12/27/2025 4:42:31 PM

Rita Ora i bashkohet nismës për të ndihmuar fëmijët në mbarë botën dhe ka një mesazh domethënës

Duhet të lexoni

Artistët e njohur Emma Bunton, Rita Ora dhe Tom Fletcher kanë nisur apelin e vitit 2024 për ‘BBC Children In Need’. Nisma e bamirësisë ka bërë të ditur se ka nevojë për mbështetje dhe aktualisht është në gjendje të ndihmojë një në tetë organizata për fëmijë që aplikojnë për fonde. Paratë e mbledhura financojnë qendra familjare, hapësira komunitare, klube rinore dhe strehimore; strehë për të pastrehët, bujtina dhe linjat telefonike ndihmëse në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar.

Për të frymëzuar njerëzit të dhurojnë shumë të famshëm janë bashkuar me ‘BBC Children In Need’ për të ndarë histori personale të fëmijërisë së tyre dhe një këshillë për veten e tyre më të re që do t’i kishte ndihmuar të lehtësonin jetën si fëmijë. Ish-anëtarja e Spice Girl, Emma Bunton tha:

Ndihma për fëmijët dhe të rinjtë është që të shkarkojnë çdo shqetësim apo ankth që mund të jenë duke përjetuar pasi është shumë e rëndësishme për mirëqenien e tyre të përgjithshme. Duke u kthyer pas te fëmijëria ime, do t’i thoja vetes sime të re që të besoj në zemër, t’i besoj vetes, të jem e fortë dhe të jem ajo që dëshiron të jesh.

Rita Ora tha:

Të qenurit e re në shoqërinë e sotme është jashtëzakonisht e vështirë, ka shumë shqetësime dhe sfida që mund të grumbullohen brenda dhe që kanë nevojë të shkarkohen për të mbështetur mirëqenien e të rinjve. Unë po i bëj thirrje njerëzve në Mbretërinë e Bashkuar të mbledhin fonde për ‘BBC Children In Need’ këtë vit dhe të ndihmojnë në lehtësimin e ngarkesës për fëmijët që përballen me sfida në të gjithë vendin.

Ajo shtoi se duke ofruar udhëzimet dhe këshillat e duhura për të rinjtë mund të ndihmojë në zvogëlimin e ndjenjave të ankthit dhe nëse mund t’i jepte një këshillë vetes së saj më të re, do të ishte “edhe kjo do të kalojë”. Ylli i McFly, Tom Fletcher, së bashku me gruan e tij Giovanna Fletcher, kanë dizajnuar bluzën zyrtare të ‘BBC Children In Need’ të këtij viti.


- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate

Më shumë

Showbiz

Jozi ofendon shumë keq Gjestin, priten të merren masa drastike

Pak ditë para finales së Big Brother VIP Albania 4, një situatë e tensionuar ka rikthyer në qendër të vëmendje ...

Nuk përmbahet Rozana, hedh në pishinë Loredanën!

Atmosfera në oborrin e “Big Brother VIP Albania” u ndez nga batutat dhe të qeshurat, ndërsa Rozana Radi dhe Loredana Zefi k ...

Aferdita Paqarada shfaqet e zhveshur si asnjëherë më parë

Afërdita Paqarada është ndër më të komentuarat në media rozë.Ajo merr vëmendje nga fotot e ndryshme q&eum ...

Jetë / Stil

Konsumi i përditshëm i kosit ul rrezikun e prekjes nga kjo sëmundje

Njerëzit që hanë kos çdo ditë kanë një rrezik më të ulët të zhvillimit të osteoporoz&eum ...

Si të kuptoni personalitetin dhe karakterin e dikujt me vetëm një pyetje

Takimi me njerëz të rinj është një nga gjërat më të mira në jetë. Çdo person i rëndë ...

Shurupi i kollës me shegë dhe mjaltë! Si ta përdorni për shërim të shpejtë

Kolla nuk duhet nënvlerësuar apo anashkaluar. Ajo shkakton vështirësi në sistemin imunitar dhe e drobit organizmin. Pasi dob& ...

Sport

Tensione në Paris para ndeshjes PSG – Aston Villa, përleshen tifozët

Në prag të ndeshjes së shumëpritur të Ligës së Kampionëve mes Paris Saint-Germainit dhe Aston Villës jan& ...

Salah drejt largimit, Liverpooli përgatitë 140 milionë euro për yllin e Realit

Liverpool po përgatitet për largimin e mundshëm të Mohamed Salah duke ofruar 140 milionë euro për Rodrygo Goes të R ...

Pjesë e Bayern Munich prej 25 vitesh, Muller njofton largimin

Thomas Muller do të largohet nga Bayern Munich në fund të sezonit. Sulmuesi njoftoi këtë të Shtunë se janë mua ...
- Hapsirë reklamuese - Brain Inside Sh.P.K

Të fundit

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate