9/18/2025 2:47:46 AM

Marakli i tabelave: Policia në kërkim të Gjergj Dedajt, nuk i ktheu tabelat diplomatike

Duhet të lexoni

Ish-ambasadori i Kosovës në Maqedoni të Veriut, Gjergj Dedaj, i cili mbahet mend për refuzimin e dekretit të presidentes, Vjosa Osmani, për shkarkimin e tij, duket se ka sërish problem me punëdhënësen e tij, Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës.


Mësohet se MPJD ka lëshuar urdhër për konfiskimin e tabelave të veturave zyrtare dhe të ID-ve diplomatike që po vazhdojnë të mbahen paautorizim nga ish-ambasadori Dedaj dhe ish-konsulli, Lindon Kqira, i cili po ashtu e pati vlerësuar si jokushtetues vendimin e Osmanit.

Sinjali merr vesh se tani Policia është në kërkim të tyre, për t’ua konfiskuar targat dhe ID diplomatike të ish-diplomatëve dhe familjarëve të tyre.

Policia me urdhër të MPJD-së po kërkon veturat e Dedajt dhe Kqirës, të cilat mbajnë pa autorizim targat diplomatike të lëshuara nga Republika e Maqedonisë së Veriut.

Dedaj ende nuk i ka kthyer targat diplomatike NMK 50-CD-001, të cilat janë të vendosura në veturën e tij të tipit Mercedez Benz E.

Ndërkaq, targat diplomatike NMK 50 -CD – 005, po vazhdojnë të shfrytëzohen pa autorizim nga Kqira në veturën e tij, të tipit VW Passat, carvan.

Policia është vënë në kërkim të Dedajt dhe Kqirës për t’ua konfiskuar edhe ID-të diplomatike që nuk janë dorëzuar ende nga ta dhe familjarët e tyre.

Burimet e Sinjalit brenda MPJD-së kanë bërë të ditur se sapo të realizohet konfiskimi i këtyre dokumenteve, të njëjtat nga kjo ministri do t’u kthehen autoriteteve maqedonase.


- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate

Më shumë

Showbiz

Rudina Dembacaj thyen heshtjen, flet për fejesën me Eduart Grishaj

Rudina Dembacaj dhe marrëdhëniet e saj kanë qenë gjithmonë një temë mjaft e bujshme në median rozë.Por n& ...

Aksidentohet Osmani i “Stupcave”, kjo është gjendja e tij shëndetësore

Një aksident trafiku ka ndodhur minuta më parë në rrugën Prishtinë -Gjilan, saktësish në Graçanicë ...

Venera Lumani dhe Lind Islami bëhen prindër për herë të parë! Ja emri që i kanë vendosur djalit!

Një kapitull i ri ka nisur për çiftin Venera Lumani dhe Lind Islami, të cilët janë bërë prindër pë ...

Jetë / Stil

Konsumi i përditshëm i kosit ul rrezikun e prekjes nga kjo sëmundje

Njerëzit që hanë kos çdo ditë kanë një rrezik më të ulët të zhvillimit të osteoporoz&eum ...

Si të kuptoni personalitetin dhe karakterin e dikujt me vetëm një pyetje

Takimi me njerëz të rinj është një nga gjërat më të mira në jetë. Çdo person i rëndë ...

Shurupi i kollës me shegë dhe mjaltë! Si ta përdorni për shërim të shpejtë

Kolla nuk duhet nënvlerësuar apo anashkaluar. Ajo shkakton vështirësi në sistemin imunitar dhe e drobit organizmin. Pasi dob& ...

Sport

Tensione në Paris para ndeshjes PSG – Aston Villa, përleshen tifozët

Në prag të ndeshjes së shumëpritur të Ligës së Kampionëve mes Paris Saint-Germainit dhe Aston Villës jan& ...

Salah drejt largimit, Liverpooli përgatitë 140 milionë euro për yllin e Realit

Liverpool po përgatitet për largimin e mundshëm të Mohamed Salah duke ofruar 140 milionë euro për Rodrygo Goes të R ...

Pjesë e Bayern Munich prej 25 vitesh, Muller njofton largimin

Thomas Muller do të largohet nga Bayern Munich në fund të sezonit. Sulmuesi njoftoi këtë të Shtunë se janë mua ...
- Hapsirë reklamuese - Brain Inside Sh.P.K

Të fundit

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate