1/1/2026 4:43:44 PM

Qelaj: Ligji për Pagën Minimale ka dëmtuar qytetarët

Duhet të lexoni

Avokati i Popullit, Naim Qelaj, ka kritikuar mospërfshirjen e disa kategorive që financohen nga shteti, në Ligjin për pagën minimale. Sipas tij, ky ligj nuk është arritur të harmonizohet paga me koston e jetesës, inflacionin dhe rritjen e çmimeve.

Qelaj ka thënë se ky ligj ka dëmtuar qytetarët dhe i ka lënë në një situatë të patrajtuar mirë. Sipas tij, për shkak të mos-harmonizimit të politikave, grupe të caktuara që marrin kompensim nga shteti, pagat që i marrin nuk janë të harmonizuar me koston e jetesës, me inflacionin e me rritjen e çmimeve.

“Tek ofrimi i shërbimeve sociale mendoj që zvarritja e aprovimit të Ligjit për financimin e Pushtetit Lokal ku është përcaktuar edhe granit specifik për çështjen sociale, pastaj mospërfshirja me Ligj i rritjes së kompensimeve që e marrin kategoritë e financuara nga shteti. Përmes Ligjit për rritjen e pagës minimale besoj që i ka dëmtuar qytetarët dhe i ka lënë në një situatë të patrajtuar dhe besoj që është dashtë të rregullohet çështja e këtyre qytetarëve pastaj me vazhduar me procedura për hartim të dispozitave që lejojnë edhe rritjen e pagës minimale. Aktualisht jemi në një situatë ku grupe të caktuara që financohen nga shteti ose marrin kompensim nga shteti për vite të tëra nuk ka pas një lëvizje që harmonizon ato mjete financiare që i marrin me koston e jetesës me inflacionin me rritjen e çmimeve dhe rritjen e standardit, dhe kjo e bënë që këta qytetarë të jetojnë më keq se sa që kanë jetuar para disa viteve, pikërisht për shkak të politikave jo të harmonizuara dhe të pamenduara që të kemi mundësi për t’i trajtuar këta qytetarë më dinjitetshëm dhe në proporcion me nevojat që ata i kanë”, ka thënë Qelaj për EO.

Qelaj ka thënë se sivjet ka rënie në numrin e përgjithshëm të ankesave në këtë institucion. Sipas tij, shqetësimet që raportohen vazhdimisht janë kryesisht për zvarritjet në procedurat gjyqësore.

Avokati i Popullit ka thënë se kanë pranuar ankesa nga qytetarët edhe shqetësimet e tyre në lidhje me ofrimin e shërbimeve shëndetësore, që lidhen me mungesa të barnave në listën esenciale, ku qytetarët detyrohen të paguajnë për terapitë që duhet të ishin falas.

Probleme me ofrimin e shërbimeve esenciale, sipas Qelajt, janë duke pasur edhe personat me aftësi të kufizuara.

Ligji për Pagën minimale krahas rritjes së pagës minimale e ndryshon edhe shkallën tatimore të pagave. I miratuar në korrik të vitit të kaluar, Ligji u pati kontestuar në Gjykatën Kushtetuese nga deputetë të AAK-së, për shkak se nuk e parasheh rritjen e pensioneve të veteranëve të luftës së UÇK-së dhe të personave me aftësi të kufizuara përkitazi me pagën minimale. Në qershor Kushtetuesja ka konstatuar se Ligj nuk e shkel aktin më të lartë juridik të shtetit, e në gusht e shkuar është publikuar në Gazetën Zyrtare, kur edhe ka hyrë në fuqi.

Me futjen në fuqi të Ligjit për Pagën Minimale në fund të gushtit, pagë minimale u caktua të jetë 250 euro, por një ditë më pas, Qeveria vendosi që ajo të ngrihet në 350 euro.

Deri tash paga minimale në Kosovë ishte 130 euro për personat nën 35 vjet dhe 170 për ata deri në moshën e pensionit.


- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate

Më shumë

Showbiz

Rudina Dembacaj thyen heshtjen, flet për fejesën me Eduart Grishaj

Rudina Dembacaj dhe marrëdhëniet e saj kanë qenë gjithmonë një temë mjaft e bujshme në median rozë.Por n& ...

Aksidentohet Osmani i “Stupcave”, kjo është gjendja e tij shëndetësore

Një aksident trafiku ka ndodhur minuta më parë në rrugën Prishtinë -Gjilan, saktësish në Graçanicë ...

Venera Lumani dhe Lind Islami bëhen prindër për herë të parë! Ja emri që i kanë vendosur djalit!

Një kapitull i ri ka nisur për çiftin Venera Lumani dhe Lind Islami, të cilët janë bërë prindër pë ...

Jetë / Stil

Konsumi i përditshëm i kosit ul rrezikun e prekjes nga kjo sëmundje

Njerëzit që hanë kos çdo ditë kanë një rrezik më të ulët të zhvillimit të osteoporoz&eum ...

Si të kuptoni personalitetin dhe karakterin e dikujt me vetëm një pyetje

Takimi me njerëz të rinj është një nga gjërat më të mira në jetë. Çdo person i rëndë ...

Shurupi i kollës me shegë dhe mjaltë! Si ta përdorni për shërim të shpejtë

Kolla nuk duhet nënvlerësuar apo anashkaluar. Ajo shkakton vështirësi në sistemin imunitar dhe e drobit organizmin. Pasi dob& ...

Sport

Tensione në Paris para ndeshjes PSG – Aston Villa, përleshen tifozët

Në prag të ndeshjes së shumëpritur të Ligës së Kampionëve mes Paris Saint-Germainit dhe Aston Villës jan& ...

Salah drejt largimit, Liverpooli përgatitë 140 milionë euro për yllin e Realit

Liverpool po përgatitet për largimin e mundshëm të Mohamed Salah duke ofruar 140 milionë euro për Rodrygo Goes të R ...

Pjesë e Bayern Munich prej 25 vitesh, Muller njofton largimin

Thomas Muller do të largohet nga Bayern Munich në fund të sezonit. Sulmuesi njoftoi këtë të Shtunë se janë mua ...
- Hapsirë reklamuese - Brain Inside Sh.P.K

Të fundit

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate