9/13/2025 5:39:57 AM

Mediumi serb: Në Kosovë po zhduken dokumentet e dyfishta, radhën e ka patentë shoferi

Duhet të lexoni

Ka një periudhë tre mujore gjatë së cilës qytetarët mund të zëvendësojnë patentë e tyre serbe me ato kosovare dhe të cilat do të jenë në të ardhmen të vetmet të vlefshme. Procesi i kalimit nga patentë shoferëve serbë të lëshuar për qytetarët e Kosovës, të cilët Kosova e konsiderojnë të paligjshme, po vazhdon prej më shumë se një muaji, shkruan media serbe N1.

Qytetarët e Kosovës kanë thënë se nuk kanë zgjidhje tjetër dhe po aplikojnë për patentë shofer të Kosovës, sepse duan të lëvizin lirshëm me veturat e tyre.

N1 i ka pyetur qytetarët se çfarë mendojnë për këtë:

“Siç e dikton situata, kështu duhet të bëjmë. Ne do t’i zëvendësojmë, nuk ka problem”, ka thënë një qytetar.

Unë kam patentë shofer të UNMIK-ut, ka kohë që ka skaduar. Ata thanë se mundem me të UNMIK-ut. Kjo është arsyeja pse kam ardhur që ta zëvendësoj. Nëse mund ta zëvendësoj atë të UNMIK-ut, mirë, nëse nuk bën – atë serbe nuk e jap”, ka thënë një qytetar tjetër.

“Nuk do ta zëvendësoj ende, por do të më duhet. Çfarë do të bëj”, ka shtuar një tjetër qytetar.

Qytetarët në veri të Kosovës mund të zëvendësojnë patentë shoferët serbë me ato të Kosovës deri më 9 gusht.

Siç është paralajmëruar, pas skadimit të këtij afati, nuk do të lejohet më përdorimi i patentë shoferëve serbë nga qytetarët e Kosovës.

Nga Agjencia e Gjendjes Civile thonë se procesi po ecën pa probleme dhe se deri më tani janë ndërruar mbi 1.200 patentë shoferë.

“Procesi po zhvillohet mirë. Deri më tani rreth 1.228 qytetarë kanë aplikuar për zëvendësuar e patentë shoferët të paligjshme me të ligjshme. Ky vendim është i nevojshëm nëse qytetarët duan të regjistrojnë veturat e tyre”, ka thënë Blerim Camaj nga Agjencia e Regjistrimit Civil.

Për të kryer zëvendësimin është e nevojshme të keni letërnjoftim të Kosovës.

Sipas të dhënave zyrtare, nga viti 2011 deri në vitin 2020, rreth 18 mijë qytetarë kanë ndërruar patentë shoferin serb. Mirëpo, qytetarët në veri atëbotë e bojkotuan këtë proces.


- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate

Më shumë

Showbiz

Rudina Dembacaj thyen heshtjen, flet për fejesën me Eduart Grishaj

Rudina Dembacaj dhe marrëdhëniet e saj kanë qenë gjithmonë një temë mjaft e bujshme në median rozë.Por n& ...

Aksidentohet Osmani i “Stupcave”, kjo është gjendja e tij shëndetësore

Një aksident trafiku ka ndodhur minuta më parë në rrugën Prishtinë -Gjilan, saktësish në Graçanicë ...

Venera Lumani dhe Lind Islami bëhen prindër për herë të parë! Ja emri që i kanë vendosur djalit!

Një kapitull i ri ka nisur për çiftin Venera Lumani dhe Lind Islami, të cilët janë bërë prindër pë ...

Jetë / Stil

Konsumi i përditshëm i kosit ul rrezikun e prekjes nga kjo sëmundje

Njerëzit që hanë kos çdo ditë kanë një rrezik më të ulët të zhvillimit të osteoporoz&eum ...

Si të kuptoni personalitetin dhe karakterin e dikujt me vetëm një pyetje

Takimi me njerëz të rinj është një nga gjërat më të mira në jetë. Çdo person i rëndë ...

Shurupi i kollës me shegë dhe mjaltë! Si ta përdorni për shërim të shpejtë

Kolla nuk duhet nënvlerësuar apo anashkaluar. Ajo shkakton vështirësi në sistemin imunitar dhe e drobit organizmin. Pasi dob& ...

Sport

Tensione në Paris para ndeshjes PSG – Aston Villa, përleshen tifozët

Në prag të ndeshjes së shumëpritur të Ligës së Kampionëve mes Paris Saint-Germainit dhe Aston Villës jan& ...

Salah drejt largimit, Liverpooli përgatitë 140 milionë euro për yllin e Realit

Liverpool po përgatitet për largimin e mundshëm të Mohamed Salah duke ofruar 140 milionë euro për Rodrygo Goes të R ...

Pjesë e Bayern Munich prej 25 vitesh, Muller njofton largimin

Thomas Muller do të largohet nga Bayern Munich në fund të sezonit. Sulmuesi njoftoi këtë të Shtunë se janë mua ...
- Hapsirë reklamuese - Brain Inside Sh.P.K

Të fundit

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate