Sot mbushen 11 vjet nga mbajtja e mbledhjes së parë së përbashkët midis Qeverisë së Kosovës dhe asaj të Shqipërisë në Prizren.
Kryeministrat Hashim Thaçi dhe Edi Rama e cilësuan mbledhjen si historike e cila ndodhte për herë të parë dhe shënonte kapitull të ri dhe dërgonte mesazhin e rajonit me kufi të hapur dhe pa barriera të së kaluarës.
Më 11 janar 2014 u nënshkrua deklarata për bashkëpunim dhe partneritet strategjik ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë, e cila përfshinte fushën e transportit dhe infrastrukturën dhe bashkëpunimin tregtar