Sipërmarrësi ikonë i teknologjisë dhe bashkëthemeluesi i Microsoft, Bill Gates është i fiksuar pas së ardhmes. Ai shpesh punon me shpikës dhe inovatorë të industrisë, lexon libra për të ardhmen e njerëzimit dhe financon projekte për të avancuar komunitetet.
Dhe bazuar në të dhënat që ka mbledhur, Gates arrin në përfundimin se njerëzit me tre background-e do të jenë më të kërkuarit nga sot e tutje: shkenca, inxhinieria dhe ekonomia.
Punëtorët e aftë në këto fusha do të jenë “agjentët e ndryshimit për të gjitha institucionet”, thotë Gates për redaktorin ekzekutiv të LinkedIn, Daniel Roth.
“Unë mendoj për njohuritë bazë të shkencave, aftësitë matematikore dhe ekonominë – shumë karriera në të ardhmen do të jenë shumë kërkuese për këto gjëra,” thotë Gates.
u nuk duhet të jeni ekspert në kodim ose në tabelën periodike, por aftësia për të menduar ashtu siç bëjnë këta ekspertë do t’ju ndihmojë jashtëzakonisht shumë.
“Nuk është e domosdoshme që ju do të shkruani kodin, por ju duhet të kuptoni se çfarë mund të bëjnë inxhinierët dhe çfarë nuk mund të bëjnë ata”, thotë bashkëthemeluesi i Microsoft.
Ata ka të ngjarë të revolucionarizojnë industrinë tuaj, thotë ai