9/15/2025 4:06:25 AM

4 viktimat dhe 3 “krye-agallarët” e 21 janarit që mbrojnë njëri-tjetrin

Duhet të lexoni

Sheiku Ilir Meta ishte shkaktari me video-bllokun e aferave, që PS e shfrytëzoi për të rrëzuar qeverinë; Edi Rama i çoi protestuesit para pushkëve të Gardës për të marrë pushtetin; Sali Berisha urdhëroi të qëllohej, ndërsa drejtësia nuk hetoi asnjë prej tyre; madje as këtë 21 janar, që Sali Berisha është “Non grata”, Edi Rama nuk iu drejtua SPAK-ut, për të ri-hapur dosjen e këtij krimi, i cili nuk është “gabim njerëzor”, por tërbim  ç’njerëzor i dyshes Berisha-Meta, për ta mbajtur pushtetin me vrasje e terror, siç e përsëritën dhe me 8 janar te selia e PD

Prej 11 vitesh, kryeministri që nuk çon lule as te varri i babait e nënës së tij, vazhdon hipokrizinë me ritualin e homazheve demagogjike, që bënë për 4 protestuesit e vrarë më 21 janar.

Çdo vit, në këtë datë, kryeministri Rama bën të njëjtën gjë: Në mëngjes nga sarajet e Surrelit, poston në “FB” përkujtimore për 4 viktimat dhe betimin për drejtësi të vonuar, por jo të harruar.

Pastaj vishet “kallogre” me te zeza dhe me karafila në dorë, i shoqëruar nga ministrat “sheikë” e nga familjarët varfanjakë të 4 viktimave, shkon te vendi ku ata u vranë atë ditë, kur vërsuli turmën dhe vetë qëndronte në fund të saj.

Por deri sot, Edi Rama nuk ka çuar asnjë kallëzim penal, si forcë politike apo qoftë dhe si kryeministër, kundër shkaktarit Ilir Meta me video-bllokun e pazareve dhe “pushkatarit” Sali Berisha që bën çdo lloj krimi për pushtet.

Gjatë 8 viteve në pushtet, Rama dhe “karafilxhinjtë” e tij deputetë e ministra, që i përdorën si “mish për top” viktimat më 21 janar, nuk kanë kërkuar hetim parlamentar, për këtë krim të rëndë.

Madje në përdhosje të gjakut të tyre, Edi Rama ka veshur me pushtet partiak, parlamentar, ministror, diplomatik e shtetëror, ish-drejtues të SHISH, ish-drejtues të ushtrisë, ish-ministra dhe ish-shefat e grupit të zjarrit të Gardës më 21 janar.

Është fakt, që Ilir Meta, ishte shkaktari me video-bllokun e aferave, të cilin PS e shfrytëzoi për të rrëzuar qeverinë; Edi Rama i vërsuli protestuesit para pushkës së policisë e Gardës për të marrë pushtetin, ndërsa Sali Berisha urdhëroi të qëllohej mbi ta.

Por, në vend që Edi Rama, kryehajdutin e video-bllokut Ilir Meta, ta kallëzonte penalisht, pa asnjë skrupull moral e bëri aleat në qeverisje; i dha 30% të pushtetit duke e lejuar të vidhte miliarda e pasuri, ndërsa pas 4 vitesh hajdutëri e shpërbleu me postin e Presidentit.

Pazar bëri dhe me Sali Brishën, të cilën e pranoi si aleat partiak në vitet 2011-2013 e deri para 8 muajve ilegalisht nga frika e SHBA; duke mos e kallëzuar penalisht, paçka se e quante “duar-përgjakur me 4 viktima” dhe betohej për drejtësi.

Por as këtë 21 janar, që Sali Berisha është me vendim “Non grata”, Edi Rama nuk iu drejtua as formalisht SPAK-ut, për të ri-hapur dosjen e këtij krimi, i cili nuk ishte “gabim njerëzor”, por tërbim  ç’njerëzor i Sali Berishës e Ilir Metës, për ta mbajtur pushtetin me vrasje e terror.

Përballë 4 viktimave, janë 3 “krye-agallarët” me pushtet sundues absolut në Shqipëri: Kryeministri Edi Rama që bënë bën pazare me oligarkët, dhe çdo 21 janar ushtron 1 minutë hipokrizi homazhesh përkujtimore me karafila.

Ndërsa bashkë-udhëruesit e vrasjeve Sali Berisha e Ilir Meta, vazhdojnë të gëzojnë pasuri sheikësh, mandat parlamentar e post presidencial, madje janë hedhur përsëri në sulm për të marrë sëbashku drejtimin e pushtetit.

Fakt/ Në 4 vite reformë në drejtësi e “Veting”, Edi Rama ka quajtur “KÇK” dhe ka kërcënuar prokurorë e gjyqtarë, që i kanë hetuar e dënuar drejtorët hajdutë; por nuk i ka kërkuar KPK, KPA e ILD, shkarkimin dhe dërgimin para drejtësisë, të atyre që mbyllën dosjen e këtij krimi./Pamfleti


- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate

Më shumë

Showbiz

Rudina Dembacaj thyen heshtjen, flet për fejesën me Eduart Grishaj

Rudina Dembacaj dhe marrëdhëniet e saj kanë qenë gjithmonë një temë mjaft e bujshme në median rozë.Por n& ...

Aksidentohet Osmani i “Stupcave”, kjo është gjendja e tij shëndetësore

Një aksident trafiku ka ndodhur minuta më parë në rrugën Prishtinë -Gjilan, saktësish në Graçanicë ...

Venera Lumani dhe Lind Islami bëhen prindër për herë të parë! Ja emri që i kanë vendosur djalit!

Një kapitull i ri ka nisur për çiftin Venera Lumani dhe Lind Islami, të cilët janë bërë prindër pë ...

Jetë / Stil

Konsumi i përditshëm i kosit ul rrezikun e prekjes nga kjo sëmundje

Njerëzit që hanë kos çdo ditë kanë një rrezik më të ulët të zhvillimit të osteoporoz&eum ...

Si të kuptoni personalitetin dhe karakterin e dikujt me vetëm një pyetje

Takimi me njerëz të rinj është një nga gjërat më të mira në jetë. Çdo person i rëndë ...

Shurupi i kollës me shegë dhe mjaltë! Si ta përdorni për shërim të shpejtë

Kolla nuk duhet nënvlerësuar apo anashkaluar. Ajo shkakton vështirësi në sistemin imunitar dhe e drobit organizmin. Pasi dob& ...

Sport

Tensione në Paris para ndeshjes PSG – Aston Villa, përleshen tifozët

Në prag të ndeshjes së shumëpritur të Ligës së Kampionëve mes Paris Saint-Germainit dhe Aston Villës jan& ...

Salah drejt largimit, Liverpooli përgatitë 140 milionë euro për yllin e Realit

Liverpool po përgatitet për largimin e mundshëm të Mohamed Salah duke ofruar 140 milionë euro për Rodrygo Goes të R ...

Pjesë e Bayern Munich prej 25 vitesh, Muller njofton largimin

Thomas Muller do të largohet nga Bayern Munich në fund të sezonit. Sulmuesi njoftoi këtë të Shtunë se janë mua ...
- Hapsirë reklamuese - Brain Inside Sh.P.K

Të fundit

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate