Dagz dhe Einxhel janë duke e shijuar lidhjen e tyre brenda shtëpisë së Big Brother VIP.
Me shumë puthje, përqafime madje edhe mëngjese romantike krahë njëri tjetrit, shkruan lajmi.net. E si duket edhe Einxhel tashmë po e shijon çdo moment së bashku me Dagz-in.
Sot ajo i ka bërë një dhuratë të veçantë atij, ku ai është befasuar pasi ka marrë dhuratën e parë nga ajo. Enxhel kishte ruajtur shkopinj nga darka me sushi në suitën ku patën shumë puthje dhe përqafime bashkë.
Dagz e ‘mbyti’ me puthje Enxhin e cila i thoshte se kishte lyer buzët. Të dy janë të nominuar për të marten së bashku me Ilirin dhe njëri nga të tre do të eliminohet.