunë se janë mua ...
- Hapsirë reklamuese - Brain Inside Sh.P.K

Të fundit

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate