9/3/2025 6:18:46 AM

Ish-ministri Reçica për deklaratën e Bislimit për 75 mijë vende pune: Problemi i papunësisë nuk zgjidhet me deklarata të tilla

Duhet të lexoni

Ish-ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skënder Reçica, për FrontOnline, ka komentuar deklaratën e zëvendëskryeministrit Besnik Bislimi, për krijimin e 75 mijë vendeve të punës nga Qeveria Kurti.

Reçica, e konsideron retorikë parazgjedhore këtë deklaratë, duke e vlerësuar se kanë bërë shumë premtime e pak realitet.

‘’Deklarata e zëvendëskryeministrit Besnik Bislimi për krijimin e 75 mijë vendeve të reja të punës dhe uljen e papunësisë nga 23.8% në 10.8% është tipike për retorikën e parafushatës zgjedhore, shumë premtime dhe pak realitet. Të gjithë e dimë se problemet e papunësisë dhe të tregut të punës në Kosovë nuk zgjidhen me deklarata të tilla’’ thotë ai.

Ish-ministri thotë se nëse analizohen rezultatet e Anketës së Fuqisë Punëtore, të publikuara në çdo vit, shihet një situate tjetër e cila është shumë komplekse dhe sfiduese.

‘’Nëse analizohen rezultatet e Anketës së Fuqisë Punëtore, të publikuara çdo vit dhe periodikisht gjatë vitit nga Agjencia e Statistikave të Kosovës, si dhe gjendja faktike në terren, shohim një situatë shumë më komplekse dhe sfiduese sesa ajo që paraqitet nga qeveria në kuadër të parafushatës. Punësimet e përkohshme, kontratat afatshkurtra ose me kushte të pasigurta nuk ofrojnë stabilitet ekonomik për punëtorët dhe nuk përmirësojnë cilësinë e jetës së tyre’’ potencon ai.

Reçica, thotë se deklaratat e tilla shpesh ndodhin para zgjedhjeve, për rregullim të imazhit publik.

’Shpesh, në periudha të ngjashme para zgjedhjeve, vendet e punës krijohen përkohësisht, me qëllim të përmirësimit të imazhit publik të qeverisë, pa ndonjë ndikim të vërtetë në mirëqenien e qytetarëve. Në vend që të publikohen shifra të përshtatshme në letër, qeveria duhet të përballet me realitetin, papunësia mbetet një problem i pazgjidhur dhe shumica e vendeve të punës nuk ofrojnë as siguri dhe as dinjitet për qytetarët tanë. Ky është një skenar i njohur, retorikë para zgjedhjeve dhe zhgënjim pas tyre’’ shtoj ai për FrontOnline.


- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate

Më shumë

Showbiz

Rudina Dembacaj thyen heshtjen, flet për fejesën me Eduart Grishaj

Rudina Dembacaj dhe marrëdhëniet e saj kanë qenë gjithmonë një temë mjaft e bujshme në median rozë.Por n& ...

Aksidentohet Osmani i “Stupcave”, kjo është gjendja e tij shëndetësore

Një aksident trafiku ka ndodhur minuta më parë në rrugën Prishtinë -Gjilan, saktësish në Graçanicë ...

Venera Lumani dhe Lind Islami bëhen prindër për herë të parë! Ja emri që i kanë vendosur djalit!

Një kapitull i ri ka nisur për çiftin Venera Lumani dhe Lind Islami, të cilët janë bërë prindër pë ...

Jetë / Stil

Konsumi i përditshëm i kosit ul rrezikun e prekjes nga kjo sëmundje

Njerëzit që hanë kos çdo ditë kanë një rrezik më të ulët të zhvillimit të osteoporoz&eum ...

Si të kuptoni personalitetin dhe karakterin e dikujt me vetëm një pyetje

Takimi me njerëz të rinj është një nga gjërat më të mira në jetë. Çdo person i rëndë ...

Shurupi i kollës me shegë dhe mjaltë! Si ta përdorni për shërim të shpejtë

Kolla nuk duhet nënvlerësuar apo anashkaluar. Ajo shkakton vështirësi në sistemin imunitar dhe e drobit organizmin. Pasi dob& ...

Sport

Tensione në Paris para ndeshjes PSG – Aston Villa, përleshen tifozët

Në prag të ndeshjes së shumëpritur të Ligës së Kampionëve mes Paris Saint-Germainit dhe Aston Villës jan& ...

Salah drejt largimit, Liverpooli përgatitë 140 milionë euro për yllin e Realit

Liverpool po përgatitet për largimin e mundshëm të Mohamed Salah duke ofruar 140 milionë euro për Rodrygo Goes të R ...

Pjesë e Bayern Munich prej 25 vitesh, Muller njofton largimin

Thomas Muller do të largohet nga Bayern Munich në fund të sezonit. Sulmuesi njoftoi këtë të Shtunë se janë mua ...
- Hapsirë reklamuese - Brain Inside Sh.P.K

Të fundit

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate