8/8/2025 7:19:42 PM

Firma e Lindita Nikollës: 23 milionë Euro me koncesionin e 5 shkollave nga Erjon Veliaj e Gentian Sula

Duhet të lexoni

SPAK-ut po i japim një informacion si indice, që bënë fjalë për maskimin e kësaj vjedhjeje, brenda fondit të emergjencës, akorduar nga shteti për ndërtimin e shkollave të dëmtuara nga tërmeti; ndërsa Erjon Veliaj dhe oligarku Gentian Sula, duhet të tregojnë se në cilat lagje të njësive nr. 9 e nr. 11 të Tiranës i kanë ndërtuar këto 5 shkolla e çfarë emrash kanë, për të cilat janë paguar paradhënie 19 milionë Euro, pasi në ministrinë e Arsimit nuk figurojnë objekte të ndërtuar me koncesionin “Z.M.A shpk”

E dimë, që shefat e SPAK kanë shumë dosje korruptive në sirtare, por të paktën të hetojnë 1 nga 180 denoncimet dhe 35 kallëzimet që kanë për aferat ekonomike-financiare të kryebashkiakut të Tiranës, Erjon Veliaj me oligarkët e trafikantët ndërtues, të cilat dalin e shtohen përditë.

Redaksia “Pamfleti”, po publikon një tjetër pazar me vlerë 23 milionë Euro, që Erjon Veliaj dhe ish-ministrja Lindita Nikolla, ia kanë dhënë si koncesion oligarkut Gentian Sula, tashmë i kërkuar edhe nga drejtësia e Kosovës, për ndërtime të paligjshme në Brezovicë kundrejt ryshfetit 400 mijë Euro me serbin Bratislav Nikoliç.

Koncesioni i është dhënë dy firmave “Agi Kons shpk” e “MET-ENGENEERING Shpk” të oligarkut Gentian Sula në masën 99.85% të vlerës dhe 0.15% firmës kukull sa për numër ligjor “ZENIT&CO shpk”, po e familjarëve të oligarkut, maskuar pas shoqërisë “Z.M.A Shpk”.

Objekt i këtij koncesioni të dhënë më 17 tetor 2018, është: “Projektimi, financimi, ndërtimi, mobilimi, mirëmbajta, mbikëqyrja dhe kolaudimi i 5 objekteve arsimore në zonën “Tirana 1”, që sipas zonës kadastrale përkon me njësitë bashkiake nr. 9 e nr. 11.

Në kontratën e firmosur nga kryebashkiaku Erjon Veliaj dhe ish-Ministrja e Arsimit, Lindita Nikolla, përmendet vlera 23 milionë Euro, përmendet firma që i merr, përmendet dhe sipërfaqja e truallit 27 mijë e 936 m2, por nuk përmenden objektet që do ndërtonte oligarku Gentian Sula.

As në bilancet tatimore të firmës “Z.M.A Shpk” për vitet 2018-2021, nuk ka të dhëna për të ardhurat dhe fitimet nga ky koncesion, ndërsa për vitet 2020-2021 nuk ka asnjë të dhënë financiare, paçka se koncesioni është me afat 7 vite, pra deri më 17 tetor 2025.

Brenda këtij afati, 18 muaj, pra deri më 17 prill 2020, ka qenë koha për ndërtimin e 5 shkollave, por deri sot nuk ka asnjë të dhënë zyrtare në Bashkinë e Tiranës dhe në Ministrinë e Arsimit, nëse këto 5 shkolla janë ndërtuar apo jo dhe si quhen e ku janë ndërtesat.

Si indicie, SPAK-ut po i japim një informacion që bënë fjalë për vjedhje të fondit 23 milionë Euro, duke i maskuar pas fondit të emergjencës për ndërtimin e shkollave të dëmtuara nga tërmeti, akorduar nga buxheti i shtetit.

Erjon Veliaj dhe oligarku Gentian Sula, duhet të faktojnë se në cilat lagje të njësive nr. 9 e nr. 11 të Tiranës, i kanë ndërtuar këto 5 shkolla, për të cilat janë paguar paradhënie 19 milionë Euro.

Brenda këtij koncesioni janë dhe 3.4 milionë Euro për mirmabjten e këtyre 5 shkollave deri në muajin prill 2025, proces që bashkia dhe ministria e Arsimit e kanë paguar, por nuk thonë se në cilat objekte mësimore bëhet kjo mirëmbajtje nga firma përkatëse.

Abuzim tjetër është dhe mungesa në dosje e pagesës 2.3 milionë Euro, detyrim për sigurimin e kontratës koncesionare, ndërkohë që Veliaj i ka shtuar edhe 6.8% të vlerës totale të 23 milionë Euro normë fitimi për firmën, kur kjo është e përcaktuar brenda vlerës së kontratës.

A do merret SPAK me këto dosje të këtij përbindëshi pazaresh mafioze, apo do ta lejojë të rrafshojë edhe Bashkinë, Pallatin e Kulturës e monumentin “Skënderbej” dhe t’ia japë për gradacela “Ndraghet’a”-s e trafikantëve të tjerë?/Pamfleti

 


- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate

Më shumë

Showbiz

Skena të pazakonta në "Big Brother", Ola e lidhur me kabllo në lot! Gjesti e tërheq nga pas

Përplasjet mes Gjestit dhe Olës në shtëpinë e Big Brother VIP Albania 4 vazhdojnë të intensifikohen, duke sjell&eum ...

Tha se kishte tërheqje ndaj vajzave/ Motra e Krisës sqaron deklaratën e saj virale

"“Më shumë më ka shqetësuar jo për atë që ka thënë Krisa, po për komentet se u ekzagjerua ...

E goditi Gjestin në fytyrë, përjashtohet G Bani nga Big Brother

Pas goditjes që G Bani ia dha Gjestit mbrëmë gjatë provës në arena Storm, Big Brother erdhi me një vendim. Produksi ...

Jetë / Stil

Konsumi i përditshëm i kosit ul rrezikun e prekjes nga kjo sëmundje

Njerëzit që hanë kos çdo ditë kanë një rrezik më të ulët të zhvillimit të osteoporoz&eum ...

Si të kuptoni personalitetin dhe karakterin e dikujt me vetëm një pyetje

Takimi me njerëz të rinj është një nga gjërat më të mira në jetë. Çdo person i rëndë ...

Shurupi i kollës me shegë dhe mjaltë! Si ta përdorni për shërim të shpejtë

Kolla nuk duhet nënvlerësuar apo anashkaluar. Ajo shkakton vështirësi në sistemin imunitar dhe e drobit organizmin. Pasi dob& ...

Sport

Vdes në moshë të re gjyqtari i futbollit kosovar

Ka vdekur gjyqtari i futbollit, Rilind Berisha.Berisha ka vdekur të hënën, tha Forumi Rinor i Lidhjes Demokratike të Kosovës, ...

Liga Premier akuzon FIFA-n se ka shkuar “shumë larg” me zgjerimin e Kupës së Botës për Klube

Liga Premier e ka akuzuar FIFA-n se ka shkuar “shumë larg” me Kupën e Botës për Klube të zgjeruar këtë ...

Plisat e quajnë akt anti-kombëtar bashkëpunimin Shqipëri-Serbi

Tifo-grupi më i madh në shqiptari, “Plisat” kanë bërë një reagim pas Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) e ...
- Hapsirë reklamuese - Brain Inside Sh.P.K

Të fundit

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate