Eddie Murphy dhe Paige Butcher u martuan pas gjashtë vitesh fejesë. Sipas burimeve të afërta nga People, çifti shkëmbyen betimet e dashurisë dhe besnikërisë së përjetshme në një ceremoni private në Anguilla të martën, më 9 korrik.
Të pranishëm në ceremoninë e veçantë ishin vetëm të afërmit dhe miqtë e tyre të ngushtë. Nusja kishte zgjedhur një fustan mahnitës nga Mira Zwillinger, ndërsa aktori 63-vjeçar është shfaqur i veshur me një kostum të bardhë. Kjo ishte martesa e dytë për Murphy, i cili më parë ishte martuar me Nicole Mitchell Murphy.