11/24/2025 12:34:45 AM

Shkencërisht, sa kohë duhet për të rënë në dashuri?

Duhet të lexoni

Ne flasim për ndjenjën e kimisë tek njerëzit, fluturat në stomak dhe krijimin e ndjenjës së pasionit. Por si formohet dashuria e vërtetë? Kalimi nga pëlqim në atë që ne e njohim si të biesh në dashuri mund të varet nga shumë faktorë.

Së pari, ne e dimë se dy njerëz kanë një shans më të madh për t’u dashuruar nëse jetojnë afër njëri-tjetrit dhe nëse e shohin shpesh njëri-tjetrin. Kjo afërsi i bën njerëzit më të prirur për të krijuar dhe ndërtuar marrëdhënie romantike.

Por sa kohë mund t’u duhet njerëzve që të bien në dashuri? Duke folur shkencërisht, është një pyetje tepër e vështirë për t’iu përgjigjur…

Sa kohë duhet për të rënë në dashuri?

Fatkeqësisht, edhe ekspertët nuk mund të vendosin një afat kohor të saktë për këto gjëra. Është një fushë e rrallë ku shkencëtarët nga të gjithë disiplinat bien dakord: nuk ka një numër të caktuar ditësh, vitesh apo stinësh për të rënë në dashuri.

Dr Sandra Langeslag, një neuroshkencëtare e sjelljes në Universitetin e Misurit, thotë se edhe pse ne mund të matim nivele të ndryshme të dashurisë në çifte me kalimin e kohës, është e vështirë të përcaktojmë se kur shfaqen fillimisht këto ndjenja.

“Ne mund të vëzhgojmë ndryshime në dashuri me kalimin e kohës. Ne e dimë se dashuria zvogëlohet relativisht shpejt me kalimin e kohës. Edhe pse nuk kemi një numër të fortë, por fluturat në stomak, ato ikin. Kjo mund të zhvillohet në lidhje, dhe ka gjithashtu të dhëna që tregojnë se lidhja zvogëlohet me kalimin e dekadave tek çiftet e martuara”, shton ajo.

A është e vërtetë dashuria me shikim të parë?

Ndërsa kjo nuk është diçka që mund ta matim lehtësisht, Langeslag thotë se ka të ngjarë që dashuria me shikim të parë të ekzistojë thjesht sepse njerëzit raportojnë se ekziston.

“Disa njerëz do të bien në dashuri ndoshta vetëm një herë në jetën e tyre. Disa njerëz dashurohen shumë herë. Ka dallime të mëdha individuale në atë se sa shpejt njerëzit bien në dashuri, sa shpesh janë të dashuruar ose nëse dashurohen apo jo fare”, thotë Langeslag.

Në vitin 2014, studiuesit nga Universiteti i Çikagos u përpoqën të vënë në provë dashurinë me shikim të parë. Ata u treguan pjesëmarrësve një sërë imazhesh dhe gjurmuan lëvizjet e syve të tyre. Ndërsa ata nuk mund ta përcaktonin saktësisht fenomenin, shkencëtarët ishin në gjendje të dallonin midis modeleve të syve të lidhur me epshin dhe dashurisë romantike.

Sipas Langeslag, dashuria me shikim të parë nuk garanton që një romancë të zgjasë.

“Tërheqja i ndihmon njerëzit të lidhen dhe të riprodhohen, por dashuria dhe lidhja i ndihmon njerëzit të qëndrojnë së bashku dhe, në aspektin evolucionar dhe të kujdesen më mirë për fëmijët e tyre,” thotë Langeslag.


- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate

Më shumë

Showbiz

Rudina Dembacaj thyen heshtjen, flet për fejesën me Eduart Grishaj

Rudina Dembacaj dhe marrëdhëniet e saj kanë qenë gjithmonë një temë mjaft e bujshme në median rozë.Por n& ...

Aksidentohet Osmani i “Stupcave”, kjo është gjendja e tij shëndetësore

Një aksident trafiku ka ndodhur minuta më parë në rrugën Prishtinë -Gjilan, saktësish në Graçanicë ...

Venera Lumani dhe Lind Islami bëhen prindër për herë të parë! Ja emri që i kanë vendosur djalit!

Një kapitull i ri ka nisur për çiftin Venera Lumani dhe Lind Islami, të cilët janë bërë prindër pë ...

Jetë / Stil

Studimi: 2 mosha specifike kur plakja rritet në mënyrë dramatike!

Nëse keni vërejtur se po ju dalin rrudhat, një siklet ose një ndjenjë e përgjithshme e plakjes që duket se ndodh br ...

A mund t’i arrini gishtat e këmbëve? Nëse jo, trupi juaj po ju dërgon një mesazh të rëndësishëm

Shumë njerëz që ushtrojnë rregullisht dhe bëjnë jetë aktive i lënë pas dore ushtrimet e fleksibilitetit. ...

Tiroidet me probleme/ Mos i neglizhoni më këto simptoma!

Kur nuk ndihemi mirë shpesh fajësojmë ndonjë problem fizik, gripin, të ftohtin apo edhe vetë moshën, por injorojm&e ...

Sport

Tensione në Paris para ndeshjes PSG – Aston Villa, përleshen tifozët

Në prag të ndeshjes së shumëpritur të Ligës së Kampionëve mes Paris Saint-Germainit dhe Aston Villës jan& ...

Salah drejt largimit, Liverpooli përgatitë 140 milionë euro për yllin e Realit

Liverpool po përgatitet për largimin e mundshëm të Mohamed Salah duke ofruar 140 milionë euro për Rodrygo Goes të R ...

Pjesë e Bayern Munich prej 25 vitesh, Muller njofton largimin

Thomas Muller do të largohet nga Bayern Munich në fund të sezonit. Sulmuesi njoftoi këtë të Shtunë se janë mua ...
- Hapsirë reklamuese - Brain Inside Sh.P.K

Të fundit

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate