11/28/2024 5:49:01 PM

Vuani nga sinoziti?! Ja se çfarë duhet të bëni për të pasur një frymëmarrje të qetë!

Duhet të lexoni

Sinoziti shoqërohet me komplikacione të ndryshme si dhimbje koke, gërrhitje apo vështirësi në frymëmarrje. Në disa raste, ky inflamacion mund të shkaktojë probleme të rënda si meningjiti. Sinoziti akut zgjat për 4 javë ose më pak ndërkohë që sinoziti kronik mund të zgjasë 8 javë ose më shumë. Lajmi i mirë është që ju mund të përgatisni disa kura të mira në shtëpi për të trajtuar këtë problem shëndetësor. Ju duhet të shmangni disa ushqime që nxisin simptomat siç janë ushqimet e skuqura, produktet e bulmetit si kosi, djathi, akulloret orizi, mishi dhe erëzat aromatike. Qëndroni larg çokollatës, sheqerit dhe pijeve të ftohta. Ushqimet e pasura me vitaminë

Pini ujë, çaj apo lëngje pa sheqer që të jeni më të hidratuar. Këto lëngje ndihmojnë në hollimin e sekrecioneve dhe zbusin irritimet inflamatore. Shmangni alkolin, kafeinën dhe duhanin. Erëzat me aromë të ndezur si piperi djegës ndihmojnë në shpërbërjen dhe nxjerrjen e sekrecioneve. Rrepa e bardhë pikante mund të përzihet me uthullën dhe lëngun e limonit për të krijuar një eliksir të shkëlqyer kundër sinozitit. Ju mund të mbani çerek luge çaji me rrepë të bardhë të grirë në gojë për disa minuta që të përfitoni nga aroma e fortë.

Përdorni tre pika me vaj rozmarine ose pishe së bashku me tre pika me vaj nenexhiku dhe 2 pika vaj eukalipti në një tenxhere me ujë të valuar. Ju mund të përdorni edhe tre pika me vaj rozmarine, me një pikë vaj trumze dhe nenexhiku në ujin e valuar. Mbani kokën mbi ujin e valuar duke e mbuluar me peshqir dhe nuhasni avullin. Të dyja janë të pasura me substanca kundër inflamacionit. Ju mund t’i përdorni në çaj të ngrohtë për të çliruar rrugët e bllokuara nga sinoziti dhe do të ndiheni mirë menjëherë. Nga të dhënat sugjerohet që të përdorni lëng të freskët xhenxhefili me një lugë çaji me mjaltë dhe ta konsumoni dy ose tre herë në ditë.

Uthulla e mollës është një përbërës natyral me shumë përfitime shëndetësore. Përdorni dy ose tre lugë gjelle me uthull molle të pafiltruar të tretur në një filxhan me ujë që të zhbllokoni rrugët e frymëmarrjes dhe të tresni sekrecionet. Këtë çaj mund ta përzieni edhe me limon dhe mjaltë sipas dëshirës.

Supa me mish pule apo perime është një alternativë shumë e mirë. Avulli i supës është kurues shumë i mirë kundër sinozitit. Hidhni gjysëm luge çaji me kripë në gjysëm gote me ujë të ngrohtë. Tretësirën mund ta hidhni në një shiringë (pa gjilpërë) dhe të hidhni nga pesë pika në secilën flegër të hundës duke lehtësuar kalimin e sekrecionit në flegrën tjetër nëpërmjet lëvizjes së kokës. Në këtë mënyrë do të zbusni sinozitin dhe largoni bakteret dhe substancat irrituese nga rrugët e frymëmarrjes.


- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate

Më shumë

Showbiz

“O qeli im” – Gresa puth Vullnetin në kokë, pasi hoqi flokët për të realizuar provën javore

Banorët e shtëpisë së Big Brother VIP Kosova u përballën me një provë javore që kërkonte heqjen e qi ...

Dedikim për Xhensilën? Bes Kallaku thyen HESHTJEN pas zhurmës në rrjet me këngët e tij!

Bes Kallaku, një prej emrave më të përfolur të momentit në showbiz-in shqiptar ka folur për herë të par&e ...

Xuxi, Vullnetit: Boll burrë ke dalë, hallall të qoftë që u puthe me Gresën

Xuxi e ka biseduar me Vullnetin puthjen që ky i fundit e shkëmbeu me Gresën.Ai i tha Vullnetit se “boll burrë ke dalë q ...

Jetë / Stil

Pesë shenja që tregojnë se nuk po i lani flokët mjaftueshëm

Është e vështirë të përgjithësohet se sa shpesh duhet t’i lani flokët, por ka disa shenja paralajmë ...

Jeni sëmurë apo jo? Këtë e kuptoni përmes gjuhës, ja si!

Nxjerrja e gjuhës jashtë është një formë përshëndetjeje në Tibet, ndërsa në shumë vende t& ...

Kur do të ndryshojë ora në tetor, ky është vendimi i fundit

Ora do të ndryshojë përsëri edhe këtë vit. Akrepat do të kthehen përsëri për një orë ...

Sport

Investim për të ardhmen, Real Madrid vihet pas Kobbie Mainoo

Ishte padyshim vendimtar, me golin e tij, ndaj “Të Kuqve” të Liverpool. I lindur në vitin 2005, “fantazisti” an ...

Shqipëria gjobitet rëndë nga UEFA

Shqipëria u gjobit për shkak të hedhjeve të sendeve në fushë nga tifozët “kuqezi” dhe për transmet ...

Arsenali mposhtet nga Newcastle United

Arsenali është mposhtur 1-0 në udhëtim te Newcastle United në ndeshjen e vlefshme për xhiron e 10-të në Lig&eu ...
- Hapsirë reklamuese - Brain Inside Sh.P.K

Të fundit

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate