12/22/2025 4:57:53 AM

“Pikë uji” përfaqëson Shqipërinë në “Oscar”, Robert Budina: Ky film është fryt i një pune intensive dhe pasionante

Duhet të lexoni

Filmi “Pikë uji” është përfaqësimi i Shqipërisë në garën për çmimet “Oscar 2025” në kategorinë e filmave të huaj. Filmi me regji nga Robert Budina që u shfaq këtë kohë premierë sjell një histori dramatike, që na përball me problematika të shoqërisë që po jetojmë. Filmi ka në role dhe një kast aktorësh të zgjedhur, por sipas regjisorit “Pikë uji” është fryt i një pune intensive. Filmi që me shfaqjen e tij premierë në kinema mori shumë vlerësimin e publikut dhe të kritikës gjatë këtyre ditëve, por regjisori Robert Budina thotë në deklaratën e tij se përzgjedhja e filmit “Pikë uji” për “Oscars” ka rëndësi edhe për kinemanë tonë.  “Jam thellësisht i nderuar që “Pikë uji” është përzgjedhur për të përfaqësuar Shqipërinë në çmimet “Oscar”.

Ky film është fryt i një pune intensive dhe pasionante, ku kemi synuar të eksplorojmë thellësisht psikologjinë e një nëne të fuqishme përballë sfidave të një sistemi të korruptuar. Përzgjedhja për “Oscars” është një njohje e rëndësishme jo vetëm për ekipin tonë, por për të gjithë kinematografinë shqiptare. Shpresojmë që “Pikë uji” do të prekë zemrat e një audience globale, duke nxitur reflektim mbi vlerat universale të familjes dhe drejtësisë”, shprehet Budina në deklaratën e tij në informacionin e ndarë rreth filmit. “Pikë uji” vjen me një histori dramatike, ku skenari është shkruar nga Robert Budina, Doruntina Basha, Ajola Daja. Krimi, politika dhe pushteti takohen në një histori, ku në krizë është edhe familja.

Aida, personazhi kryesor në “Pikë uji”, një funksionare e rëndësishme në bashkinë e qytetit, përpiqet me çdo mënyrë të gjejë një rrugëdalje nga korridoret e errëta të pushtetit ku është ngërthyer, për të mbrojtur djalin e saj Markun, nga krimi që ai akuzohet se ka kryer, përdhunimi i një të miture. Çfarë mund të bëjë një nënë për të mbrojtur fëmijën e saj pavarësisht përmasave të krimit të kryer, fajit, paragjykimeve e gjykimeve? Kasti kryesor i filmit përbëhet nga aktorët Gresa Pallaska (Aida), Arben Bajraktaraj (Iliri), Gerhard Koloneci (Beni), Adem Karaga (Elvis), Paolo Iancu (Mark), Henri Topi (Denis). Filmat e Robert Budinës edhe më parë kanë mbledhur një audiencë të gjerë për kinemanë dhe janë shfaqur në shumë televizione kombëtare dhe ndërkombëtare.

Përzgjedhja e filmit 

Njoftimi për përfaqësimin e vendit tonë në garën për çmimet “Oscar” me filmin “Pikë uji” e bëri me dije dhe Qendra Kombëtare e Kinematografisë. Në datën 17 shtator në Qendrën Kombëtare të Kinematografisë, u mblodh komisioni përzgjedhës i filmit që do të përfaqësojë Shqipërinë në “Academy of Motion Pictures, Arts and Sciences” 2025. Pas thirrjes së hapur nga QKK, kjo qendër bën me dije se aplikoi vetëm shtëpia kinematografike “Era film” me filmin artistik me metrazh të gjatë “Pikë uji”, regjia Robert Budina.

“Komisioni votoi unanimisht pro kandidaturën e paraqitur nga shtëpia kinematografike “Era film” për filmin “Pikë uji”, si përfaqësues i Shqipërisë, në kategorinë “International Feature Film në edicionin e 97-të të çmimeve “Oscar””, thuhet nga QKK. “Pikë uji” është një bashkëprodhim “Era film” Shqipëri, Avanpost Rumani, Redibis Film Itali, IliriaFilm Kosovë, Manufaktura Production Maqedoni e Veriut. Me financimin e Qendrës Kombëtare të Kinematografisë/ Ministrisë Italiane të Kulturës- Drejtoria e Kinemasë/ Qendrës Kinematografike të Kosovës/ Agjencisë së Filmit në Maqedoninë e Veriut/ Evropës Krijuese, MEDIA/ Rrjeti i Kinemave të Evropës Juglindore.

  • Tags

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate

Më shumë

Showbiz

Jozi ofendon shumë keq Gjestin, priten të merren masa drastike

Pak ditë para finales së Big Brother VIP Albania 4, një situatë e tensionuar ka rikthyer në qendër të vëmendje ...

Nuk përmbahet Rozana, hedh në pishinë Loredanën!

Atmosfera në oborrin e “Big Brother VIP Albania” u ndez nga batutat dhe të qeshurat, ndërsa Rozana Radi dhe Loredana Zefi k ...

Aferdita Paqarada shfaqet e zhveshur si asnjëherë më parë

Afërdita Paqarada është ndër më të komentuarat në media rozë.Ajo merr vëmendje nga fotot e ndryshme q&eum ...

Jetë / Stil

Konsumi i përditshëm i kosit ul rrezikun e prekjes nga kjo sëmundje

Njerëzit që hanë kos çdo ditë kanë një rrezik më të ulët të zhvillimit të osteoporoz&eum ...

Si të kuptoni personalitetin dhe karakterin e dikujt me vetëm një pyetje

Takimi me njerëz të rinj është një nga gjërat më të mira në jetë. Çdo person i rëndë ...

Shurupi i kollës me shegë dhe mjaltë! Si ta përdorni për shërim të shpejtë

Kolla nuk duhet nënvlerësuar apo anashkaluar. Ajo shkakton vështirësi në sistemin imunitar dhe e drobit organizmin. Pasi dob& ...

Sport

Tensione në Paris para ndeshjes PSG – Aston Villa, përleshen tifozët

Në prag të ndeshjes së shumëpritur të Ligës së Kampionëve mes Paris Saint-Germainit dhe Aston Villës jan& ...

Salah drejt largimit, Liverpooli përgatitë 140 milionë euro për yllin e Realit

Liverpool po përgatitet për largimin e mundshëm të Mohamed Salah duke ofruar 140 milionë euro për Rodrygo Goes të R ...

Pjesë e Bayern Munich prej 25 vitesh, Muller njofton largimin

Thomas Muller do të largohet nga Bayern Munich në fund të sezonit. Sulmuesi njoftoi këtë të Shtunë se janë mua ...
- Hapsirë reklamuese - Brain Inside Sh.P.K

Të fundit

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate