9/19/2024 3:11:16 PM

Efektet e nervozizmit në organizëm dhe si ta mbani nën kontroll atë

Duhet të lexoni

Nervozizmi apo zemërimi është një helm i mirëfilltë që shkatërron shpirtin dhe organizmin.

Ky emocion është i shëndetshëm deri në një farë pike sepse të ndihmon të identifikosh lëndimin ose nevojën për ndryshim.

Por nervozizmi është një emocion hileqar dhe shpesh del jashtë kontrollit.

Mbajtja nën kontroll e tij kërkon një vullnet dhe përqendrim të fortë.

Meditoni

Gjatë një episodi zemërimi apo nervozizmi provoni të meditoni dhe të ndërgjegjësoheni për atë që po ndodh.

Meditimi është një teknikë qetësimi për trurin dhe trupin.

Uluni dhe përqendrohuni tek frymëmarrja. Mos e lini mendjen të ikë apo të fokusohet tek shqetësimet dhe e shkuara.

Frymëmarrja e thellë

Frymëmarrja duhet të jetë e kontrolluar për të qetësuar ndjenjën e nervozizmit.

Një frymëmarrje e thellë dhe e kontrolluar ngadalëson rrahjet e zemrës, stabilizon tensionin e gjakut dhe qetëson organizmin.

Vishni rroba të lehta dhe shtrihuni. Vendosini duart në zonën e barkut.

Merrni frymë ngadalë dhe përpiquni të mbani zonën abdominale të relaksuar.

Mbajeni frymën për disa sekonda dhe më pas lëshojeni atë nëpërmjet gojës.

Përpiquni ta përsërisni këtë proces deri sa të kuptoni që zemërimi juaj është nën kontroll.

Qetësimi progresiv i muskujve

Kjo teknikë ka të bëjë me tendosjen dhe qetësimin e disa muskujve duke u shpërqendruar kështu nga zemërimi.

Uluni në një karrige në një vend të qetë. Përqendrohuni tek një grup i veçantë muskujsh siç mund të jenë këmbët, pjesa e kofshës, gishtave e të tjerë.

Merrni frymë thellë dhe ngadalë dhe shtrëngoni muskujt e përzgjedhur. Mbajini të tendosur për 5 sekonda.

Nxirreni frymën dhe lëshojini muskujt e tendosur.

Qëndroni pa lëvizur për 15 sekonda dhe më pas provojeni sërish me një muskul tjetër.

Provojeni këtë teknikë deri sa të ndiheni të qetësuar..

Numërimi deri në 10

10 sekonda! Kaq ju nevojitet që të qetësoheni, të keni një mendje të kthjellët dhe të shmangni impulset dashakeqe.

Numëroni deri në 10, përpara se të thoni fjalën e fundit.

Mbajtja nën kontroll e zemërimit është një proces që ka nevojë për dy element: kohë dhe shpërqendrim.

Ecja

Ecja është një aktivitet fizik që ndihmon në mbajtjen nën kontroll të ankthit.

Gjatë ecjes, trupi çliron endorfinë, një hormone që ju ndihmon të jeni të lumtur dhe pozitiv.

Ecja e shpërqendron trurin nga ekstremiteti i reagimeve të forta emocionale./AgroWeb

  • Tags

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate

Më shumë

Showbiz

Shkolla në Prishtinë përdor termat ‘Prindi 1’ dhe ‘Prindi 2’, reperi i njohur ironizon fenomenin

Reperi i njohur shqiptar, BimBimma, ka reaguar me ironi ndaj përdorimit të termave “Prindi 1” dhe “Prindi 2” në ...

Dedikimi rrëqethës i Edlirës për Gerti Bogdanin, reagon e prekur Arbana Osmani

Arbana Osmani është shfaqur e prekur nga dedikimi rrëqethës i Edlira Çepanit, për bashkëshortin e saj Gerti Bogda ...

Kritika të ashpra për Miss Turqinë 2024 pas kurorëzimit të saj

Kurorëzimi i Indil Bilgen si Miss Turqia për vitin 2024 ka bërë bujë në Turqi. Arsyeja është pasi shumë m ...

Jetë / Stil

Këto ushqime ndihmojnë në uljen e kolesterolit

Ruajtja e niveleve të shëndetshme të kolesterolit është çelësi për një zemër të fortë. N ...

Efektet e nervozizmit në organizëm dhe si ta mbani nën kontroll atë

Nervozizmi apo zemërimi është një helm i mirëfilltë që shkatërron shpirtin dhe organizmin.Ky emocion ësht ...

Vitaminat që ju nevojiten më shumë gjatë stinës së vjeshtës

Vjeshta është një stinë që sjell ndryshime të dukshme në klimë dhe temperaturë, dhe me këto ndryshim ...

Sport

Jasir Asani me mendjen te Kombëtarja: Është përgjegjësi e madhe, dua të lë gjurmë

Lojtarët e Kombëtare në tërësi po kalojnë momente të mira me skuadrat e tyre në Europë. Por ka dhe futbol ...

Kur do të tërhiqet nga futbolli CR7? E zbulon Georgina

Nuk do të luajë më për një klub të madh evropian dhe nuk do të garojë në kampionatet prestigjioze të ...

Dita e tretë e Ligës së Kampioneve, Gjimshitin e pret një përballje e madhe. Në fushë edhe Barça me Leverkusenin e Çabi Alonsos

Ndeshjet e sotme në Ligën e Kampioneve i vënë kapakun raundit të parë të ndeshjeve në këtë turne i c ...
- Hapsirë reklamuese - Brain Inside Sh.P.K

Të fundit

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate