11/21/2024 7:29:18 AM

Gjykata e BE-së vendos se policia mund të aksesojë të dhënat e telefonave edhe pa dyshime për krime serioze

Duhet të lexoni

Gjykata e Drejtësisë e Bashkimit Evropian (BE) ka vendosur se policia evropiane mund të aksesojë të dhënat e telefonave celular edhe kur individët nuk dyshohen për krime të rënda, transmeton Anadolu.

Gjykata e Drejtësisë vendosi se kufizimi i aksesit të policisë në të dhënave telefonave celular vetëm në rastet që përfshijnë krime të rënda do të minonte kompetencat hetuese të zbatimit të ligjit.

Gjykata theksoi se kufizime të tilla mund të çojnë në një “rritje të rrezikut të mos ndëshkimit për veprat penale”.

Megjithatë, gjyqtarët vendosën që qasja në të dhënat e telefonit celular ende duhet të jetë subjekt i shqyrtimit gjyqësor paraprak nga një autoritet i pavarur, me përjashtim të rrethanave më urgjente.

Vendimi rrjedh nga një rast në Austri, ku policia sekuestroi celularin e një individi që kishte një pako me 85 gramë kanabis.

Personi i paidentifikuar e kundërshtoi sekuestrimin, me argumentin se aksesi në të dhënat e telefonit celular të tij ishte në disproporcion me krimin që ai dyshohej se kishte kryer.

Grupi ‘Të drejtat digjitale evropiane’ kritikoi vendimin, duke paralajmëruar për implikimet më të gjera për privatësinë.

Në një analizë vitin e kaluar, grupi i të drejtave theksoi rreziqet e aksesit në të dhënat e telefonit celular, duke shtuar se nuk ka asnjë mënyrë teknike për të kufizuar aksesin e policisë në informacione specifike në pajisje.

Kjo do të thotë se autoritetet mund të kenë potencialisht akses të plotë në të gjitha të dhënat personale të ruajtura në telefon, duke përfshirë kontaktet, mesazhet dhe fotot.

Vendimi i gjykatës evropiane duket se do të nxisë debate mbi privatësinë dhe sigurinë, pasi qasja e policisë në pajisjet personale po bëhet një shqetësim në rritje në të gjithë BE-në.


- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate

Më shumë

Showbiz

Aktorja e njohur bëhet nënë për herë të parë, sjell në jetë djalin e saj

Aktorja e njohur Margot Robbie është bërë nënë për herë të parë. Ajo ka sjellë në jetë ...

“O qeli im” – Gresa puth Vullnetin në kokë, pasi hoqi flokët për të realizuar provën javore

Banorët e shtëpisë së Big Brother VIP Kosova u përballën me një provë javore që kërkonte heqjen e qi ...

Dedikim për Xhensilën? Bes Kallaku thyen HESHTJEN pas zhurmës në rrjet me këngët e tij!

Bes Kallaku, një prej emrave më të përfolur të momentit në showbiz-in shqiptar ka folur për herë të par&e ...

Jetë / Stil

Nuk është paraja! Studimi i fundit tregon se çfarë i bën njerëzit të lumtur

“Jemi kafshë sociale”, thoshte Aristoteli mijëra vjet më parë. E jeta nuk ka ndryshuar shumë që atëher& ...

Ndryshimi i orës po dëmton shëndetin e njerëzve – ekspertët ngrenë alarmin: Të mbahet gjithmonë ora dimërore

Në orën 03:00 të mëngjesit, në datën 27 tetor, akrepat e orës do të kthehen 60 minuta mbrapa, duke shënju ...

5 përfitimeve të rozmarinës: ilaçe natyrale për shëndetin dhe mirëqenien tuaj

Rozmarina është një barishte që është dashur me shekuj, jo vetëm për cilësitë e saj aromatike, por e ...

Sport

Investim për të ardhmen, Real Madrid vihet pas Kobbie Mainoo

Ishte padyshim vendimtar, me golin e tij, ndaj “Të Kuqve” të Liverpool. I lindur në vitin 2005, “fantazisti” an ...

Shqipëria gjobitet rëndë nga UEFA

Shqipëria u gjobit për shkak të hedhjeve të sendeve në fushë nga tifozët “kuqezi” dhe për transmet ...

Arsenali mposhtet nga Newcastle United

Arsenali është mposhtur 1-0 në udhëtim te Newcastle United në ndeshjen e vlefshme për xhiron e 10-të në Lig&eu ...
- Hapsirë reklamuese - Brain Inside Sh.P.K

Të fundit

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate