Prokuroria Themelore e Mitrovicës ka kërkuar paraburgim për S.Q. nga fshati Llaushë të Skenderajt. i cili dyshohet se me dashje ka privuar nga jeta bashkëshorten e tij, L.Q., raporton Express Në njoftimin e Prokurorisë bëhet e ditur se pas një mosmarrëveshjeje të vazhdueshme me viktimën, i dyshuari ka nxjerrë armën nga xhepi i jaknës dhe ka shtënë gjashtë herë në drejtim të viktimës, të cilën e ka goditur në trup.