9/20/2025 7:19:58 PM

Çfarë përfitimesh merr trupi juaj nëse bëni seks?

Duhet të lexoni

Nëse keni nevojë për më shumë arsye për të bërë seks, një mjeke ka zbuluar se seksi nuk sjell vetëm kënaqësi por mund të përmirësojë shëndetin tuaj në shumë mënyra. Dr. Ravina Bhanot, themeluesja e Zonas Fertility, shpjegon se seksi i rregullt mund të zvogëlojë rrezikun e sulmeve në zemë.


Mjekja ka shpjeguar se seksi mund të përmirësojë gjumin, imunitetin dhe shëndetin mendor, madje vodeoja e saj  në TikTok është parë mbi 1.5 milion herë. Këtu janë disa nga mënyrat se sa i dobishëm mund të jetë seksi:

Redukton rrezikun e sulmit në zemër

Seksi mund të jetë në gjendje të zvogëlojë rrezikun e sëmundjeve të zemrës, të cilat mund të shkaktojnë sulme në zemër. Një studim te meshkujt zbuloi se ata që bënin më shumë seks kishin më pak gjasa të prekeshin nga sëmundje kardiovaskulare dhe goditjet në tru.

Por kini kujdes, studime të tjera kanë treguar se meshkujt në moshë më të madhe mund të pësojnë sulm në zemër nëse janë shumë aktivë. Mënyrat më të mira për të parandaluar sulmet fatale në zemër është të ndaloni pirjen e duhanit, alkoolit, të hani shëndetshëm dhe të stërviteni, raporton abcnews.al

Seksi është pozitiv për shëndetin mendor

Seksi mund të krijojë lidhje të forta sociale, duke përfshirë edhe ata që janë beqarë. Hulumtimet treguan se gjatë COVID, gratë beqare që nuk ishin në gjendje të bënin seks kanë vuajtur nga humori i keq.

Në një marrëdhënie, seksi mund t’i ndihmojë çiftet të kenë një lidhje më të fortë, t’i besojnë njëri-tjetrit dhe të mos ndihen të vetmuar. Të gjitha këto ndihmojnë të kemi një shëndet më  të mirë mendor dhe eliminojnë stresin.

Seksi mbush trurin me hormonin e lumturisë dopamine dhe oksitocinë. Ky koktej euforik ju ndihmon të ndiheni të qetë, duke reduktuar stresin. Por ndërsa arrin kulmin në orgazmë, edhe prekja sensuale është efektive në reduktimin e stresit.

Seksi redukton presionin e gjakut

Presioni i lartë i gjakut mund të jetë një shkaktar vrasës. Por seksi i rregullt mund të ulë presionin e gjakut  dhe të jetë po aq efektiv sa ilaçet,  sipas një studimi.

Orgazma ul me 13% rrezikun për të zhvilluar presion të gjakut.

Përmirëson problemet në fshikëz

Hulumtimet tregojnë se të bësh seks rregullisht mund të rrisë qelizat në  hipokampus, i cili është një zonë në tru që ndihmon në kontrollin e niveleve të stresit. Lindja e fëmijës dhe plakja janë shkaku kryesor i kontrollit të dobët të fshikëzës tek gratë.

Seksi forcon muskujt e legenit, të cilët janë thelbësorë për mbajtjen e urinës.

Përmirëson gjumin

Me siguri pas një nate pasionante do të keni nevojë për gjumë. Nëse jo për shkak të sforcimit fizik të seksit, kimikatet e lëshuara në tru mund t’ju ndihmojnë të flini më mirë. Një përmbledhje e vitit 2016 e hulumtimit të bërë në Universitetin e Otavës sugjeron që të kryesh marrëdhënie seksuale para gjumit mund të reduktojë stresin, raporton abcnews.al

Seksi rrit imunitetin

Ka disa prova që seksi ose masturbimi mund të rrisin imunitetin. Sipas një studimi, premtues që përfshiu 11 burra– të cilëve iu kërkua të mastrurbohen ndërsa studiuesit kryenin analizat e gjakut, nxorri në pah se  masturbimi shkaktoi një rritje të përkohshme në qelizat imune, duke përfshirë qelizat vrasëse që luftojnë viruset.

Një shembull janë limfocitet – qelizat e bardha të gjakut që luftojnë trupat e huaj, përfshirë koronavirusin. Efekti zgjati rreth 45 minuta pas orgazmës, sipas studimit të Departamentit të Psikologjisë Mjekësore, Klinika Universitare e Essen, Gjermani.

Nxit libidon

Disa ekspertë thonë se nëse jeni të kënaqur nga partneri në seks, ju do të keni nevojë të bëni më shpesh seks. Por nëse seksi është gjëja e fundit që dëshironi të bëni, për të rritur kënaqësinë ka gjëra të tjera që mund të provoni.

Ka shumë arsye pse ulet dëshira për seks, duke përfshirë stresin, sëmundjet e shëndetit mendor dhe gjendjet themelore mjekësore – kështu që ia vlen të hulumtoni shkakun e vërtetë nëse jeni duke luftuar me një problem të tillë.


- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate

Më shumë

Showbiz

Rudina Dembacaj thyen heshtjen, flet për fejesën me Eduart Grishaj

Rudina Dembacaj dhe marrëdhëniet e saj kanë qenë gjithmonë një temë mjaft e bujshme në median rozë.Por n& ...

Aksidentohet Osmani i “Stupcave”, kjo është gjendja e tij shëndetësore

Një aksident trafiku ka ndodhur minuta më parë në rrugën Prishtinë -Gjilan, saktësish në Graçanicë ...

Venera Lumani dhe Lind Islami bëhen prindër për herë të parë! Ja emri që i kanë vendosur djalit!

Një kapitull i ri ka nisur për çiftin Venera Lumani dhe Lind Islami, të cilët janë bërë prindër pë ...

Jetë / Stil

Studimi: 2 mosha specifike kur plakja rritet në mënyrë dramatike!

Nëse keni vërejtur se po ju dalin rrudhat, një siklet ose një ndjenjë e përgjithshme e plakjes që duket se ndodh br ...

A mund t’i arrini gishtat e këmbëve? Nëse jo, trupi juaj po ju dërgon një mesazh të rëndësishëm

Shumë njerëz që ushtrojnë rregullisht dhe bëjnë jetë aktive i lënë pas dore ushtrimet e fleksibilitetit. ...

Tiroidet me probleme/ Mos i neglizhoni më këto simptoma!

Kur nuk ndihemi mirë shpesh fajësojmë ndonjë problem fizik, gripin, të ftohtin apo edhe vetë moshën, por injorojm&e ...

Sport

Tensione në Paris para ndeshjes PSG – Aston Villa, përleshen tifozët

Në prag të ndeshjes së shumëpritur të Ligës së Kampionëve mes Paris Saint-Germainit dhe Aston Villës jan& ...

Salah drejt largimit, Liverpooli përgatitë 140 milionë euro për yllin e Realit

Liverpool po përgatitet për largimin e mundshëm të Mohamed Salah duke ofruar 140 milionë euro për Rodrygo Goes të R ...

Pjesë e Bayern Munich prej 25 vitesh, Muller njofton largimin

Thomas Muller do të largohet nga Bayern Munich në fund të sezonit. Sulmuesi njoftoi këtë të Shtunë se janë mua ...
- Hapsirë reklamuese - Brain Inside Sh.P.K

Të fundit

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate