Jori dhe Briseida janë banorët më të rinj të shtëpisë së Big Brother Vip Albania.
Çifti u fut mbrëmë për herë të parë në shtëpi, ndërsa tërhoqën vëmendjen e publikut për historinë e tyre të dashurisë.
Ata thanë se janë njohur në TikTok dhe se Briseida mjeke në profesion është 10 vite më e madhe se Jori.
Në një bisedë me Rozana Radin, Jori zbuloi se si e pritën familjarët martesën e tyre me 10 vite diferencë.
Banori i BBV tha se për familjet ka qenë pak problem si fillim çështja e moshës dhe vendimi i tyre i nxituar, sipas familjarëve për t’u martuar, por që me kalimin e kohës ata e pranuan lidhjen e tyre.
“Ka qenë problemi i nxitimit dhe mosha ka qenë pak problem por jo se kanë thënë ndonjë gjë”, tha banori i BBV./E.P-dritare.net