6/29/2025 11:48:35 AM

Ministrja gjermane e Evropës bën vizitën e parë në Maqedoninë e Veriut dhe Shqipëri

Duhet të lexoni

Ministrja gjermane e Evropës, Anna Lührmann, viziton për herë të parë Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë.

Siç bëhet e ditur nga një njoftim të ministrisë së jashtme gjermane, politikania e gjelbër do të takohet të hënën (17.01) në Shkup me presidentin e Maqedonisë së Veriut, Stevo Perandovski, kryeministrin e emëruar, Dimitar Kovaçevski (LSDM), zëvendëskryeministrin e emëruar, Bojan Mariçiq, ministrin e jashtëm, Bujar Osmani (BDI), si edhe me përfaqësues të shoqërisë civile. Në Shqipëri, ministrja e re gjermane do të takohet të martën (18.01) me kryeministrin Edi Rama (PS) dhe me zëvendësministren e jashtme, Megi Fino. Veç përfaqësuesve të shoqërisë civile, ministrja do të takohet edhe me Albert Hanin, kryetarin e Byrosë Rajonale të Bashkëpunimit Rinor (RYCO).

Vijimësi me fokus të ri

Në qendër të bisedimeve do të jetë integrimi i Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë në rajon si edhe reformat e brendshme. Sipas një deklarate të ministrisë së jashtme gjermane, Lührmann u shpreh para nisjes për çeljen e negociatave: “Të dyja vendet i kanë plotësuar kushtet, prandaj duhet të fillojnë menjëherë konferencat ndërqeveritare. Ne e mbajmë fjalën. Për vijimin e rrugës drejt BE-së mbetet vendimtare që të vijojnë reformat dhe mirëqeverisja”, citohet në njoftimin e lartëpërmendur të ketë thënë ministrja të dielën (16.01.) në mbrëmje në Berlin. Në Tiranë, ministrja gjermane do të bisedojë edhe për rolin e Shqipërisë si anëtare e Këshillit të Sigurimit të OKB-së.

Lührmann mbetet kështu tërësisht në vijën e paraardhësit të saj, Michael Roth, nga Partia Socialdemokrate, i cili tashmë është kryetar i Komisionit Parlamentar për çështje të Bashkimit Evropian, Roth ia dorëzoi postin Lührmann-it, pas formimit të koalicionit të ri, kur Ministria e Jashtme gjermane kaloi në dorë të të Gjelbërve.

Ashtu sikurse paraardhësi i saj, edhe Lührmann pritet të jetë avokate e fortë e rajonit në BE, por edhe të adresojë në biseda dypalëshe problemet e mundshme. Një nga çështjet që do të jetë temë e bisedimeve me shoqërinë civile në Tiranë është mbrojtja e klimës, i thanë DW burime të Ministrisë së Punëve të jashtme të Gjermanisë.

Hidrocentrali i Fierzës në Shqipëri – Një nga temat e politikës së jashtme të Gjermanisë do të jetë edhe mbrojtja e klimës

Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria janë dy vendet e para, pas Francës në dhjetor, që ministrja gjermane e Evropës i viziton që kur ka ardhur në detyrë në dhjetor të vitit të kaluar. Një dëshmi kjo, që qeveria e re mes të gjelbërve, socialdemokratëve dhe liberalëve, sikurse e ka shprehur dhe në marrëveshjen e koalicionit, e merr seriozisht perspektivën evropiane të rajonit.Qysh në pjesëmarrjen e saj të parë në takimin e rregullt të Këshillit të Ministrave të Evropës, që u mbajt në 14 dhjetor në Bruksel, Lührmann kërkoi fillimin e konferencave ndërqeveritare me dy vendet.

Politikë që në moshën 10-vjeçare

Anna Lührmann është 38 vjeçe dhe emërimi i saj në postin e Ministres së Evropës, një post ky pa portofol, ishte vendim i ministres së Jashtme Annalena Baerbock. Më parë ajo ishte profesore në Gëteborg, por politikën e ka nisur qysh në moshë të re. Në vitin 2002, në moshën 19-vjeçare, ajo ka qenë deputetja më e re në moshë e Bundestag-ut Gjerman. Në një intervistë të asaj periudha ajo kishte thënë se kishte marrë pjesë në diskutime politike qysh në moshën 10-vjeçare.

Lührmann e ka filluar karrierën politike që në moshë të re, dhe në vitin 2002, në moshën 19 vjeçare ajo ka qenë deputetja më e re në moshë e Bundestag-ut Gjerman.

Pas dy legjislaturash të suksesshme për partinë e gjelbër, në njërën prej të cilave si anëtare e Komisionit Parlamentar për Çështje të Jashtme, në vitin 2009 ajo shkoi në Sudan, së bashku me të bijën dhe të shoqin, i cili është ambasador. Në këtë periudhë iu përkushtua më shumë karrierës shkencore, si politologe. Ndër të tjera doktoroi në Universitetin e Gëteborgut, në institutin “Varieties of Democracy” (V-Dem), ku më pas do të merrte edhe titullin profesore junior dhe docente. DW

Metropol Magazine


- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate

Më shumë

Showbiz

Skena të pazakonta në "Big Brother", Ola e lidhur me kabllo në lot! Gjesti e tërheq nga pas

Përplasjet mes Gjestit dhe Olës në shtëpinë e Big Brother VIP Albania 4 vazhdojnë të intensifikohen, duke sjell&eum ...

Tha se kishte tërheqje ndaj vajzave/ Motra e Krisës sqaron deklaratën e saj virale

"“Më shumë më ka shqetësuar jo për atë që ka thënë Krisa, po për komentet se u ekzagjerua ...

E goditi Gjestin në fytyrë, përjashtohet G Bani nga Big Brother

Pas goditjes që G Bani ia dha Gjestit mbrëmë gjatë provës në arena Storm, Big Brother erdhi me një vendim. Produksi ...

Jetë / Stil

Konsumi i përditshëm i kosit ul rrezikun e prekjes nga kjo sëmundje

Njerëzit që hanë kos çdo ditë kanë një rrezik më të ulët të zhvillimit të osteoporoz&eum ...

Si të kuptoni personalitetin dhe karakterin e dikujt me vetëm një pyetje

Takimi me njerëz të rinj është një nga gjërat më të mira në jetë. Çdo person i rëndë ...

Shurupi i kollës me shegë dhe mjaltë! Si ta përdorni për shërim të shpejtë

Kolla nuk duhet nënvlerësuar apo anashkaluar. Ajo shkakton vështirësi në sistemin imunitar dhe e drobit organizmin. Pasi dob& ...

Sport

Vdes në moshë të re gjyqtari i futbollit kosovar

Ka vdekur gjyqtari i futbollit, Rilind Berisha.Berisha ka vdekur të hënën, tha Forumi Rinor i Lidhjes Demokratike të Kosovës, ...

Liga Premier akuzon FIFA-n se ka shkuar “shumë larg” me zgjerimin e Kupës së Botës për Klube

Liga Premier e ka akuzuar FIFA-n se ka shkuar “shumë larg” me Kupën e Botës për Klube të zgjeruar këtë ...

Plisat e quajnë akt anti-kombëtar bashkëpunimin Shqipëri-Serbi

Tifo-grupi më i madh në shqiptari, “Plisat” kanë bërë një reagim pas Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) e ...
- Hapsirë reklamuese - Brain Inside Sh.P.K

Të fundit

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate