Sonte ka nisur edicioni i katërt i spektaklit më të madh në vend, “Big Brother VIP”. Që me mbarimin e edicionit të tretë, kurioziteti i publikut ka qenë i jashtëzakonshëm. Tre edicione mjaft të suksesshme të “Big Brother VIP” deri më tani me banorë mjaft të spikatur, që kanë përcjellë tek publiku emocione të forta.
Si banorja më e re Gerta Gixhari nis rrugëtimin e saj sonte në BBV. Ajo është një gazetare dhe moderatore shqiptare e njohur për punën e saj në televizion. Gerta është motra e aktores së njohur Olta Gixhari. Gjatë karrierës së saj, Gerta ka qenë e ftuar në emisione të ndryshme, ku ka ndarë përvojat dhe sfidat e saj profesionale.