12/24/2025 2:19:38 PM

Sekretet e ushqimeve të ngrira!

Duhet të lexoni

Shpesh na ka ndodhur të kemi teprime të ushqimeve, fruta apo perime të cilat kanë disa ditë që janë blerë e nuk janë shumë të konsumueshme. Por hedhja në kosh nuk është zgjidhja e duhur. Përgjigja është NGRIRJA. Më poshtë ne ju paraqesim 22 produkte ushqimore, perime dhe fruta, të cilat mjafton t’i vendosni në ngrirje dhe mund t’i përdorni pas disa kohësh, pa i humbur vlerat apo shijen e tyre.

Fillimisht ja cilat janë proceset të cilat do t’ju ndihmojnë të bëni gati ushqime të caktuara të ngrira:

Zierja

Qëroni dhe prisni perimet dhe vendosini në një enë me ujë të zier. Pas rreth 2 minutash, hiqini me një lugë dhe vendosini në një enë me ujë të ftohtë.

Pure ose lëng

Nëse frutat tuaja apo perimet janë bërë të pakonsumueshme, mos i hidhni ato. Vendosini në një mikser dhe ngrijini. Nëse dëshironi, mund të përdorni një frut ose një perime, por edhe mund t’i kombinoni disa fruta ose disa perime.

Ngrirja

Disa perime ose fruta kanë nevojë të ngrihen fillimisht për pak orë. Pra, vendosini në ngrirje për pak orë dhe më pas paketojini në mënyrën e duhur dhe të sigurt. Pas kësaj, rifutni në ngrirje./dritare.net/

Ushqime të cilat mund të ngrihen:

Bizelet dhe bishtajat:Për të hapur bizelet, mund të kërkoni edhe ndihmën e fëmijëve tuaj. Ziejeni bizelen dhe pasi të ftohet, paketojeni në qeset e kuzhinës. Ndërkohë, bishtajat i lani, i zieni dhe i paketoni.

Domatet:Vera po afron dhe domatet janë një prej përbërësve kryesorë në tavolinat tona. Për t’i ruajtur domatet, mund t’i vendosni të plota e të paprera, në ngrirje. Edhe pse ato nuk mund t’i përdorni për sallatë, mund t’i përdorni për gatim ose salca të ndryshme.

Spinaqi, pure ose i plotë:Nëse nuk keni kohë, spinaqin mund ta vendosni të plotë në ngrirje, veçanërisht nëse është gati për tu prishur. Por nëse dëshironi ta bëni pure, vendosini gjethet e spinaqit në mikser me pak ujë. Brumin vendoseni në format e akullit. Ju mund ta përdorni për supa ose gatime të tjera.

Rrushi:Para se ta ngrini rrushin, sigurohuni që fillimisht t’i hapni në një tavë të madhe. Vendoseni tavën në ngrirje për rreth 6-8 orë, përndryshe ato ngjiten me njëra-tjetrën. Ato mund t’i përdorni për smoothie të shijshme.

Luleshtrydhe:Nëse ju keni luleshtrydhe në kopshtin tuaj, t’i ngrini ato është mënyra më e mirë për t’i ruajtur. Më së shumti ato përdoren për smoothie ose mund t’i konsumoni pasi të shkrijnë.

Qershitë:Ngrijini qershitë dhe mund t’i përdorni për të krijuar lëngje ose për t’i vendosur sipër ëmbëlsirave. Por fillimisht duhet të hiqni bërthamat e tyre. Edhe nëse përdorni vetëm qershitë e ngrira me ujë, do të keni një pije të shijshme dhe të shëndetshme.

Lëng karote:Për ta ruajtur lëngun e karotës, mjafton ta vendosni në format e akullit. E mira e lëngut të karotës është se mund të zgjasë për disa muaj në ngrirje, nëse paketohet siç duhet. Ky lëng mund të përdoret për të përgatitur smoothie ose supa.

Selino e plotë apo e copëtuar. Po, është e mundur të ngrijë edhe selinoja. Vendoseni në letër alumini dhe do ta shihni që përsëri do ta ketë freskinë e vet. Nëse do e përdorni selinon për gatim, atëherë duhet ta zieni fillimisht.

Bananet:Sa banane kafe keni hedhur deri më sot? Mos e bëni më! Ngrini ato me ose pa lëkurë të cilat mund t’i përdorni më pas për akullore të shijshme ose smoothie të freskëta që i duam aq shumë, veçanërisht gjatë ditëve të nxehta.

Manaferrë: Mund t’i ngrini të plota, pa i prerë dhe më pas t’i paketoni në qese kuzhine. Me to mund të bëni kos frutash, smoothie apo t’i përdorni në mëngjes me drithëra.

Fruta me çokollatë: Fillimisht ngrini frutat për disa orë, më pas nxirrini nga ngrirja dhe zhytini në çokollatë të shkrirë për t’i futur përsëri në ngrirje. Pastaj, mund t’i konsumoni kur të dëshironi.

Erëza të freskta: Ju mund të ngrini borzilokun, sherebelën etj., duke i vendosur në kubikët e akullit me ujë. Ato mund t’i përdorni më pas në gatimet tuaj, supë apo ushqime të tjera.

Kungull i njomë:Nëse i keni në kopsht apo nëse i blini, kungujt mund t’i vendosni në ngrirje dhe t’i përdorni kur ju nevojiten.

Kos frutash:Qumështi apo djathi i ngrirë nuk kanë shije shumë të mirë, por kur bëhet fjalë për kosin e frutave është tjetër gjë. Kjo e fundit është një ëmbëlsirë shumë e shijshme dhe ia vlen të realizohet.

Waffles: Shpesh, kur gatuhet ëaffles, bëhet një rrëmujë e madhe në kuzhinë dhe gjithmonë do të teprojnë. Mos i hidhni ato, por vendosini sipër njëra-tjetrës, duke i ndarë më letër kuzhine. Më pas, paketojini në qese dhe futini në ngrirje. Para se t’i hani, vendosini në tost dhe jo mikrovalë, pasi kjo e fundit i zbut shumë.

Buka:Bukën mund ta ngrini në pa qenë nevoja ta shpërdoroni e ta hidhni. Në këtë mënyrë do të kurseni edhe kohën tuaj duke mos shkuar çdo ditë tek furra e bukës.

Muffins:Janë shumë të lehta për tu ngrirë. Thjesht i vendosni në një qese kuzhine dhe i fusni në ngrirje. Ato mund t’i konsumoni jo vetëm pas një apo dy javësh, por edhe pas 3 muajsh. Në momentin që do i konsumoni, ngrohini në mikrovalë për 30-60 sekonda.

Tost francez: Mund ta gatuani tostin dhe ta lini në ngrirje, në këtë mënyrë e keni gati. Mjafton ta vendosni në mikrovalë për 1 minutë.

Fasulet:Ngrijini gjithmonë pasi janë gatuar. Në mënyrë që fasulet të mos jenë të thata pas procesit të ngrirjes, mund t’i shtoni pak ujë qeses ku do t’i ruani. Kjo metodë do të ndihmojë që fasulet të jenë të hidratuara dhe të ruajnë shijen e tyre.

Mish i gatuar: Pula e copëtuar apo edhe mishi i grirë janë mirë që të ngrihen. Por edhe nëse gjatë gatimit tuaj mishi tepron, mënyra më e mirë është që ta ruani në ngrirje. Në këtë mënyrë gjatë vaktit të radhës ju do ta keni gati, vetëm do ju duhet ta shkrini./K.C/dritare.net


- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate

Më shumë

Showbiz

Rudina Dembacaj thyen heshtjen, flet për fejesën me Eduart Grishaj

Rudina Dembacaj dhe marrëdhëniet e saj kanë qenë gjithmonë një temë mjaft e bujshme në median rozë.Por n& ...

Aksidentohet Osmani i “Stupcave”, kjo është gjendja e tij shëndetësore

Një aksident trafiku ka ndodhur minuta më parë në rrugën Prishtinë -Gjilan, saktësish në Graçanicë ...

Venera Lumani dhe Lind Islami bëhen prindër për herë të parë! Ja emri që i kanë vendosur djalit!

Një kapitull i ri ka nisur për çiftin Venera Lumani dhe Lind Islami, të cilët janë bërë prindër pë ...

Jetë / Stil

Studimi: 2 mosha specifike kur plakja rritet në mënyrë dramatike!

Nëse keni vërejtur se po ju dalin rrudhat, një siklet ose një ndjenjë e përgjithshme e plakjes që duket se ndodh br ...

A mund t’i arrini gishtat e këmbëve? Nëse jo, trupi juaj po ju dërgon një mesazh të rëndësishëm

Shumë njerëz që ushtrojnë rregullisht dhe bëjnë jetë aktive i lënë pas dore ushtrimet e fleksibilitetit. ...

Tiroidet me probleme/ Mos i neglizhoni më këto simptoma!

Kur nuk ndihemi mirë shpesh fajësojmë ndonjë problem fizik, gripin, të ftohtin apo edhe vetë moshën, por injorojm&e ...

Sport

Tensione në Paris para ndeshjes PSG – Aston Villa, përleshen tifozët

Në prag të ndeshjes së shumëpritur të Ligës së Kampionëve mes Paris Saint-Germainit dhe Aston Villës jan& ...

Salah drejt largimit, Liverpooli përgatitë 140 milionë euro për yllin e Realit

Liverpool po përgatitet për largimin e mundshëm të Mohamed Salah duke ofruar 140 milionë euro për Rodrygo Goes të R ...

Pjesë e Bayern Munich prej 25 vitesh, Muller njofton largimin

Thomas Muller do të largohet nga Bayern Munich në fund të sezonit. Sulmuesi njoftoi këtë të Shtunë se janë mua ...
- Hapsirë reklamuese - Brain Inside Sh.P.K

Të fundit

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate