9/7/2025 1:41:13 AM

Politikani i njohur paralajmëron për një rrezik në Ballkan

Duhet të lexoni

Formimi i një koalicioni pas zgjedhjeve të së dielës në Austri do të marrë kohë, por një koalicion me liderin fitues të Partisë së Lirisë së ekstremit të djathtë, Herbert Kickl, është jorealist. Kështu tha presidenti i Lëvizjes Pan-Europiane të Austrisë, Rainhard Kloucek në një intervistë për Fenën, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Ai thotë se rezultati i zgjedhjeve, në të cilat FPÖ fitoi rreth 29 për qind të votave, nuk ishte surprizë.

“Qeveria e koalicionit midis Partisë Popullore (ÖVP) dhe të Gjelbërve ishte jashtëzakonisht jopopullore. Të Gjelbrit kishin agjendën e tyre, Partia Popullore (edhe pse partia më e madhe në qeveri) ishte shumë e dobët dhe shumica e votuesve dhe anëtarëve të partisë së tyre nuk e pëlqenin këtë koalicion”, tha ai.

I pyetur nëse është e mundur një qeveri e ekstremit të djathtë, Kloucek deklaron se të gjitha partitë, përveç FPÖ, thanë para zgjedhjeve dhe e përsëritën të dielën në mbrëmje, se nuk do të formonin një qeveri me FPÖ nën udhëheqjen e Herbert Kickl.

I pyetur se çfarë do të thotë kjo për Ballkanin Perëndimor, ai thekson se FPÖ është në kontakt të ngushtë me Serbinë dhe në Republika Srpska ka lidhje të ngushta me Dodik.

“Ky është me të vërtetë një kërcënim për stabilitetin në BeH dhe në të gjithë rajonin, sepse ata kanë një marrëveshje për bashkëpunim edhe me partinë e Putinit. Nga ana tjetër, duhet të përballemi me faktin se kemi grupe emigrantësh nga këto zona që janë në bashkëpunim të ngushtë me FPÖ. Jo vetëm serbët. Në përgjithësi, do të thoja se Austria ka qenë një mbështetëse e madhe e rajonit të Ballkanit Perëndimor në të kaluarën. Mendoj për Alois Mock, i cili ka qenë Ministër i Jashtëm përpara se të hynte në BE. Sot shohim ose dëgjojmë shumë retorika të këndshme, por jo veprime reale. Austria nuk do të ishte një vend që ndalon zgjerimin për vendet e Ballkanit Perëndimor. Edhe me FPÖ në qeveri, do të shihnim më shumë turbulenca” – tha Rainhard Kloucek, president i Lëvizjes Pan-Europiane të Austrisë.

  • Tags

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate

Më shumë

Showbiz

Rudina Dembacaj thyen heshtjen, flet për fejesën me Eduart Grishaj

Rudina Dembacaj dhe marrëdhëniet e saj kanë qenë gjithmonë një temë mjaft e bujshme në median rozë.Por n& ...

Aksidentohet Osmani i “Stupcave”, kjo është gjendja e tij shëndetësore

Një aksident trafiku ka ndodhur minuta më parë në rrugën Prishtinë -Gjilan, saktësish në Graçanicë ...

Venera Lumani dhe Lind Islami bëhen prindër për herë të parë! Ja emri që i kanë vendosur djalit!

Një kapitull i ri ka nisur për çiftin Venera Lumani dhe Lind Islami, të cilët janë bërë prindër pë ...

Jetë / Stil

Konsumi i përditshëm i kosit ul rrezikun e prekjes nga kjo sëmundje

Njerëzit që hanë kos çdo ditë kanë një rrezik më të ulët të zhvillimit të osteoporoz&eum ...

Si të kuptoni personalitetin dhe karakterin e dikujt me vetëm një pyetje

Takimi me njerëz të rinj është një nga gjërat më të mira në jetë. Çdo person i rëndë ...

Shurupi i kollës me shegë dhe mjaltë! Si ta përdorni për shërim të shpejtë

Kolla nuk duhet nënvlerësuar apo anashkaluar. Ajo shkakton vështirësi në sistemin imunitar dhe e drobit organizmin. Pasi dob& ...

Sport

Tensione në Paris para ndeshjes PSG – Aston Villa, përleshen tifozët

Në prag të ndeshjes së shumëpritur të Ligës së Kampionëve mes Paris Saint-Germainit dhe Aston Villës jan& ...

Salah drejt largimit, Liverpooli përgatitë 140 milionë euro për yllin e Realit

Liverpool po përgatitet për largimin e mundshëm të Mohamed Salah duke ofruar 140 milionë euro për Rodrygo Goes të R ...

Pjesë e Bayern Munich prej 25 vitesh, Muller njofton largimin

Thomas Muller do të largohet nga Bayern Munich në fund të sezonit. Sulmuesi njoftoi këtë të Shtunë se janë mua ...
- Hapsirë reklamuese - Brain Inside Sh.P.K

Të fundit

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate