9/24/2025 2:00:52 PM

Ekspertët e sigurisë: Hapja e Urës pa pëlqimin e aleatëve është aventurë e rrezikshme

Duhet të lexoni

Hapja e Urës së Ibrit pa një konsultim paraprak me aleatët, rrezikon raportet me ndërkombëtarët dhe rrezikon të rikthejë situatën 15 vjet mbrapa duke barrikaduar në tërësi Urën e Ibrit nga KFOR-i. Kështu vlerësojnë njohës të çështjeve të sigurisë.

Profesori universitar, Fatmir Çollaku, ka thënë se është një “aventurë e rrezikshme”, insistimi i qeveritarëve për hapjen e Urës së Ibrit pa pëlqimin e aleatëve ndërkombëtar.

Ai konsideron se situata mund të kthehet në vitin 2004 – që forcat e KFOR-it ta barrikadojnë pjesën që ndanë Mitrovicën e Veriut me atë të Jugut.

“Është aventurë e rrezikshme hapja e Urës pa pëlqimin dhe dakordimin e miqve ndërkombëtar, patjetër duhet të ketë dakordim me SHBA-në dhe NATO-n, sepse në të kundërtën është kundër efekt hapja e Urës së Ibrit një anshëm, duhet patjetër të ketë koordinim dhe bashkëpunim me miqtë tanë ndërkombëtarë, posaçërisht SHBA-në dhe NATO-n. Nuk ka rrezik fare por ka hapa mbrapa sepse KFOR-i shumë lehtë, brenda një kohe shumë të shkurtër një orë apo dy, mund ta barrikadojë, përkatësisht mund ta bllokojë urën me autoblinda ose tela gjemborë dhe çdo gjë kthehet 15 vjet mbrapa”, ka thënë ai.

Por të kundërtën e mendon eksperti i sigurisë, Nuredin Ibishi. Ai mendon se hapja e urës nuk ka rrezik për eskalim të situatës. Sipas tij, liderët institucional duhet të marrin vendime në bashkëpunim me ndërkombëtarët.

“Mendoj që ky status ka gjasa të ndërpritet dhe Ura do të hapet, nuk ka asnjë rrezik për një eskalim të situatës por duhet që liderët mos të marrin vendim të njëanshëm por çdoherë në bashkëpunim edhe me partnerë strategjik në raport me SHBA-në për të cilët u dha vërejtja se do të shkoni në përmes takimeve të Brukselit, si marrëveshje e Brukselit e cila në vitin 2017 ka pasur një formë me planin e veprimit por mendoj që edhe këto nuk do të sjellin rezultate por gjithsesi, lidershipi jonë duhet të zbatojë këto sugjerime apo udhëzime të partnerëve tonë ngase vendimet e një anshme mund të sjellin situatën, për shkak të tensioneve rajonale që mjafton diku të shkrepë dhe ajo në formë zingjirore të përhapet edhe mundësia e konfliktit, dhe andaj duhet të jenë të kujdesshëm të kenë në bashkë rëndim dhe bashkë veprim me prezencën ndërkombëtare në Kosovë”, ka thënë Ibishi.

Eksperti i sigurisë e konsideron situatë të rrezikshme nëse Kosova nuk bashkëpunon me ShBA-në dhe aleatët tjerë.

Mendoj që është e rrezikshme sepse i bie sikur Serbia ka lobuar shumë duke ngritur çështjen edhe pse ajo nuk është një pasiguri hapja e Urës përkundër asaj që i lidh komunitetet në të dy anët, është punë që integron atë çka pretendojnë qeveritarët tanë por tendencat serbe janë për t’u nda veriu me jugun për t’u bërë një sistem deskrutiv i veprimit por që lidershipi serbë kanë mbërri në qendër e vendosjes për me krijuar një opinion se ajo mundë të ketë një rrezikshmëri të lartë , dhe mendoj që shumë më mirë është që kjo të shkoj në koordinim dhe bashkë veprim me ndërkombëtarët dhe jo të merret një veprim i një anshëm i pakoordinuar dhe ajo mundë të ketë pasoja, ngase ndërkombëtarë të kanë sugjeruar në mënyrë të prekët por edhe vizita e fundit e zotit Burns”, shtoi ai.

Kryeministri Albin Kurti gjatë javës ka thënë se për hapjen e urës Lumin Ibër në Mitrovicë, janë duke i bërë të gjitha konsultimet e nevojshme, si trajtimin e draftit preliminar për qëndrueshmërinë fizike të urës e deri te përgatitjet për rregullimin e pamjes dhe pastrimin e mjedisit rrotull.

“Në të gjitha këto takime natyrisht diskutohet edhe çështja e hapjes së urës qendrore mbi lumin Ibër në Mitrovicë, për të cilën jemi duke i bërë të gjitha konsultimet e nevojshme, si dhe punët tona të shtëpisë, si për shembull trajtimi i draftit preliminar për qëndrueshmërinë fizike të urës, teksa presim raportin final, e deri te përgatitjet për rregullimin e pamjes dhe pastrimin e mjedisit rrotull. Hapja e urës është liri e lëvizjes. E liria e lëvizjes është e drejtë themelore si në Republikën e Kosovës ashtu edhe në Bashkimin Evropian”, ka thënë Kurti me 28 gusht në mbledhjen e qeverisë.eo


- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate

Më shumë

Showbiz

Rudina Dembacaj thyen heshtjen, flet për fejesën me Eduart Grishaj

Rudina Dembacaj dhe marrëdhëniet e saj kanë qenë gjithmonë një temë mjaft e bujshme në median rozë.Por n& ...

Aksidentohet Osmani i “Stupcave”, kjo është gjendja e tij shëndetësore

Një aksident trafiku ka ndodhur minuta më parë në rrugën Prishtinë -Gjilan, saktësish në Graçanicë ...

Venera Lumani dhe Lind Islami bëhen prindër për herë të parë! Ja emri që i kanë vendosur djalit!

Një kapitull i ri ka nisur për çiftin Venera Lumani dhe Lind Islami, të cilët janë bërë prindër pë ...

Jetë / Stil

Konsumi i përditshëm i kosit ul rrezikun e prekjes nga kjo sëmundje

Njerëzit që hanë kos çdo ditë kanë një rrezik më të ulët të zhvillimit të osteoporoz&eum ...

Si të kuptoni personalitetin dhe karakterin e dikujt me vetëm një pyetje

Takimi me njerëz të rinj është një nga gjërat më të mira në jetë. Çdo person i rëndë ...

Shurupi i kollës me shegë dhe mjaltë! Si ta përdorni për shërim të shpejtë

Kolla nuk duhet nënvlerësuar apo anashkaluar. Ajo shkakton vështirësi në sistemin imunitar dhe e drobit organizmin. Pasi dob& ...

Sport

Tensione në Paris para ndeshjes PSG – Aston Villa, përleshen tifozët

Në prag të ndeshjes së shumëpritur të Ligës së Kampionëve mes Paris Saint-Germainit dhe Aston Villës jan& ...

Salah drejt largimit, Liverpooli përgatitë 140 milionë euro për yllin e Realit

Liverpool po përgatitet për largimin e mundshëm të Mohamed Salah duke ofruar 140 milionë euro për Rodrygo Goes të R ...

Pjesë e Bayern Munich prej 25 vitesh, Muller njofton largimin

Thomas Muller do të largohet nga Bayern Munich në fund të sezonit. Sulmuesi njoftoi këtë të Shtunë se janë mua ...
- Hapsirë reklamuese - Brain Inside Sh.P.K

Të fundit

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate