10/2/2025 6:57:59 PM

Stresi dhe mërzia nxisin dhimbjet e reumatizmës

Duhet të lexoni

Njerëzit që vuajnë nga reumatizma shpesh fajësojnë ndryshimin e stinëve dhe motin e keq për intensitetin e dhimbjeve të tyre. Lidhja mes reumatizmës dhe motit sipas shkencëtarëve nuk është klinikisht domethënëse. Kjo do të thotë se deri më tani nuk është gjetur një lidhje e fortë mes simptomave të reumatizmës dhe motit të keq.

Ajo që shkencëtarët kanë konfirmuar është se stresi dhe mërzia ka një rol të fortë në shpërthimin e simptomave të reumatizmës dhe artritit. Pra, sipas tyre, kur jeni të mërzitur e të stresuar, kockat dhembin më shumë. Shkencëtarët shpjegojnë se ulja e stresit në jetën e përditshme është një pjesë e rëndësishme e përkujdesjes për veten dhe mbrojtjes nga dhimbjet e reumatizmës. Më poshtë do të mësoni për 4 hapa të nevojshëm që duhet t’i praktikoni çdo ditë dhe rregullisht që të qëndroni larg situatave stresuese që nxisin dhimbjet.

Frymëmarrja
Qëndroni ulur në një vend të qetë. Mbyllni sytë dhe merrni frymë thellë dhe ngadalë. Sa herë që të merrni frymë thellë përsërisni fjalë pozitive sië janë “paqe”, “qetësi” e të tjerë. Imagjinojeni veten sikur jeni duke u relaksuar në një vend të bukur. Pikturojeni këtë vend në mendjen tuaj dhe mundohuni të përfytyroni paraqitjen, aromat, tingujt e atij vendi. Kaloni disa minuta pushime në vendin e ‘ëndrrave tuaja.’

Aktiviteti Fizik
Aktivitete fizike siç mund të jetë ecja, ndihmojnë në largimin e stresit, dhimbjeve dhe përmirësimit të gjumit. Lëvizjet tuaja shoqërojini gjithmonë me frymëmarrje të thellë dhe të qëndrueshme.

Ndërveprimi Social
Bisedoni me miqtë e ngushtë dhe ndani me ta shkaqet që ju bëjnë të ndiheni të stresuar. Një tjetër mënyrë për tu ndjerë të çliruar është që të mbani një ditar, të pikturoni ose të qëndisni.

Vendosja e Prioriteteve
Në mëngjes ose në mbrëmje përpara se të flini, vendosni një listë prioritetesh për ditën tjetër. Caktoni me rradhë gjërat që duhen bërë dhe hiqni dorë nga gjërat e panevojshme. Nëse ndiheni sikur stresi ju ka mposhtur atëherë konsultohuni me një mjek për ide më të specializuara se si të menaxhoni stresin./AgroWeb


- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate

Më shumë

Showbiz

Rudina Dembacaj thyen heshtjen, flet për fejesën me Eduart Grishaj

Rudina Dembacaj dhe marrëdhëniet e saj kanë qenë gjithmonë një temë mjaft e bujshme në median rozë.Por n& ...

Aksidentohet Osmani i “Stupcave”, kjo është gjendja e tij shëndetësore

Një aksident trafiku ka ndodhur minuta më parë në rrugën Prishtinë -Gjilan, saktësish në Graçanicë ...

Venera Lumani dhe Lind Islami bëhen prindër për herë të parë! Ja emri që i kanë vendosur djalit!

Një kapitull i ri ka nisur për çiftin Venera Lumani dhe Lind Islami, të cilët janë bërë prindër pë ...

Jetë / Stil

Studimi: 2 mosha specifike kur plakja rritet në mënyrë dramatike!

Nëse keni vërejtur se po ju dalin rrudhat, një siklet ose një ndjenjë e përgjithshme e plakjes që duket se ndodh br ...

A mund t’i arrini gishtat e këmbëve? Nëse jo, trupi juaj po ju dërgon një mesazh të rëndësishëm

Shumë njerëz që ushtrojnë rregullisht dhe bëjnë jetë aktive i lënë pas dore ushtrimet e fleksibilitetit. ...

Tiroidet me probleme/ Mos i neglizhoni më këto simptoma!

Kur nuk ndihemi mirë shpesh fajësojmë ndonjë problem fizik, gripin, të ftohtin apo edhe vetë moshën, por injorojm&e ...

Sport

Tensione në Paris para ndeshjes PSG – Aston Villa, përleshen tifozët

Në prag të ndeshjes së shumëpritur të Ligës së Kampionëve mes Paris Saint-Germainit dhe Aston Villës jan& ...

Salah drejt largimit, Liverpooli përgatitë 140 milionë euro për yllin e Realit

Liverpool po përgatitet për largimin e mundshëm të Mohamed Salah duke ofruar 140 milionë euro për Rodrygo Goes të R ...

Pjesë e Bayern Munich prej 25 vitesh, Muller njofton largimin

Thomas Muller do të largohet nga Bayern Munich në fund të sezonit. Sulmuesi njoftoi këtë të Shtunë se janë mua ...
- Hapsirë reklamuese - Brain Inside Sh.P.K

Të fundit

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate