8/26/2025 9:40:11 PM

Rusia pushton qytetin ukrainas Vuhledar pas dy vitesh rezistencë

Duhet të lexoni

Trupat ruse duket se kanë marrë nën kontroll qytetin lindor të Ukrainës, Vuhledar, i ndodhur në majë të një kodre me rëndësi taktike. Forcat ukrainase u kishin rezistuar sulmeve intensive në Vuhledar që kur Rusia nisi agresionin e saj në vitin 2022. Përparimi i forcave të Moskës, të cilat kontrollojnë rreth një të pestën e Ukrainës, ka nënvizuar epërsinë e madhe të Rusisë në njerëz dhe pajisje, ndërsa Ukraina kërkon më shumë armë nga aleatët perëndimorë. Analistët megjithatë thonë se humbja e një beteje nuk nënkupton që Ukraina nuk do të jetë në gjendje të fitojë luftën.

Komanda ushtarake lindore e Ukrainës tha se kishte urdhëruar tërheqjen nga qyteti me rëndësi strategjike për të shmangur rrethimin nga trupat ruse dhe për të “ruajtur personelin dhe pajisjet ushtarake”.

“Ne po bëjmë të gjitha përpjekjet për të siguruar tërheqjen taktike të këmbësorisë, por po përballemi me sulme të vazhdueshme. Situata është jashtëzakonisht e vështirë”, thotë Andriy Nazarenko Komandanti i Batalionit të Dronëve të Brigadës së 72-të Mekanike të ushtrisë ukrainase.

Ministria ruse e mbrojtjes nuk e përmendi Vuhledarin në raportin e saj të përditshëm të fushëbetejës.

Kanalet ruse në aplikacionin Telegram publikuan video të trupave duke valëvitur flamurin rus mbi ndërtesat e shkatërruara.

Qyteti, i cili kishte një popullsi prej mbi 14,000 banorësh para luftës, me ndërtesa banimi të epokës sovjetike, është shkatërruar.

Asnjëra palë nuk konfirmon humbje dhe të dy shtetet zakonisht thonë se pala kundërshtare kishte paguar një çmim të lartë njerëzor në betejën për qytetin.

“Tërheqja nuk është çështje ditësh apo javësh, por çështje orësh. Tërheqja do të ndodhë së shpejti pasi ukrainasit nuk do të mund ta mbajnë Vuhledarin në këto rrethana”, tha Oleksander Kovalenko, analist ushtarak.

Gazeta ‘Moskovsky Komsomolets’ njoftoi më pas se forcat e fundit ukrainase e kishin braktisur qytetin të martën në mbrëmje.

Presidenti Vladimir Putin ka thënë se qëllimi kryesor taktik i Rusisë është të marrë nën kontroll të gjithë rajonin e Donbasit duke përfshirë provincat Donetsk dhe Luhansk në Ukrainën juglindore.

Rusia kontrollon rreth 80% të Donbasit.

Pavarësisht humbjes së Vuhledarit, zëvendësdrejtoresha e programit për Rusinë në organizatën britanike ‘Chatham House’, Orysia Lutsevich thotë se avancimi rus në fushëbetejë është shumë i ngadalshëm dhe se Ukrainasit gjithashtu kanë shënuar një sukses të madh kur morën nën kontroll mbi 1 mijë kilometra katror të territorit rus Kursk.

“Një betejë e humbur nuk do të thotë se lufta është e humbur/ Ukrainasit kanë marrë një pjesë të madhe të territorit rus nën kontroll. Është e vërtetë që kjo nuk ka ndikuar për ndryshimin e gjendjes në rajonin e Donbasit, por kjo mund të ketë ndaluar përparimin e trupave ruse në rajonin Sumy. Duhet ta shohim situatën në përgjithësi, jo vetëm nga këndvështrimi i një pjese të frontit”, thotë zonja Lutsevich.

Ajo shton se Kremlini, i cili e ka injoruar inkursionin ukrainas brenda Rusisë, do ta shfrytëzojë kapjen e Vuhledarit për të rritur moralin brenda vendit si dhe për të shtuar dezinformimin.

“Ne padyshim do të shohim një rritje të dezinformimit rus drejt perëndimit. Ata do të thonë ‘shihni ndihma ushtarake perëndimore është e kotë pasi Rusia megjithatë po fiton’. Mendoj se vështirësia me të cilën përballet Ukraina është ndihma perëndimore që po vjen me vonesë siç e shohim edhe me kërkesën e ukrainasve për t’u lejuar të kryejnë sulme me armë me rreze të gjatë”, thotë analistja Orysia Lutsevich.

Kontrolli mbi Vuhledarin, i cili shtrihet në kryqëzimin e fushëbetejës lindore dhe jugore megjithatë është i rëndësishëm për faktin se gjendet pranë një linje hekurudhore që lidh Gadishullin e Krimesë tanimë të pushtuar me rajonin e Donbasit.

OPERACIONI I VRULLSHËM RUS QË MORI VUHLEDAR-IN

Që kur Rusia dërgoi ushtrinë e saj në Ukrainë në shkurt të vitit 2022, lufta kryesisht është bërë përmes goditjeve të artilerisë dhe dronëve përgjatë një fronti shumë të fortifikuar prej 1000 km.

Por në muajin gusht, fushëbeteja u bë shumë më dinamike: Ukraina shpërtheu kufirin rus në rajonin Kursk duke marrë nën kontroll një pjesë të territorit të Rusisë. Trupat ruse në anën tjetër filluan të përparojnë më shpejt se më parë në Ukrainën lindore.

Forcat ruse kanë përparuar drejt perëndimit në pika kyçe përgjatë rreth 150 kilometrave të frontit në rajonin e Donetsk-ut.

Rusia ka përdorur taktika për të kapur dhe më pas shtrënguar bastionet ukrainase. Pamjet nga zona treguan bombardime intensive të qytetit me artileri dhe bomba.

Kontrolli i Vuhledarit, i cili shtrihet në kryqëzimin e fushëbetejës lindore dhe jugore, është i rëndësishëm sepse do të lehtësojë përparimin e Rusisë ndërsa përpiqet të depërtojë më thellë pas linjave mbrojtëse të Ukrainës.

Blogerët rusë thanë se Rusia tani mund të përpiqet të përparojë drejt Velyka Novosilkas, mbi 30 km më në perëndim.

Forcat ruse aktualisht kontrollojnë 98.5% të rajonit të Luhanskut dhe 60% të rajonit të Donetskut.


- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate

Më shumë

Showbiz

Rudina Dembacaj thyen heshtjen, flet për fejesën me Eduart Grishaj

Rudina Dembacaj dhe marrëdhëniet e saj kanë qenë gjithmonë një temë mjaft e bujshme në median rozë.Por n& ...

Aksidentohet Osmani i “Stupcave”, kjo është gjendja e tij shëndetësore

Një aksident trafiku ka ndodhur minuta më parë në rrugën Prishtinë -Gjilan, saktësish në Graçanicë ...

Venera Lumani dhe Lind Islami bëhen prindër për herë të parë! Ja emri që i kanë vendosur djalit!

Një kapitull i ri ka nisur për çiftin Venera Lumani dhe Lind Islami, të cilët janë bërë prindër pë ...

Jetë / Stil

Konsumi i përditshëm i kosit ul rrezikun e prekjes nga kjo sëmundje

Njerëzit që hanë kos çdo ditë kanë një rrezik më të ulët të zhvillimit të osteoporoz&eum ...

Si të kuptoni personalitetin dhe karakterin e dikujt me vetëm një pyetje

Takimi me njerëz të rinj është një nga gjërat më të mira në jetë. Çdo person i rëndë ...

Shurupi i kollës me shegë dhe mjaltë! Si ta përdorni për shërim të shpejtë

Kolla nuk duhet nënvlerësuar apo anashkaluar. Ajo shkakton vështirësi në sistemin imunitar dhe e drobit organizmin. Pasi dob& ...

Sport

Tensione në Paris para ndeshjes PSG – Aston Villa, përleshen tifozët

Në prag të ndeshjes së shumëpritur të Ligës së Kampionëve mes Paris Saint-Germainit dhe Aston Villës jan& ...

Salah drejt largimit, Liverpooli përgatitë 140 milionë euro për yllin e Realit

Liverpool po përgatitet për largimin e mundshëm të Mohamed Salah duke ofruar 140 milionë euro për Rodrygo Goes të R ...

Pjesë e Bayern Munich prej 25 vitesh, Muller njofton largimin

Thomas Muller do të largohet nga Bayern Munich në fund të sezonit. Sulmuesi njoftoi këtë të Shtunë se janë mua ...
- Hapsirë reklamuese - Brain Inside Sh.P.K

Të fundit

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate