8/26/2025 6:49:40 PM

Dogjën karriget, ndëshkohen 24 deputetët e PD-së! Bardhi, Noka e Nallbati përjashtohen 2 muaj

Duhet të lexoni

Tirane - Sekretariati i Etikës i Parlamentit shqiptar ndëshkoi mbrëmjen e sotme me 'përjashtim' 24 deputetët e Partisë Demokratike të cilët bllokuan seancën plenare të 30 shtatorit 2024 duke shkaktuar kaos, hedhur sende të forta dhe djegur karriget me benzinë.

Dogjën karriget, ndëshkohen 24 deputetët e PD-së! Bardhi,

Për 2 zjarrëvënësit e karrigeve të deputetëve, në oborrin e Kuvendit, sekretarin e Përgjithshëm të PD-së, Flamur Noka e Bledion Nallbati masa ishte përjashtim për 60 ditë nga punimet e Kuvendit.

Dy muaj përjashtim ishte edhe për kryetarin e grupit të PD-së, Gazment Bardhi i cili  qëlloi me këmbën e karriges në drejtim të kryetares së Kuvendit Elisa Spiropali.

Ndërsa për 20 deputetët e tjerë që ndihmuan skenarin e kaosit, duke tërhequr karriget në drejtim të oborrit të parlamentit, aty ku edhe iu vu flaka,u dha përjashtim 40 ditë. Vetëm për Edi Palokën, në mesin e 24 të ndëshkuarve pati amnisti, pasi ky i fundit u përjashtua me 10 ditë kalendarike nga jeta parlamentare.

Anëtarëve socialistë në Sekretariatin e Etikës, iu deshën TRI orë, kohë - gjatë të cilës u bë dhe kqyrja e pamjeve filmike - për të vulosur përjashtimin e 24 deputetëve të opozitës nga parlamenti, si ndëshkim për kaosin dhe zjarrin që i vunë karrigeve në seancën e së hënës. 


- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate

Më shumë

Showbiz

Rudina Dembacaj thyen heshtjen, flet për fejesën me Eduart Grishaj

Rudina Dembacaj dhe marrëdhëniet e saj kanë qenë gjithmonë një temë mjaft e bujshme në median rozë.Por n& ...

Aksidentohet Osmani i “Stupcave”, kjo është gjendja e tij shëndetësore

Një aksident trafiku ka ndodhur minuta më parë në rrugën Prishtinë -Gjilan, saktësish në Graçanicë ...

Venera Lumani dhe Lind Islami bëhen prindër për herë të parë! Ja emri që i kanë vendosur djalit!

Një kapitull i ri ka nisur për çiftin Venera Lumani dhe Lind Islami, të cilët janë bërë prindër pë ...

Jetë / Stil

Konsumi i përditshëm i kosit ul rrezikun e prekjes nga kjo sëmundje

Njerëzit që hanë kos çdo ditë kanë një rrezik më të ulët të zhvillimit të osteoporoz&eum ...

Si të kuptoni personalitetin dhe karakterin e dikujt me vetëm një pyetje

Takimi me njerëz të rinj është një nga gjërat më të mira në jetë. Çdo person i rëndë ...

Shurupi i kollës me shegë dhe mjaltë! Si ta përdorni për shërim të shpejtë

Kolla nuk duhet nënvlerësuar apo anashkaluar. Ajo shkakton vështirësi në sistemin imunitar dhe e drobit organizmin. Pasi dob& ...

Sport

Tensione në Paris para ndeshjes PSG – Aston Villa, përleshen tifozët

Në prag të ndeshjes së shumëpritur të Ligës së Kampionëve mes Paris Saint-Germainit dhe Aston Villës jan& ...

Salah drejt largimit, Liverpooli përgatitë 140 milionë euro për yllin e Realit

Liverpool po përgatitet për largimin e mundshëm të Mohamed Salah duke ofruar 140 milionë euro për Rodrygo Goes të R ...

Pjesë e Bayern Munich prej 25 vitesh, Muller njofton largimin

Thomas Muller do të largohet nga Bayern Munich në fund të sezonit. Sulmuesi njoftoi këtë të Shtunë se janë mua ...
- Hapsirë reklamuese - Brain Inside Sh.P.K

Të fundit

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate