Kiara Tito dhe Luiz Ejlli janë bërë prindër të një vajze, të cilën e kanë pagëzuar me emrin e veçantë, Luna Mari.
Ata postuan foton e parë në profilet e tyre në “Instagram”, ku shfaqeshin duart e tyre teksa mbanin dorën e vogëlushes së porsalindur më 30 Prill.
Sot vajza e tyre feston 2 mujorin e lindjes dhe nuk kanë munguar postimet e prindërve të Lunës. Kiara ka postuar një foto të vogëlushes ku shkruan:
"O Lunush, o drritë gezuar 2 mujorin", shkruan ajo.
Ndërkohë në një foto tjetër të postuar nga moderatorja dhe këngëtari vetëm pak minuta më parë, shfaqet Luna Mari me numrin 2 të krijuar nga trëndafilat.
Nga ana tjetër, Luiz Ejlli ka postuar një foto familjare me Kiarën dhe vogëlushen e tyre, teksa e ka shoqëruar me këngën “Dedikim”, dedikuar partneres. Videoklipi romantik është i xhiruar brenda në kala dhe personazhet kryesorë janë dy fëmijë që pëlqejnë njëri-tjetrin. Në fund të këngës ata janë dy të rritur, Luizi dhe Kiara që vazhdojnë të jenë bashkë e të duan njëri-tjetrin.