9/18/2025 12:33:47 PM

Arsyet psikologjike pse veshim të njëjtat rroba, edhe pse mund ta kemi dollapin plot

Duhet të lexoni

Ju mund të jeni nga ato vajza që e keni gardërobën plot me veshje, këpucë dhe aksesorë të bukur, por sërish çuditeni me veten sepse përfundoni duket veshur gjithmonë të njëjtat rroba.

Megjithatë, duket se ka një shpjegim psikologjik që qëndron pas këtij fenomeni, sipas psikologes Elisa Castellano.

1. Ne preferojmë të qëndrojmë në zonën tonë të rehatisë

Veshja e rrobave që nuk i përshtaten rutinës sonë të përditshme, që nuk i kemi veshur për një kohë të gjatë ose që nuk i kemi veshur kurrë, kërkon që ne të dalim nga zona jonë e rehatisë. Xhupi që e njohim mirë, pantallonat që janë të rehatshme, këmisha që na bëri të marrim shumë komplimente, të gjithë këto veshje na bëjnë të ndihemi super komodë. Ne mendojmë se nuk po rrezikojmë, kështu që përfundojmë duke veshur të njëjtat rroba gjatë gjithë kohës.

2. Krijojmë zakone veshjeje

Veshja e të njëjtave rroba në mënyrë të përsëritur sinjalizon nevojën për t’iu përmbajtur zakoneve tona dhe një frikë nga ndryshimi. Personat që nuk guxojnë kurrë të provojnë gjëra të reja dhe i qëndrojnë gjithmonë të njëjtave veshje dhe kombinime, preferojnë të mos rrezikojnë që të tërheqin vëmendjen. Rutina, edhe në veshje, shpesh shërben si një mburojë mbrojtëse.

3. Ne kursejmë kohë

Një arsye tjetër për t’iu përmbajtur të njëjtave veshje është menaxhimi i kohës. Nëse çdo mëngjes nuk keni kohë, sapo jeni zgjuar nga gjumi dhe truri juaj ende nuk ka nisur të përpunojë informacionet e para, sigurisht që nuk do jeni në gjendje të bëni eksperimentime me kombinimet apo veshjet e reja dhe do të përfundoni duke veshur të njëjtat gjëra.

Çfarë duhet të bëni?

Nëse vini re se vishni gjithmonë të njëjtat gjëra dhe ndiheni sikur nuk keni asgjë për të veshur, duhet të bëni një bilanc të gjërave që keni, nga veshjet tek aksesorët, çantat apo këpucët.

Ne shpesh mendojmë se nuk kemi asgjë të dobishme ose mbajmë gjëra që nuk i kemi veshur prej vitesh, duke çuar në grumbuj rrobash dhe shumë rrëmujë. Dhe e gjithë kjo rrëmujë pasqyrohet edhe gjendjen tuaj mendore, citon Anabel.

Kjo do të thotë se është koha për t’u organizuar! Merrni një fundjavë për të bërë një spastrim, sidomos nga gjërat që keni kohë që nuk i vishni, sistemoni mirë dollapin, sirtarët dhe filloni të edukoni veten për të qenë më të rregullt. /Katror.info


- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate

Më shumë

Showbiz

Rudina Dembacaj thyen heshtjen, flet për fejesën me Eduart Grishaj

Rudina Dembacaj dhe marrëdhëniet e saj kanë qenë gjithmonë një temë mjaft e bujshme në median rozë.Por n& ...

Aksidentohet Osmani i “Stupcave”, kjo është gjendja e tij shëndetësore

Një aksident trafiku ka ndodhur minuta më parë në rrugën Prishtinë -Gjilan, saktësish në Graçanicë ...

Venera Lumani dhe Lind Islami bëhen prindër për herë të parë! Ja emri që i kanë vendosur djalit!

Një kapitull i ri ka nisur për çiftin Venera Lumani dhe Lind Islami, të cilët janë bërë prindër pë ...

Jetë / Stil

Studimi: 2 mosha specifike kur plakja rritet në mënyrë dramatike!

Nëse keni vërejtur se po ju dalin rrudhat, një siklet ose një ndjenjë e përgjithshme e plakjes që duket se ndodh br ...

A mund t’i arrini gishtat e këmbëve? Nëse jo, trupi juaj po ju dërgon një mesazh të rëndësishëm

Shumë njerëz që ushtrojnë rregullisht dhe bëjnë jetë aktive i lënë pas dore ushtrimet e fleksibilitetit. ...

Tiroidet me probleme/ Mos i neglizhoni më këto simptoma!

Kur nuk ndihemi mirë shpesh fajësojmë ndonjë problem fizik, gripin, të ftohtin apo edhe vetë moshën, por injorojm&e ...

Sport

Tensione në Paris para ndeshjes PSG – Aston Villa, përleshen tifozët

Në prag të ndeshjes së shumëpritur të Ligës së Kampionëve mes Paris Saint-Germainit dhe Aston Villës jan& ...

Salah drejt largimit, Liverpooli përgatitë 140 milionë euro për yllin e Realit

Liverpool po përgatitet për largimin e mundshëm të Mohamed Salah duke ofruar 140 milionë euro për Rodrygo Goes të R ...

Pjesë e Bayern Munich prej 25 vitesh, Muller njofton largimin

Thomas Muller do të largohet nga Bayern Munich në fund të sezonit. Sulmuesi njoftoi këtë të Shtunë se janë mua ...
- Hapsirë reklamuese - Brain Inside Sh.P.K

Të fundit

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate