9/19/2024 3:14:27 PM

Adelina Tahiri rrëfen si kurrë më parë: Me partnerin pas shumë polemikave kam një marrëdhënie...

Duhet të lexoni

Disa kohë më parë, Adelina Tahiri zbuloi në një intervistë përballjen e saj me krizën në martesën me Serjoza Markov. Më vonë, në programin “Rudina”, ajo theksoi se situata ishte kaluar pa dhënë detaje të mëtejshme.

Së fundmi, në “Studio A” në ATV, këngëtarja ka ndarë më shumë mbi këtë çështje. Ajo i tha Blerona Zeqirit se në një moment e teproi me sinqeritetin e saj për shkak të natyrës së saj të hapur. Megjithatë, Adelina shprehu optimizëm, duke theksuar se tani kanë arritur të zgjidhin problemet e tyre dhe dashuria mes tyre ka triumfuar.

Adelina Tahiri: Nuk kalon kriza pa e marrë hapin të dy. Normale unë jam femër dhe unë jam e edukuar ashtu që të pres hapin prej burrit dhe e respektoj si burrë dhe pranoj hapat nga ana e tij. Kur kalon njëfarë kohe, ftohen pak gjërat, entuziazmi i zënkës, atëherë sheh a je e lumtur dhe a e do dikë. Kur kalon kohë dhe ti e sheh pas gjithë asaj kohe që ti prapë ndien për atë person, atëherë unë besoj që dashuria asnjëherë nuk vdes.

-E bukur kjo që the!

Adelina Tahiri: Është një burrë shumë i mirë që nuk dua ta lavdëroj, por sinqerisht ia kisha uruar Dianës që e dua më së shumti në botë të ketë të njëjtin fat. E them shumë sinqerisht, jetës nuk i dihet, nuk i dihet çfarë na ndodh… ai është një baba i shkëlqyer, është një baba i shkëlqyer, ka edhe një vajzë tjetër dhe për të është një baba i shkëlqyer për Jonin, është një burrë i shkëlqyer për familjen time, është një burrë i shkëlqyer për motrën time, për mua mos të flas.

-Po raporti yt me vajzën e tij?

Adelina Tahiri: Të them të drejtën nuk kam raporte të këqija, por mendoj unë asnjëherë nuk mund t’i bëhem nënë asaj vajze sepse e ka nënën dhe unë nuk kam të drejtën të flas për një person që nuk është publik dhe është jeta e tij personale. Unë e respektoj në maksimum sepse është vajza e tij mbi të gjitha, por nuk mund të marr një rol që nuk më takon.


- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate

Më shumë

Showbiz

Kur do të tërhiqet nga futbolli CR7? E zbulon Georgina

Nuk do të luajë më për një klub të madh evropian dhe nuk do të garojë në kampionatet prestigjioze të ...

Adelina Tahiri rrëfen si kurrë më parë: Me partnerin pas shumë polemikave kam një marrëdhënie...

Disa kohë më parë, Adelina Tahiri zbuloi në një intervistë përballjen e saj me krizën në martesën me ...

Drejtori i Komunës së Prishtinës fejohet me këngëtaren Anxhelina Shala

Drejtori i Shërbimeve Publike, Bekim Brestovci është fejuar me këngëtaren, Anxhelina Shalën, e cila e njohur për pu ...

Jetë / Stil

Këto ushqime nuk duhet t’i shoqëroni asnjëherë me çaj

Çaji përmendet më shpesh në një kontekst pozitiv, një pije qetësuese dhe e shëndetshme që na tërhe ...

Çfarë do të thotë për shëndetin kur keni peshë normale por bark të dukshëm

Pesha e trupit, masa dhjamore, ajo muskulare e një sërë parametrash të tjerë përbëjnë atë që quhet n ...

Si e shprehin dashurinë gratë e zodiakut? Zbuloni cilat janë më pasionante

Çdo shenjë zodiaku ka mënyrën e vet të veçantë për të shprehur dashurinë dhe për të nd ...

Sport

Jasir Asani me mendjen te Kombëtarja: Është përgjegjësi e madhe, dua të lë gjurmë

Lojtarët e Kombëtare në tërësi po kalojnë momente të mira me skuadrat e tyre në Europë. Por ka dhe futbol ...

Dita e tretë e Ligës së Kampioneve, Gjimshitin e pret një përballje e madhe. Në fushë edhe Barça me Leverkusenin e Çabi Alonsos

Ndeshjet e sotme në Ligën e Kampioneve i vënë kapakun raundit të parë të ndeshjeve në këtë turne i c ...

E kërkonte e gjithë Europa, sulmuesi i larguar nga Mançester Junajtid përfundon te… Strakosha

Një lajm i bujshëm vjen nga Greqia ku sot pritet zyrtarizimi i Antoni Marsial si lojtari më i ri i AEK-ut të Athinës. Klubi k ...
- Hapsirë reklamuese - Brain Inside Sh.P.K

Të fundit

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate