1/23/2025 6:25:39 PM

Qumështi i bletës shërues i disa sëmundjeve

Duhet të lexoni

Përdorimi i qumështit të bletës po njeh një zgjerim të konsiderueshëm në tregun shqiptar.

Çdo pikë qumështi i bletës është jetë. Vlerësohet si nektari i perëndive për nga vlerat e jashtëzakonshme shëruese që ka për shëndetin.

Pikërisht qershori është muaji në të cilin ky produkt prodhohet dhe fillon të shitet nga bletarët, prandaj dhe këshillohet që të konsumohet në këtë periudhë.

I njohur ndryshe me emrin “Xhelatina Mbretërore” qumështi i bletës është ndër më të kërkuarit në botë. Sot ai është shndërruar në një biznes fitimprurës për bletarët shqiptarë krahas prodhimit të mjaltit.

Ashtu si në çdo vend të botës ai shitet në sasi shumë të kufizuar ndaj dhe vlera e tij përherë e më shumë bëhet më e shtrenjtë. Ai ambalazhohet në minishishe qelqi dhe shitet në gramatura shumë të vogla.

Nisur për nga vlera e lartë dhe fitimprurëse, bletarët shqiptarë kanë fokusuar biznesin e tyre prej disa vitesh edhe në shitjen e qumështit të bletës ndërsa e vlerësojnë këtë mënyrë biznesi edhe më fitimprurës se sa shitja e mjaltit.

Kërkesa për qumështin e bletës në rritje

Bletarët thonë se kërkesa për qumështin e bletës është gjithnjë në rritje ndaj dhe ata janë duke i kushtuar vëmendje përherë e më të lartë nxjerrjes së këtij qumështi të artë.

Vjelja e qumështit të bletës kërkon një mjeshtëri të posaçme pasi i gjithë procesi është shumë delikat.

Qumështi i bletës që prodhohet nga gjëndrat e bletëve punëtore shërben për të ushqyer larvat gjatë tri ditëve të para si dhe për të ushqyer mbretëreshën.

Ky ushqim e mban mbretëreshën në jetë për 8 vjet, një fakt interesant ky, duke ditur që një bletë e zakonshme, e cila ka lindur nga e njëjta vezë me mbretëreshën, jeton vetëm 21 ditë.

Qumështi i bletës ka ngjyrë të bardhë në të verdhë, është si krem, ka shije të thartë dhe pak aromë.

Vlerat kurative për shëndetin

Vlerësohet si një super ushqim i fuqishëm për shkak të vlerave që ai mbart. Qumështi i Bletës përmban ujë, lëndë minerale, yndyrat, proteina, karbohidrate, vitamina etj.

Ai mund të përdoret për kurimin e një sërë sëmundjesh si: Hipertiroidisem, Diabeti, Hiperkolesterolemi, hipertrigliceridemi (kolesterol dhe trigliceride të larta), sëmundje të zemrës dhe enëve të gjakut, sëmundje kronike të mushkërive, sëmundje të gojës, probleme me mishrat e dhëmbëve, probleme të fytit, sëmundje të veshkave, artrite reumatoide, probleme me riprodhimin, ndihmon në periudhat e premenopauzës etj

Ai rekomandohet që të përdoret herët në mëngjes duke e marrë nën gjuhë. Kjo pasi aty ka mjaft enë gjaku që bëjnë thithjen e menjëhershme dhe kalimin në gjak.

Zgjatja e kurimit është e ndryshme dhe varet nga shkalla e sëmundjes ose qëllimi për të cilin përdoret, por asnjëherë më pak se një muaj.

Ka efekt qetësues dhe çlodhës, ul nivelin e hormoneve të tiroides. Ai është një pastrues fantastik për organizmin nga toksinat.

Ndihmon funksionimin e veshkave, rrit jetëgjatësinë e njerëzve, duke ruajtur rininë e enëve të gjakut. Zgjeron enët e gjakut, ndihmon në uljen e kolesterolit dhe triglicerideve dhe rrit imunitetin.

Ky qumësht ndihmon në formimin e rruazave të kuqe të gjakut, këshillohet në anemi dhe ndihmon në mikrohemorragji. Në lëkurë, rregullon prodhimin e yndyrës.

Përdoret në kozmetikë, sepse ndihmon në pastrimin dhe rinimin e lëkurës. Përdoret si agjent antibakterial dhe antivirusal lokal për probleme të ndryshme të lëkurës. Te fëmijët e sapolindur ndihmon në rritjen në peshë.

Qumështi i bletës, nxit gjëndrat riprodhuese, ndihmon prodhimin e vezoreve, gjatë shtatzanisë, duke rritur nivelin e progesteronit në gjak.

Rrit nivelin e testosteronit në gjak, duke ndihmuar në problemet e potencës mashkullore. Stimulon gjëndrat mbiveshkore dhe ndihmon në sëmundje si artriti ose lodhja kronike.

Ndihmon në funksionimin e mëlçisë dhe sëmundjet e saj, hepatite dhe rigjeneron strukturën e mëlçisë.

Rekomandohet që kura duhet të zgjasë një muaj, maksimumi tre muaj, ndërkohë që dozat kurative duhet të ndërmerren sipas specifikimeve përkatëse. Vlerësohet se asnjë ilaç nuk mund të zëvendësojë vlerat kurative të Qumështit të Bletëve


- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate

Më shumë

Showbiz

Jul Deda bën deklaratën e fortë për Eglin: "Larg qoftë..."

Jul Deda ka bërë një deklaratë tronditëse mbrëmjen e djeshme.Në llogarinë e tij në Instagram, ai ka l&eum ...

Xumi përlotet pas debatit me Gjestin: Kam hyrë këtu se kam nënën me kancer stadi 4

Ditën e sotme Xumi dhe Gjesti teksa ndodheshin në oborr po debatonin me njëri-tjetrin në lidhje me lojën e tyre dhe arsyen se ...

“Unë kam atë që s’ke ti”, debati i fortë Gerta-Rozana, këngëtarja: Ti nuk e di sa herë kam qenë në spitali për të pasur fëmijë

Një debat i fortë ka ndodhur në shtëpi ditët e fundit mes Gertës dhe Rozanës.“Jam nënë e dy fë ...

Jetë / Stil

Mbron zemrën dhe ul kolesterolin, njihuni me përfitimet shëndetësore të portokallit

Portokallet janë një nga frutat që konsumohen më së shumti nga njerëzit gjatë stinës së dimrit dhe jo vet ...

Si ndikojnë 5 minuta ecje në ditë në shëndet! Ja studimi!

Edhe 5 minuta ecje në ditë ndikojnë në trupin tonë. Hulumtimet tregojnë se edhe një ecje e shkurtër mund t' ...

Ja pse burrat bëhen hakmarrës kur refuzohen nga femrat

Ndjenja e refuzimit është e ndërlikuar në thelb dhe jo të gjithë e pranojnë! Duke folur specifikisht për marr& ...

Sport

Ish-gjyqtarët e La Ligas e pranojnë: Duhej të akordohej penallti për Barcelonën

Barcelona ishte shumë e zhgënjyer që humbi pikë kundër Getafes të shtunën, dhe ky zhgënjim u rrit më tej ...

Brenda 24 orëve, Kyle Walker do të bëhet i Milanit

Milani është shumë pranë finalizimit të detajeve përfundimtare të negociatave me Manchester City-n për transfe ...

Kthimi i Shaqirit te Baseli ka kthyer edhe tifozët në tribuna

Baseli është në mesin e kampionatit elitar të Zvicrës dhe është në garë për titull kampioni.Pjesa e ...
- Hapsirë reklamuese - Brain Inside Sh.P.K

Të fundit

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate