Vuçiq në Rusi, Rama e Escobar grinden për Open Balkan Iniciativa e “Open Balkan” ka nxitur replika në mes të kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, dhe përfaqësuesit të DASH, Gabriel Escobar, në takimin e fundit që është mbajtur dje online. Përfaqësuesi i SHBA’së për Ballkanin Perëndimor ka thënë se nisma do të jetë e suksesshme vetëm nëse përfshinë të gjashtë shtetet, derisa Edi Rama ka thënë se do të vazhdohet me iniciativën dhe se nuk e kanë për obligim të bindin të tjerët t’i bashkohen “Open Balkan”-it. Escobar në fjalën e tij ka thënë se një nismë e tillë do të jetë e suksesshme vetëm nëse do të përfshihen të gjashtë shtetet e Ballkanit Perëndimor.