9/20/2024 8:38:44 PM

Telefoni i parë në botë me tre ekrane dhe dy palosje

Duhet të lexoni

Huawei ka prezantuar zyrtarisht telefonin e parë në botë me dy mekanizma palosjeje dhe tre ekrane, një pajisje që është po aq e shtrenjtë sa pritej. Çmimet në Kinë për modelin Mate XT Ultimate Design fillojnë nga 19,999 juan (rreth 2,809 dollarë) për versionin me 256GB hapësirë ??ruajtjeje, që është rreth 300 dollarë më shumë se një MacBook Pro i ri 16 inç. Ky model është pjesë e linjës “Ultimate Design” të Huawei, e cila është e njohur për produkte luksoze dhe inovative.

Mate XT ka një dizajn të dyfishtë me palosje në formë “Z”, që lejon përdorimin në formate të ndryshme. Ekrani OLED është 6.4 inç kur është i mbyllur si një pajisje tradicionale, ndërsa kur hapet plotësisht, zmadhohet në 10.2 inç duke ofruar një përvojë të ngjashme me një tablet. Pajisja mund të përdoret edhe në një konfigurim më të vogël prej 7.9 inç kur nuk është hapur plotësisht.

Telefoni ka një bateri 5,600mAh dhe mbështet karikim me kabëll prej 66W dhe pa kabëll prej 50W. Ka gjithashtu një sistem treshe kamerash në pjesën e pasme, përfshirë një kamerë kryesore 50 megapiksel, një kamer me kënd ultra të gjerë prej 12 megapikselësh dhe një kamerë periskop prej 12 megapikselësh. Për selfie, ka një kamerë 8 megapiksel të pozicionuar në ekranin e majtë kur pajisja është e hapur plotësisht.


- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate

Më shumë

Showbiz

Kanye West perforomon në Kinë! Shënon një rritje të madhe në ekonominë e vendit pas koncertit

Reperi i njohur, Kanye West, performoi në qytetin jugor kinez të Haikou, duke shkaktuar një rritje në ekonominë lokale. Konce ...

Ish-banorët e Big Brother kurorëzojnë dashurinë e tyre? Kush e zbuloi “sekretin” e çiftit dhe ja kur pritet të jetë dasma

Për ish-banorët e Big Brother Vip Kosova2, çiftin Iliriana Sadriu dhe Adri Rogaqi, janë ngritur dyshimet se së shpejti do t ...

Programi i plotë i Festivalit të Teatrove në Ferizaj

Këtë vit shënohet edicioni i 54-të i Festivalit të Teatrove në Ferizaj që do të mbahet nga 1 deri më 6 sh ...

Jetë / Stil

Disa metoda natyrale që rekomandojnë mjekët për artritin dhe reumatizmin

Aktiviteti i rregullt fizik, veçanërisht ecja ndihmon njerëzit që vuajnë nga artriti dhe reumatizma.Një studim i publi ...

Zbulohet një grup i ri gjaku

Quhet Mal grupi i ri i gjakut i zbuluar. Identifikimi sapo është publikuar në Blood, revista shkencore e American Society of Hematology ...

A është çokollata vërtetë shkaktare e akneve

Çokollata është konsideruar prej kohësh një shkaktar i mundshëm i akneve, krahas ëmbëlsirave të tjera. ...

Sport

Fitorja kundër Barcelonës, talenti i Monacos thyen rekordin e Mbappe

Monaco fitoi të enjten 2-1 kundër Barcelonës në turin e parë të Champions League. Tri pikë skuadrës nga P ...

Barazimi me Arsenalin, Gasperini: Keqardhje për penalltinë, treguam personalitet

 Xhan Piero Gasperini është i keqardhur që Atalanta e tij nuk mori dot diçka më shumë nga ndeshja e parë kun ...

Rreshtimi i Realit, Ançeloti zgjedh “ekuacionin” me 4 mesfushorë para Atletikos

Me Atletiko Madrid dhe Metropolitano në horizont, italiani Karlo Ançeloti vazhdon të kërkojë zgjidhje brenda përmir&eu ...
- Hapsirë reklamuese - Brain Inside Sh.P.K

Të fundit

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate