Pasi theu kutinë e emergjencës, Aldo, banori i Big Brother VIP Albania 4, u takua me të bijën e tij.
I përmalluar për të parë vajzën pas tre javësh izolimi në BBV, ai u detyrua të thyente njërën nga kutitë e emergjencave.
Takimi ishte emocionues, ndërsa banorët e tjerë nuk i mbanin dot lotët.
Ashtu siç dihej, çdo kuti emergjence ka një ‘pasojë’, dhe takimi me një familjar do të dërgonte në televotim të përhershëm një prej banorëve.
Për këtë, Aldo zgjodhi që në televotim deri në fund të rrugëtimit të saj të ishte banorja Gerta Gixhari.