9/12/2025 4:43:20 PM

Autizmi/ Testi i thjeshtë premton diagnoza te foshnjat nën shtatë muaj!

Duhet të lexoni

Një ekip psikologësh nga Universiteti i Milano-Bicocca dhe Instituti Shkencor IRCCS E. Medea, në Njësinë e Psikopatologjisë së Fëmijëve në Itali, zbuluan një tregues që mund të zbulojë çrregullimin e spektrit të autizmit te fëmijët deri në moshën shtatëmuajshe.
Në hulumtimin e publikuar në internet në PLoS ONE, ekipi shkencor shqyrtoi fëmijët që ishin në rrezik për zhvillimin e çrregullimit dhe i krahasoi rezultatet me fëmijët që nuk ishin në rrezik. Studiuesit më pas i ndoqën fëmijët për dy vjet për të parë nëse ndonjëri prej tyre e zhvilloi këtë çrregullim.
Vihet re se diagnoza e çrregullimit te fëmijët nën moshën tre vjeç bëhet e vështirë për shkak se nuk kanë zhvilluar ende aftësitë e komunikimit dhe të të folurit, ndaj nuk është e mundur që t'u përgjigjen pyetjeve dhe të "lehtësojnë" diagnozën.
U zgjodhën 19 foshnja më të vogla se 7-muajshe (dhe prindërit e tyre). Të gjitha foshnjat kishin vëllezër e motra më të mëdhenj të diagnostikuar me autizëm, gjë që studiuesit thonë se i vendos ata në një grup me rrezik të lartë. 19 foshnja të tjera (me prindërit e tyre) të cilët nuk ishin në rrezik të zhvillimit të çrregullimit të spektrit të autizmit morën pjesë në hulumtim.
Të gjitha foshnjave iu dhanë teste statistikore të të mësuarit dhe u ndoqën gjatë dy viteve të ardhshme për të parë nëse do të zhvillonin çrregullime të spektrit të autizmit.

Studiuesit kryen një seri testesh që përfshinin shfaqjen e fotografive të secilës foshnjë dhe vëzhgimin se si reagonin ndaj modeleve të ngjashme të fotografive në fotografi të tjera. Kjo është një qasje e bazuar në të mësuarit statistikor, e cila aktualisht përdoret në metodologji të ndryshme diagnostikuese për fëmijët më të rritur.

Studiuesit zbuluan se fëmijët me rrezik të lartë për zhvillimin e çrregullimit kishin një vështirësi më të madhe me testet specifike vizuale, ndërsa ata me rezultatet më të këqija kishin më shumë gjasa të rrezikoheshin nga zhvillimi i çrregullimit të spektrit të autizmit më vonë.

Ekipi hulumtues pranon se gjetjet e tyre janë paraprake, duke vënë në dukje se nevojiten më shumë kërkime për të konfirmuar se ky lloj testimi statistikor mund të përdoret për të diagnostikuar autizmin te foshnjat./


- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate

Më shumë

Showbiz

Rudina Dembacaj thyen heshtjen, flet për fejesën me Eduart Grishaj

Rudina Dembacaj dhe marrëdhëniet e saj kanë qenë gjithmonë një temë mjaft e bujshme në median rozë.Por n& ...

Aksidentohet Osmani i “Stupcave”, kjo është gjendja e tij shëndetësore

Një aksident trafiku ka ndodhur minuta më parë në rrugën Prishtinë -Gjilan, saktësish në Graçanicë ...

Venera Lumani dhe Lind Islami bëhen prindër për herë të parë! Ja emri që i kanë vendosur djalit!

Një kapitull i ri ka nisur për çiftin Venera Lumani dhe Lind Islami, të cilët janë bërë prindër pë ...

Jetë / Stil

Studimi: 2 mosha specifike kur plakja rritet në mënyrë dramatike!

Nëse keni vërejtur se po ju dalin rrudhat, një siklet ose një ndjenjë e përgjithshme e plakjes që duket se ndodh br ...

A mund t’i arrini gishtat e këmbëve? Nëse jo, trupi juaj po ju dërgon një mesazh të rëndësishëm

Shumë njerëz që ushtrojnë rregullisht dhe bëjnë jetë aktive i lënë pas dore ushtrimet e fleksibilitetit. ...

Tiroidet me probleme/ Mos i neglizhoni më këto simptoma!

Kur nuk ndihemi mirë shpesh fajësojmë ndonjë problem fizik, gripin, të ftohtin apo edhe vetë moshën, por injorojm&e ...

Sport

Tensione në Paris para ndeshjes PSG – Aston Villa, përleshen tifozët

Në prag të ndeshjes së shumëpritur të Ligës së Kampionëve mes Paris Saint-Germainit dhe Aston Villës jan& ...

Salah drejt largimit, Liverpooli përgatitë 140 milionë euro për yllin e Realit

Liverpool po përgatitet për largimin e mundshëm të Mohamed Salah duke ofruar 140 milionë euro për Rodrygo Goes të R ...

Pjesë e Bayern Munich prej 25 vitesh, Muller njofton largimin

Thomas Muller do të largohet nga Bayern Munich në fund të sezonit. Sulmuesi njoftoi këtë të Shtunë se janë mua ...
- Hapsirë reklamuese - Brain Inside Sh.P.K

Të fundit

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate