Arbër Sulstarova u dënua nga “Vëllai i Madh” pasi dha informacion nga jashtë. Imuniteti që fitoi nga hapja e kutisë së pandorës iu hoq, e si pasojë banorët kishin të drejtë që ta nominonin dhe ai nuk mund të bënte nominimet e tij.
E ishte pikërisht Arbëri, ai që doli në nominim së bashku me Monikën, të cilën e zgjodhi Einxhel pak ditë më parë.
Pas përfundimit të spektaklit, Arbëri ka biseduar me Ilirin dhe i tha se banorët “i janë vënë shokut të Ilirit”.