9/20/2025 12:51:19 AM

Jep dorëheqje aktivistja dhe asamblistja e VV-së në komunën e Prizrenit

Duhet të lexoni

Asamblistja në komunën e Prizrenit nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Nazife Kokollari – Tahiri, ka njoftuar se ka dhënë dorëheqje nga ky subjekt politik.

Asamblisja Kokollari – Tahiri, përmes një postimi në profilin e saj në ‘Facebook’ ka treguar arsyet që e kanë quar deri te kjo dorëheqje, ku sipas saj janë të shumta dhe kanë një kronologji.

“Arsyet dhe shkaqet te cilat me sollën para një vendimi aspak te lehte për mua janë të shumta, dhe kane nje kronologji”.

“Mundi dhe perkushtimi im dhe i shume e shume aktivisteve tane u shperblye dhe tanime kishim arritur te sjellim ndryshim dhe ti fitonim zgjedhjet komunale ne Prizren ne vitin 2017, mirepo ajo qka pame gjate ketyre kater viteve me kryetar Mytaher Haskuken la shume per te deshiruar, sepse kishim nje kryetare komune i cili u tregua mjafte i brishte dhe lehte i imponuar nga nje grup personash te cilet interesin personal e kishin paresor dhe tanime ky pushtet nuk identifikohej fare me parimet e Levizjes edhe pse Levizjen e kishin perdorur si mjet dhe mundesi per te ardhur ne pushtet”, tha Kokollari – Tahiri.

Postimi i plotë:

Te nderuar miq, shoke dhe dashamire dhe ju aktiviste te devotshëm te Lëvizjes, te cilët me votën tuaj me dhatë besimin ne mandatin e dyte rresht qe te jem zëri dhe brenga juaj brenda asamblesë komunale, dua te ju njoftoj mbi vendimin tim, qe rrugëtimin tim politik brenda asamblesë do ta vazhdoj si anëtare e pavarur, por ne maksimum e përkushtuar qe te jem zëri i gjithsecilit prej jush për te shpalosur brengat dhe kërkesat tuaja kundrejt ekzekutivit aktual qe me propozimet tona tua lehtësojmë përditshmërinë tuaj si ne aspektin infrastrukturor e po ashtu edhe ne atë te mirëqenies sociale dhe ekonomike.

Arsyet dhe shkaqet te cilat me sollën para një vendimi aspak te lehte për mua janë te shumta, dhe kane një kronologji.

Unë si anëtare e aktiviste shumëvjeçare e Lëvizjes dhashë gjithçka nga vetja qe Lëvizjen si ideologji dhe subjekt me program e vizion ta shihja ne piedestal duke udhëhequr me vendin dhe qytetin ne te cilin jam lindur dhe rritur.

Mundi dhe perkushtimi im dhe i shume e shume aktivisteve tane u shperblye dhe tanime kishim arritur te sjellim ndryshim dhe ti fitonim zgjedhjet komunale ne Prizren ne vitin 2017,mirepo ajo qka pame gjate ketyre kater viteve me kryetar Mytaher Haskuken la shume per te deshiruar, sepse kishim nje kryetare komune i cili u tregua mjafte i brishte dhe lehte i imponuar nga nje grup personash te cilet interesin personal e kishin paresor dhe tanime ky pushtet nuk identifikohej fare me parimet e Levizjes edhe pse Levizjen e kishin perdorur si mjet dhe mundesi per te ardhur ne pushtet.

E per te mos mjaftuar kjo ne zgjedhjet e mbrendshme brenda deges se Levizjes te cilat u mbajten pak para zgjedhjeve lokale, kem pasur rastin te shohim se sa joparimor dhe jodemokratit u shperfaqen eksponente te rendesishem te subjektit duke rikandiduar Mytaher Haskuken si kandidat per kryetar ne menyre kunderstatutore, perkunder faktit qe me votat e delegateve te deges ai veqse e kishte humbur kete te drejte,por u riemerua dhe la te zhgenjyer nje numer mjaft te madh aktivistesh te devotshem te Levizjes.

Qendrimin te cilin e kisha per kandidaturen e Haskukes, si duket nuk i pelqeu atij dhe grupit te tij dhe me tu emeruar si kandidat i Levizjes ne zgjedhjet e fundit lokale kerkoi qe une te perjashtohem nga lista e kandidateve per asamble komunale, vetem e vetem qe mendimi im ishte ndryshe ne preference kandidature, edhe pse ishte legjitim dhe i arsyeshem.
Mirepo besimin qe me dhane qytetaret per te fituar mandatin e dyte rresht deshmoi fuqine time politike edhe pse modeste por mjafte me vlere per subjektin.

Ajo qka me shtyu fuqishem qe te marre kete vendim qe pas shume vitesh te largohem nga Levizja, jane personat dhe pergjegjesit kryesore te deshtimit dhe humbjes se zgjedhjeve te cilet se fundmi ne diten kur u konstituua kuvendi me emerimin e kryesueses, aluduan dhe stigmatizuan ne emrin tim personal duke lansuar ne portalet lokale lajme te rreme dhe te pabaza, edhe pse ne realitet personat ne fjale, qe ne kete rast jane anetare te kuvendit brenda grupit te Levizjes, paraprakisht interesin e vetem e kishin berjen e kuorumit, e jo zgjedhjen e kryesuesit nga radhet e Levizjes sepse e dinin shume mire qe nuk i kishin numrat.

Ajo qka me ben te dyshoj dhe te vendos ti ndaj rruget me Levizjen eshte mos gadishmeria per te marre mbi supe pergjegjesit per humbje dhe mos reflektim nga anetare te deges dhe bartes te proceseve dhe fushates, e te cilet se fundmi edhe vishen me kompetenca per te koordinuar punet ne ristrukturimin e deges dhe pikave, pra te njetit qe deshtuan dhe ngulfaten demokracine brenda deges duke vepruar te izoluar ne grupe e klane dhe me agjenda personale.

Pra shpresa e shume e shume aktivisteve dita dites po venitet, sepse eshte logjike qe pas rezultateve te fundit, duhet hapur rruge kuadrove te reja dhe kualifikuara e me vizion te udheheqin me degen e jo me te njetet figura tash e sa vite, sepse jetojme ne kohera moderne dhe gjdohere duhet kerkuar alternativa e mundesi .

Përjetësisht falënderues aktivisteve te vërtetë te Lëvizjes, e juaja Nazife Kokollari -Tahiri!


- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate

Më shumë

Showbiz

Rudina Dembacaj thyen heshtjen, flet për fejesën me Eduart Grishaj

Rudina Dembacaj dhe marrëdhëniet e saj kanë qenë gjithmonë një temë mjaft e bujshme në median rozë.Por n& ...

Aksidentohet Osmani i “Stupcave”, kjo është gjendja e tij shëndetësore

Një aksident trafiku ka ndodhur minuta më parë në rrugën Prishtinë -Gjilan, saktësish në Graçanicë ...

Venera Lumani dhe Lind Islami bëhen prindër për herë të parë! Ja emri që i kanë vendosur djalit!

Një kapitull i ri ka nisur për çiftin Venera Lumani dhe Lind Islami, të cilët janë bërë prindër pë ...

Jetë / Stil

Konsumi i përditshëm i kosit ul rrezikun e prekjes nga kjo sëmundje

Njerëzit që hanë kos çdo ditë kanë një rrezik më të ulët të zhvillimit të osteoporoz&eum ...

Si të kuptoni personalitetin dhe karakterin e dikujt me vetëm një pyetje

Takimi me njerëz të rinj është një nga gjërat më të mira në jetë. Çdo person i rëndë ...

Shurupi i kollës me shegë dhe mjaltë! Si ta përdorni për shërim të shpejtë

Kolla nuk duhet nënvlerësuar apo anashkaluar. Ajo shkakton vështirësi në sistemin imunitar dhe e drobit organizmin. Pasi dob& ...

Sport

Tensione në Paris para ndeshjes PSG – Aston Villa, përleshen tifozët

Në prag të ndeshjes së shumëpritur të Ligës së Kampionëve mes Paris Saint-Germainit dhe Aston Villës jan& ...

Salah drejt largimit, Liverpooli përgatitë 140 milionë euro për yllin e Realit

Liverpool po përgatitet për largimin e mundshëm të Mohamed Salah duke ofruar 140 milionë euro për Rodrygo Goes të R ...

Pjesë e Bayern Munich prej 25 vitesh, Muller njofton largimin

Thomas Muller do të largohet nga Bayern Munich në fund të sezonit. Sulmuesi njoftoi këtë të Shtunë se janë mua ...
- Hapsirë reklamuese - Brain Inside Sh.P.K

Të fundit

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate