Prodhuesi amerikan i automjeteve, Ford, të mërkurën ka raportuar rritjen më të dobët në shitjet e automjeteve të reja në tremujorin e tretë, raportoi Reuters.
Aksionet e kompanisë kanë rënë rreth 2 për qind në fillim të tregtimit.
Prodhuesit e mëdhenj të automjeteve në Shtetet e Bashkuara, duke përfshirë Toyotan dhe General Motors, raportuan shitje më të dobëta për tremujorin e fundit të martën.
Stellantis ka raportuar gjithashtu një rënie prej 20 për qind në shitjet tremujore në SHBA të mërkurën dhe shtoi se do të vazhdojë të ndërmarrë veprimet e nevojshme për të nxitur shitjet dhe për t’u përgatitur për ardhjen e modeleve të 2025-tës.
Në përgjithësi, shitjet e automjeteve të reja në SHBA gjatë muajit shtator qëndruan në rreth 1.17 milionë njësi, që përfaqëson një normë vjetore të rregulluar sezonalisht prej 15.77 milionë njësi, sipas të dhënave të lëshuara nga Wards Intelligence të martën.