Djali i ish Presidentit Amerikan, Donald Trump Junior dhe ish-spikerja e televizionit Fox News Kimberly Guilfoyle janë të fejuar dhe këtë ata e kanë mbajtur të fshehur për 1 vit rresht.
“Daily Mail” shkruan se “Don dhe Kim”, siç ua raporton emrat shkurt media britanike, janë fejuar më 31 dhjetor të vitit 2020.
Në natën e ndërrimit të viteve, Donald Trump Junior i ka propozuar të dashurës së tij me të cilën kishte lidhje prej 4 vitesh, me një unazë me diamantin 8-karat.
Çifti kanë 15 vite shoqëri, por prej katër vitesh kishin nisur një romancë të cilën e kanë kurorëzuar me fejesë vitin e kaluar, në një ditë speciale për djalin e ish-Presidentit amerikan Trump, ditën e lindjes.
Burimet konfirmuan për DailyMail se “ata e kanë mbajtur private fejesën për vitin e kaluar pasi u zhvendosën të jetojnë në Florida pasi u shpërngulën nga Nju Jorku”.
Donald Turmp Junior është 44 vjeç dhe Kimberly Guilfoyle është 52 vjeç.
Çifti nisën të shoqëroheshn pak pas ndarjes së Don Jr. me ish-gruan Vanessa, pas 12 vjet martese.
Ish-spikerja ka qenë më parë e martuar me Gavin Newsom, aktualisht guvernatori i California.