12/21/2024 12:33:08 PM

Pse duhet t'i hani mollët jeshile, ja përfitimet direkte për shëndetin

Duhet të lexoni

Mollët jeshile mund të jenë njësoj të shëndetshme me mollët e kuqe, por mollët jeshile janë një frut i shëndetshëm që ofron shumë përfitime për organizmin dhe lëkurën.

Ato janë të pasura me fibër, minerale dhe vitamina. Përfitimet që vijnë nga këto fruta janë të larmishme. 

Përmirësojnë tretjen

Mollët jeshile me gjithë lëkurë përmbajnë shumë fibër dhe përmirësojnë tretjen. Kur të hani mollë jeshile, hajeni me gjithë lëkurë për të marrë dyfishin e vlerave.

Molla jeshile ndihmon në procesin e pastrimit dhe e mban mëlçinë të shëndetshme e të mbrojtur. Lajeni mirë përpara se ta hani, duke përdorur sodë buke ose uthull të tretur në ujë.

Mollët jeshile janë të pasura me vitaminë K, e dobishme kundër mpiksjes së gjakut.

Burim i pasur i vitaminës A dhe C

Mollët jeshile janë një burim i shkëlqyer i vitaminës C që mbron qelizat nga radikalet e lira dhe ul rrezikun e qelizave të dëmshme. Ato gjithashtu përmbajnë shumë vitaminë A, që ndihmon në mirëmbajtjen e shikimit.

Mollët janë të mira për kockat

Mollët jeshile janë të pasura me kalçium. Ekspertët thonë se ngrënia e një molle në ditë forcon kockat dhe dhëmbët.

Mollët kundër plakjes

Mollët jeshile kanë vlera të tjera të rëndësishme për ngadalësimin e plakjes dhe për bukurinë. Ato ndihmojnë në ushqimin e lëkurës dhe në eliminimin e rrathëve të zinj të syve.

Nëse filloni tani të konsumoni mollë rregullisht, do të shikoni një përmirësim të lëkurës në pak ditë. Nëse mollën jeshile e hani në mëngjes me stomakun bosh do të ndihmoni organizmin të kryejë funksionet më mirë.

Fibra që do të merrni në fillim të ditës do të pastrojë zorrët dhe do t’ju bëjë të ndiheni të ngopur. Nëse e hani mollën në mëngjes do të merrni mjaftueshëm kalium për të mbajtur ritmin kardiak të qëndrueshëm gjatë ditës.

  • Tags

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate

Më shumë

Showbiz

Aktorja e njohur bëhet nënë për herë të parë, sjell në jetë djalin e saj

Aktorja e njohur Margot Robbie është bërë nënë për herë të parë. Ajo ka sjellë në jetë ...

“O qeli im” – Gresa puth Vullnetin në kokë, pasi hoqi flokët për të realizuar provën javore

Banorët e shtëpisë së Big Brother VIP Kosova u përballën me një provë javore që kërkonte heqjen e qi ...

Dedikim për Xhensilën? Bes Kallaku thyen HESHTJEN pas zhurmës në rrjet me këngët e tij!

Bes Kallaku, një prej emrave më të përfolur të momentit në showbiz-in shqiptar ka folur për herë të par&e ...

Jetë / Stil

Pesë shenja që tregojnë se nuk po i lani flokët mjaftueshëm

Është e vështirë të përgjithësohet se sa shpesh duhet t’i lani flokët, por ka disa shenja paralajmë ...

Jeni sëmurë apo jo? Këtë e kuptoni përmes gjuhës, ja si!

Nxjerrja e gjuhës jashtë është një formë përshëndetjeje në Tibet, ndërsa në shumë vende t& ...

Kur do të ndryshojë ora në tetor, ky është vendimi i fundit

Ora do të ndryshojë përsëri edhe këtë vit. Akrepat do të kthehen përsëri për një orë ...

Sport

Investim për të ardhmen, Real Madrid vihet pas Kobbie Mainoo

Ishte padyshim vendimtar, me golin e tij, ndaj “Të Kuqve” të Liverpool. I lindur në vitin 2005, “fantazisti” an ...

Shqipëria gjobitet rëndë nga UEFA

Shqipëria u gjobit për shkak të hedhjeve të sendeve në fushë nga tifozët “kuqezi” dhe për transmet ...

Arsenali mposhtet nga Newcastle United

Arsenali është mposhtur 1-0 në udhëtim te Newcastle United në ndeshjen e vlefshme për xhiron e 10-të në Lig&eu ...
- Hapsirë reklamuese - Brain Inside Sh.P.K

Të fundit

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate