9/19/2025 10:53:17 AM

Noizy rrëfehet për karrierën e tij dhe tregon ca gjëra që askush nuk i priste

Duhet të lexoni

Noizy, i ftuar në podkastin “Zë me Mirën”, ka rrëfyer sigurisht detaje mbi karrierën e tij, ku ka thënë gjëra që ndoshta jo të gjithë i prisnim.

Ndër të tjera, ai tregoi se ka edhe tekste kot, pa pikën e lidhjes, të cilat çuditërisht bëhen hit, sidomos në verë.

“Janë nja 5-6 këngë në albumin tim që me të vërtet çdo prind do të thoshte që Noizy të bëjë vetëm si këto këngë. A më beson që ato janë këngët më pak të dëgjuara? Njeriu është i çuditshëm. Këngët që kam hit, këngët verore, janë ato që unë kam më pak qejf. Të ta shpjegoj pse i kam më pak qejf: Teksti është kot, nuk ka asnjë lloj përmbatje, është palidhje, nuk ka asnjë mesazh, asnjë lloj domethënie. Ka ca rima koti, por është ajo që njerëzit duan të dëgjojnë në club, kur pi alkool...detyrohem të bëj këngë që unë personalisht nuk i kam qejf”, tregoi Noizy, duke shtuar se në disco nuk mund të bëjë këngë për tema sociale.

Ai tregoi se tanimë muzika ‘old school’ po dëgjohet sërish në të gjithë botën, pasi muzika e re nuk është aq e bukur. Ai u shpreh se është shumë i lumtur që i ka kapur të dyja etapat, pra ‘muzikën e vjetër’ dhe atë ‘modernen’.

Noizy tha edhe se si reper nuk është më i miri, por punon më shumë se të gjithë.

“Si repist nuk jam më i miri, por jam më i suksesshmi. Punoj më shumë se të gjithë, kam bërë këngë më shumë se të gjithë; kam bërë lëvizjet e duhura, më mirë se të gjithë. Shumë repera nuk kanë studiot e veta. Frymëzimi të vjen në çdo lloj momenti dhe kur të vjen duhet të marrësh në telefon studiot. Unë frymëzohem, shkoj hap studion dhe shkruaj direkt. Kam investuar te vetja gjërat që të duhen më së shumti për të ushqyer zjarrin tënd. Studio është e para, më pas, disiplina, e cila për mua është çelësi i suksesit”, tha reperi, duke theksuar se disiplina e tij qëndron te stërvitja e trupit.

“Unë jam artist dhe jetoj si sportist dhe ky është çelësi i suksesit tim”, tregoi Noizy, duke treguar se ka pasur momente kur ka abuzuar, por jo me ‘substancat e rënda’.

“Njerëzit presin që të kesh jetën e Noizy-t do të thotë t’i kesh bërë të gjitha dhe unë i kam bërë të gjitha, por me balancë. I penduar të nesërmen ose me mendimin që s’mund ta bëj rrugë këtë”, u shpreh Noizy, duke treguar se nuk do t’i zhgënjejë njerëzit dhe shumëkush nuk e di se ai është tip i turpshëm.


- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate

Më shumë

Showbiz

Jozi ofendon shumë keq Gjestin, priten të merren masa drastike

Pak ditë para finales së Big Brother VIP Albania 4, një situatë e tensionuar ka rikthyer në qendër të vëmendje ...

Nuk përmbahet Rozana, hedh në pishinë Loredanën!

Atmosfera në oborrin e “Big Brother VIP Albania” u ndez nga batutat dhe të qeshurat, ndërsa Rozana Radi dhe Loredana Zefi k ...

Aferdita Paqarada shfaqet e zhveshur si asnjëherë më parë

Afërdita Paqarada është ndër më të komentuarat në media rozë.Ajo merr vëmendje nga fotot e ndryshme q&eum ...

Jetë / Stil

Konsumi i përditshëm i kosit ul rrezikun e prekjes nga kjo sëmundje

Njerëzit që hanë kos çdo ditë kanë një rrezik më të ulët të zhvillimit të osteoporoz&eum ...

Si të kuptoni personalitetin dhe karakterin e dikujt me vetëm një pyetje

Takimi me njerëz të rinj është një nga gjërat më të mira në jetë. Çdo person i rëndë ...

Shurupi i kollës me shegë dhe mjaltë! Si ta përdorni për shërim të shpejtë

Kolla nuk duhet nënvlerësuar apo anashkaluar. Ajo shkakton vështirësi në sistemin imunitar dhe e drobit organizmin. Pasi dob& ...

Sport

Tensione në Paris para ndeshjes PSG – Aston Villa, përleshen tifozët

Në prag të ndeshjes së shumëpritur të Ligës së Kampionëve mes Paris Saint-Germainit dhe Aston Villës jan& ...

Salah drejt largimit, Liverpooli përgatitë 140 milionë euro për yllin e Realit

Liverpool po përgatitet për largimin e mundshëm të Mohamed Salah duke ofruar 140 milionë euro për Rodrygo Goes të R ...

Pjesë e Bayern Munich prej 25 vitesh, Muller njofton largimin

Thomas Muller do të largohet nga Bayern Munich në fund të sezonit. Sulmuesi njoftoi këtë të Shtunë se janë mua ...
- Hapsirë reklamuese - Brain Inside Sh.P.K

Të fundit

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate