9/15/2025 2:11:33 AM

Dy të rinj thyejnë aparatin e kafesë në Prishtinë dhe i marrin të gjitha paratë

Duhet të lexoni

Policia e Kosovës ka njoftuar se në orët e mëngjesit janë arrestuar dy persona të dyshuar për vjedhje të rëndë.


Sipas njoftimit të policisë, të dyshuarit kanë dëmtuar një aparat kafeje dhe kanë vjedhur para nga aty.

“Sot, rreth orës 03:30, zyrtarët e stacionit policor Qendra në Prishtinë, kanë arrestuar në flagrancë dy persona të dyshuar për vjedhje të rëndë. Menjëherë pas informatës, se në sheshin “Nëna Terezë” në Prishtinë, dy persona kanë dëmtuar një aparat kafeje dhe po tentojnë të merrnin parat nga aty, zyrtarët e stacionit Qendra, kanë reaguar shumë shpejtë dhe në vendngjarje kanë arrestuar personat e dyshuar: L.H, mashkull, 19 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës dhe Xh.S, mashkull, 17 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës të cilëve u janë gjetur dhe sekuestruar një shumë e parave ( dyshohet të vjedhura në këtë rast)”, ka bërë të ditur policia.
Njëri preji të dyshuarve është dërguar në mbajtje, ndërkaq tjetri është liruar në procedurë të rregullt.

“Hetuesit policor po kryejnë veprimet e nevojshme procedurale, ndërkohë që, personat e dyshuar, janë proceduar sipas vendimit të prokurorit, L.H është dërguar në mbajtje, ndërsa Xh.S, është liruar në procedurë të rregullt”, ka njoftuar policia.

 


- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate

Më shumë

Showbiz

Rudina Dembacaj thyen heshtjen, flet për fejesën me Eduart Grishaj

Rudina Dembacaj dhe marrëdhëniet e saj kanë qenë gjithmonë një temë mjaft e bujshme në median rozë.Por n& ...

Aksidentohet Osmani i “Stupcave”, kjo është gjendja e tij shëndetësore

Një aksident trafiku ka ndodhur minuta më parë në rrugën Prishtinë -Gjilan, saktësish në Graçanicë ...

Venera Lumani dhe Lind Islami bëhen prindër për herë të parë! Ja emri që i kanë vendosur djalit!

Një kapitull i ri ka nisur për çiftin Venera Lumani dhe Lind Islami, të cilët janë bërë prindër pë ...

Jetë / Stil

Konsumi i përditshëm i kosit ul rrezikun e prekjes nga kjo sëmundje

Njerëzit që hanë kos çdo ditë kanë një rrezik më të ulët të zhvillimit të osteoporoz&eum ...

Si të kuptoni personalitetin dhe karakterin e dikujt me vetëm një pyetje

Takimi me njerëz të rinj është një nga gjërat më të mira në jetë. Çdo person i rëndë ...

Shurupi i kollës me shegë dhe mjaltë! Si ta përdorni për shërim të shpejtë

Kolla nuk duhet nënvlerësuar apo anashkaluar. Ajo shkakton vështirësi në sistemin imunitar dhe e drobit organizmin. Pasi dob& ...

Sport

Tensione në Paris para ndeshjes PSG – Aston Villa, përleshen tifozët

Në prag të ndeshjes së shumëpritur të Ligës së Kampionëve mes Paris Saint-Germainit dhe Aston Villës jan& ...

Salah drejt largimit, Liverpooli përgatitë 140 milionë euro për yllin e Realit

Liverpool po përgatitet për largimin e mundshëm të Mohamed Salah duke ofruar 140 milionë euro për Rodrygo Goes të R ...

Pjesë e Bayern Munich prej 25 vitesh, Muller njofton largimin

Thomas Muller do të largohet nga Bayern Munich në fund të sezonit. Sulmuesi njoftoi këtë të Shtunë se janë mua ...
- Hapsirë reklamuese - Brain Inside Sh.P.K

Të fundit

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate