Shpesh, kur ndjeni ankth të fortë, ju sugjerohet të merrni frymë thellë. E njëjta gjë kur jeni në një mjedis natyror, për të mbushur mushkëritë tuaja me oksigjen të çmuar. Por si do të merrni frymë thellë nëse nuk keni mushkëri të forta? Peizazhet e mëdha urbane, me atmosferën e tyre të ndotur, si dhe zakonet e dëmshme, si pirja e duhanit, dëmtojnë shëndetin e mushkërive tuaja, duke rritur rrezikun e sëmundjeve të mushkërive.
Një studim i ri thotë se mund të mbroni shëndetin e mushkërive me një vitaminë të caktuar, por sigurisht nëpërmjet ushqyerjes së duhur.
Hulumtimet e publikuara në ERJ Open Research sugjerojnë në mënyrë specifike se ata që nuk marrin sasi të mjaftueshme të vitaminës K mund të jenë në rrezik për shëndetin e dobët të mushkërive. Mungesa e vitaminës është shoqëruar, në veçanti, me gjendje të tilla si astma dhe sëmundja kronike obstruktive pulmonare (COPD).
Deri më tani, dihej se vitamina K, një lëndë ushqyese thelbësore që gjendet kryesisht në perimet me gjethe jeshile, vajrat vegjetale dhe drithërat, është jetike për koagulimin e gjakut, duke ndihmuar në shërimin e plagëve. Roli i saj në shëndetin e mushkërive kishte mbetur e paqartë deri vonë./K.C/dritare.net