9/15/2025 3:08:21 AM

Zbuloni a mund të ndihmojnë drithërat në uljen e tensionit të lartë të gjakut

Duhet të lexoni

Drithërat e plota, janë ato që përmbajnë krunde, duke qenë se nuk përpunohen. Ushqimet me drithëra të plota janë një burim i pasur i ushqyesve të shëndetshëm pasi ato përmbajnë fibra, kalium, magnez, folate, hekur dhe selen.

Këto produkte ndihmojnë organizmin në disa mënyra:
• Kontrollojnë peshën, pasi ato mund t’ju bëjnë të ndiheni të ngopur më gjatë.
• Merrni më shumë kalium, i cili është i lidhur me presionin e ulët të gjakut.
• Ulin e rrezikun e rezistencës ndaj insulinës.
• Redukton mundësinë e dëmtimit të enëve të gjakut.

Dietat e ndryshme për të ndaluar hipertensionin dhe sidomos dieta mesdhetare rekomandojnë përfshirjen e drithërave si pjesë e një regjimi më të shëndetshëm. Sipas udhëzimeve nga dietologët, të rriturit duhet të hanë të paktën 85 gram drithëra në ditë, që janë të barabarta me tre feta bukë gruri të plotë. Sugjerohet përdorimin e disa drithërave që ndihmojnë në uljen e presionit të gjakut:

Meli
Vlerat shëndetësore të melit janë të shumëfishta për shkak se ky drithë është pa gluten, ka sasi domethënëse karbohidratesh dhe acidesh yndyrore. Gjithashtu përmban edhe minerale të nevojshme siç janë fosfori, mangani, magnezi etj. Studime të fundit sugjerojnë konsumimin e rregullt të melit, pasi ai zvogëlon rrezikun e sëmundjeve të zemrës. Ky drithë gjithashtu zvogëlon përqendrimin e proteinave reaktive, gjë që ul rrezikun e sëmundjeve të zemrës. Meli ka ndikim në uljen e nivelit të kolesterolit. Ai rrit nivelin e lipoproteinave të një densiteti të lartë, të cilat mbajnë kolesterolin nën kontroll. Përveç kësaj, meli përmban edhe elemente të tjerë, aktivë në uljen e kolesterolit, një vlerë e shtuar në shuarjen e rreziqeve nga sëmundjet e zemrës.

Elbi
Studimet shkencore kanë zbuluar që konsumimi i elbit ul rrezikun e prekjes nga shumë sëmundje. Ekspertët shpjegojnë që, fibra e tretshme e elbit ul rrezikun e sëmundjeve të zemrës, diabetit dhe kancerit të zorrës së trashë. Për më tepër, elbi të bën të ndihesh i ngopur shpejt dhe ndihmon në rënien në peshë. Personat që vuajnë nga niveli i lartë i kolesterolit, tensioni i lartë dhe sëmundjet e zemrës duhet të konsumojnë elb të paktën gjashtë herë në javë.

Tërshëra
Tërshëra është shumë e pasur me fibër dhe për rrjedhojë ju mban të ngopur gjatë dhe nuk ju shtyn drejt zgjedhjeve jo të shëndetshme në ushqyerje. Për më tepër, sipas studimeve, tërshëra e bën metabolizmin më të shpejtë dhe rrjedhimisht nxit djegien e kalorive. Fibrat e saj transformohen në një armë të fuqishme kundër yndyrnave që mblidhen në enët e gjakut e si rrjedhojë shkaktojnë probleme me zemrën dhe rrisin nivelin e kolesterolit etj./AgroWeb


- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate

Më shumë

Showbiz

Rudina Dembacaj thyen heshtjen, flet për fejesën me Eduart Grishaj

Rudina Dembacaj dhe marrëdhëniet e saj kanë qenë gjithmonë një temë mjaft e bujshme në median rozë.Por n& ...

Aksidentohet Osmani i “Stupcave”, kjo është gjendja e tij shëndetësore

Një aksident trafiku ka ndodhur minuta më parë në rrugën Prishtinë -Gjilan, saktësish në Graçanicë ...

Venera Lumani dhe Lind Islami bëhen prindër për herë të parë! Ja emri që i kanë vendosur djalit!

Një kapitull i ri ka nisur për çiftin Venera Lumani dhe Lind Islami, të cilët janë bërë prindër pë ...

Jetë / Stil

Studimi: 2 mosha specifike kur plakja rritet në mënyrë dramatike!

Nëse keni vërejtur se po ju dalin rrudhat, një siklet ose një ndjenjë e përgjithshme e plakjes që duket se ndodh br ...

A mund t’i arrini gishtat e këmbëve? Nëse jo, trupi juaj po ju dërgon një mesazh të rëndësishëm

Shumë njerëz që ushtrojnë rregullisht dhe bëjnë jetë aktive i lënë pas dore ushtrimet e fleksibilitetit. ...

Tiroidet me probleme/ Mos i neglizhoni më këto simptoma!

Kur nuk ndihemi mirë shpesh fajësojmë ndonjë problem fizik, gripin, të ftohtin apo edhe vetë moshën, por injorojm&e ...

Sport

Tensione në Paris para ndeshjes PSG – Aston Villa, përleshen tifozët

Në prag të ndeshjes së shumëpritur të Ligës së Kampionëve mes Paris Saint-Germainit dhe Aston Villës jan& ...

Salah drejt largimit, Liverpooli përgatitë 140 milionë euro për yllin e Realit

Liverpool po përgatitet për largimin e mundshëm të Mohamed Salah duke ofruar 140 milionë euro për Rodrygo Goes të R ...

Pjesë e Bayern Munich prej 25 vitesh, Muller njofton largimin

Thomas Muller do të largohet nga Bayern Munich në fund të sezonit. Sulmuesi njoftoi këtë të Shtunë se janë mua ...
- Hapsirë reklamuese - Brain Inside Sh.P.K

Të fundit

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate