9/19/2025 8:57:51 AM

Tensioni i gjakut rritet në varësi të stinëve, ja si të mbroheni nga ndikimi i motit

Duhet të lexoni

Temperaturat e ftohta të dimrit janë shkaktare të rritjes së rrezikshme të tensionit të gjakut tek të moshuarit. Një studim francez ka zbuluar se tensioni i gjakut pëson luhatje të ndjeshme sipas stinëve. Në dimër, tensioni i gjakut tek të moshuarit rritet me 33.4 përqind ndërsa në verë me 23.8 përqind.

Ndonëse ekspertët nuk kanë arritur të përcaktojnë mekanizmat që mund të shpjegojnë këtë lidhje mes motit dhe tensionit, ata thonë se gjithçka ka të bëjë me sistemin nervor simpatetik. Ky sistem kontrollon mënyrën se si organizmi reagon ndaj stresit. Ai gjithashtu rregullon çlirimin e hormonet katekolaminë që rrit tensionin e gjakut duke përshpejtuar rrahjet e zemrës dhe mbajtur nën kontroll enët e gjakut.

Tensioni i Gjakut Në Varësi Të Stinëve
Studiuesit francezë analizuan të dhënat mjekësore të mbi 8800 të rriturve mbi 65 vjeç në harkun kohor të 2 viteve. Gjatë dimrit tensioni sistolik pësonte një rritje prej 5 pikësh. Ndikimi më i lartë i temperaturave tek tensioni i gjakut vërehej tek të moshuarit mbi 80 vjeç. Këto gjetje, sipas ekspertëve, mund të shpjegojë edhe ndikimet sezonale në sëmundjet si ishemia, apo problemet me enët e gjakut që prekin të moshuarit. Një monitorim më i vëmendshëm i tensionit të të moshuarve gjatë dimrit mund të përmirësojë shëndetin e tyre.

Si Të Mbroheni Nga Ndikimi i Motit
Minimizoni ekspozimin ndaj të ftohtit në ambiente të jashtme, Shmangni aktivitetet e rënda fizike, Vishuni trashë, Mbani doreza dhe shall kur të dilni në ambiente të ftohta, Shmangni kafeinën dhe alkolin sepse shkaktojnë humbje më të shpejtë të nxehtësisë së trupit.

Konsumoni ushqime të përshtatshme për tensionin e gjakut siç janë frutat dhe perimet. Kufizoni konsumin e kripës dhe hani më shumë produkte të bulmetit me pak yndyrë por edhe drithëra të plota, peshk, shpendë dhe arrorë. Njerëzit që punojnë në ambiente të jashtme duhet të tregojnë kujdes të lartë për të ulur rrezikun e tensionit të lartë të gjakut./AgroWeb


- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate

Më shumë

Showbiz

Rudina Dembacaj thyen heshtjen, flet për fejesën me Eduart Grishaj

Rudina Dembacaj dhe marrëdhëniet e saj kanë qenë gjithmonë një temë mjaft e bujshme në median rozë.Por n& ...

Aksidentohet Osmani i “Stupcave”, kjo është gjendja e tij shëndetësore

Një aksident trafiku ka ndodhur minuta më parë në rrugën Prishtinë -Gjilan, saktësish në Graçanicë ...

Venera Lumani dhe Lind Islami bëhen prindër për herë të parë! Ja emri që i kanë vendosur djalit!

Një kapitull i ri ka nisur për çiftin Venera Lumani dhe Lind Islami, të cilët janë bërë prindër pë ...

Jetë / Stil

Studimi: 2 mosha specifike kur plakja rritet në mënyrë dramatike!

Nëse keni vërejtur se po ju dalin rrudhat, një siklet ose një ndjenjë e përgjithshme e plakjes që duket se ndodh br ...

A mund t’i arrini gishtat e këmbëve? Nëse jo, trupi juaj po ju dërgon një mesazh të rëndësishëm

Shumë njerëz që ushtrojnë rregullisht dhe bëjnë jetë aktive i lënë pas dore ushtrimet e fleksibilitetit. ...

Tiroidet me probleme/ Mos i neglizhoni më këto simptoma!

Kur nuk ndihemi mirë shpesh fajësojmë ndonjë problem fizik, gripin, të ftohtin apo edhe vetë moshën, por injorojm&e ...

Sport

Tensione në Paris para ndeshjes PSG – Aston Villa, përleshen tifozët

Në prag të ndeshjes së shumëpritur të Ligës së Kampionëve mes Paris Saint-Germainit dhe Aston Villës jan& ...

Salah drejt largimit, Liverpooli përgatitë 140 milionë euro për yllin e Realit

Liverpool po përgatitet për largimin e mundshëm të Mohamed Salah duke ofruar 140 milionë euro për Rodrygo Goes të R ...

Pjesë e Bayern Munich prej 25 vitesh, Muller njofton largimin

Thomas Muller do të largohet nga Bayern Munich në fund të sezonit. Sulmuesi njoftoi këtë të Shtunë se janë mua ...
- Hapsirë reklamuese - Brain Inside Sh.P.K

Të fundit

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate